[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
[[Skeda:Kaaba -Mecca -Saudi Arabia-1Aug2008.jpg|parapamje|Qabeja (''Kaaba'')]]
[[Skeda:Siyer-i Nebi 151b.jpg|parapamje|upright|[[Muhameti]] përpara Qabesë (miniaturë turke, shek. i 16-të)]]
'''Qabeja''' ([[Gjuha arabe|Arabisht]]:  الكعبة‎‎ ''al-Kaʿbah,'' "[[Kubi]]"), e njohur edhe si '''Qabja''', '''Kaba''', '''Shtëpija e Shenjtë''' ([[Gjuha arabe|Arabisht]]: بيت الحرام‎ ''Baytu l-Ḥarām'') dhe '''Shtëpia e Lashtë''' ([[Gjuha arabe|Arabisht]]: بيت العتيق‎ ''Baytu l-'Atīq''), është një ndërtesë në formë [[kubi|kuboidi]] që gjendet në [[Meka|Mekë]], [[Arabia Saudite|Arabi Saudite]]. Është vendi më i shenjtë i [[feja Islame|fesë islame]]. Sipas traditës islame ajo thuhet të jetë ndërtuar nga profeti i parë [[Adami dhe Eva|Ademi]] (Adami, [[Arabishtja|arabisht]]: آدم ''Ādam'') por më vonë thuhet të ketë rënë në harresë dhe të ketë përfunduar në rrënojë. Profeti [[Abrahami|Ibrahimi]] (Abrahami, [[Arabishtja|arabisht]]: إبراهيم ''Ibrāhīm'') dhe i biri i tij [[Ismaeli|Ismaili]] (Ishmaeli, [[Arabishtja|arabisht]]: إسماعيل‎ ''ʾIsmāʿīl'') thuhet ta kenë zbuluar dhe rindërtuar atë me ndihmën e [[Allahu|Zotit]]. Të dy këto figura, të cilat luajnë rol të rëndësishëm edhe në [[krishterimi|kristianizëm]] dhe në [[Jahudizmi|jahudizëm]], vlejnë si [[Profetët e fesë islame|profetë të fesë islame]].
 
[[Xhamia e Shenjtë]], [[xhamia]] më e shenjtë në [[Islami|Islam]] është e ndërtuar rreth Qabesë. Të gjithë [[muslimani|muslimanët]] janë të obliguar që gjatë [[namazi]]t të jenë të drejtuar kah Qabeja, drejtimi kah Qabeja thirret [[Kibla]].
 
== Historia ==
Rreshti 25:
* 11. [[Minareja|Minaretë]]
 
Qabeja është ngritur mbi një thembratë (''bazament'') mermeri 25 &nbsp;cm të lartë, e cila del e ngritur 30 &nbsp;cm. Ndërtesa është 13,10 m e lartë dhe ka një sipërfaqe në tokë 11,03 m × 12,62 m. Katër këndet janë pak a shumë në drejtim të katër anëve të horizontit<ref>Uri Rubin: Ḥanīfiyya and Kaʿba. An inquiry into the Arabian pre-Islamic background of dīn Ibrāhīm. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam. 13, 1990, f. 85ff.</ref><ref>Uri Rubin: The Kaʿba. Në: Jerusalem Studies in Arabic and Islam (JSAI), 8 (1986).</ref>. Në lindje ndodhet cepi i zi, ''ar-ruknu ʾl-asvad'', e quajtur kështu sipas gurit të zi, ''al-ḥaǧaru ʾl-asvad'' (arabisht الحجر الأسود), i cili është vendosur aty afërsisht në nivelin e syve. Në anën e veriut ndodhet cepi irakian, ''ar-ruknu ʾl-ʿirākī'', në perëndim ai i Levantes (''[[Lindja e Afërme|Lindjes së Afërme]]''), ''ar-ruknu ʾš-šāmī'', në jug ai jemenit (''jugor''), ''ar-ruknu ʾl-yamānī''. Muret e Qabesë janë të veshura me një pëlhurë [[Brokada|brokade]] të zezë (''[[kisva]]''), e cila është e pajisur në nivelin e ⅔ të lartësisë me një bordurë ornamentesh [[Kaligrafia|kaligrafike]] me qëndisje të artë me vargje të [[kurani]]t. Kjo bëhet çdo vit e re. Thuhet qe Qabeja qendron disa centimetra siper Tokes.
 
Hyrja për në ambientin e brendshëm ndodhet 2 m lart në faqen verilindore. Kjo arrihet nëpërmjet një shkalle të drunjtë me rrota, e cila qëndron zakonisht ndërmjet portës në formë harku të [[Banu Shaiba]]-s dhe burimit të [[Zamzam-i]]t. Brenda Qabesë gjendet një shtrojë (''dysheme'') mermeri. Muret janë të veshura nga brenda deri në gjysëm të lartësisë me [[Mermeri|mermer]], i cili parfumohet me vaj aromatik. Në to janë futur pllaka mermeri me mbishkrime nga kurani. Pjesa e sipërme e mureve është e veshur me copë të gjelbër, e cila gjithashtu ka ornamente me vargje të kuranit të qëndisura në ar.
 
Jashtë Qabesë, përballë murit në anën veriperëndimore, ndodhet një mur mermeri i bardhë në formë gjysmërrethi i quajtur ''ḥaṭīm''. Ai është 90 &nbsp;cm i lartë dhe 1,50 m i gjerë. Hapësira ndërmjet ''ḥatīm''-it dhe Qabesë është llogaritur prej kohësh si pjesë përbërëse e Qabesë dhe nuk shkelet gjatë ''ṭavāf''-it, të sjellurit ritual rrotull. Aty thuhet se ndodhen varret e [[Ismaeli]]-t dhe nënës së tij [[Hagara|Hagara-s]].
 
== Guri i Zi ==
Rreshti 42:
 
=== Kibla ===
''[[Kibla]]'' është emri që [[Muslimani|Muslimanët]] e përdorojnë pët të përshkruar drejtimin që kanë ata gjatë [[namazi]]t. Kjo është pika qendrore për lutje. Drejtimi gjatë [[Namazi|namazitnamazi]]t është drejtimi kah Qabeja.
 
=== Pelegrinazhi ===
Rreshti 51:
 
== Pastrimi ==
Ambienti i brendshëm i Qabesë është i mbyllur dhe i pavizitueshëm për publikun. Ndërtesa hapet dy herë në vit për ceremoninë e quajtur ''Pastrimi i Qabesë''. Kjo ceremoni zhvillohet 30 ditë para se të fillojë muaji i shenjtë i [[ramazani|RamazanitRamazani]]t dhe 30 ditë para se të fillojë [[Haxhxhi|Haxhi]]. Çelësat e Qabesë i mbajnë pjesëtarët e fisit të Bani Shaibas ([[Gjuha arabe|Arabisht]]: '' ''بني شيبه ''Banī Shaybah''). Pjesëtarë e këtij fisi i presin të ftuar gjatë ceremonisë së pastrimit. Në të ftohen për të marrë pjesë në numër të pakët disa klerikë dhe diplomatë. Gjatë ceremonisë Qabeja fshihet me fshesë dha lahet me një përzjerje uji Zemzem dhe ujë trëndafili persian.
 
== Referencat ==