[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
 
 
{{Kutia Politikan
| Emri = Qazim Koculi
Line 57 ⟶ 55:
Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit,<ref name= "ev">[[Eqrem bej Vlora|Vlora E. bej.]], Kujtime: 1885-1925, IDK 2008</ref> pas të cilës fitoi gradën ''Teğmen''/Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e ''Üsteğmen''/Togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`iu dorëzuar flotës italiane, ku luftoi heroikisht me torpendierën e tij të vjetër.<ref name= "ev"/>
 
Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrjeje të [[Ismail Qemali]]t. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin Kombëtar të Lushnjës]], nga i cili u emërua edhe senator.
 
=== [[Lufta e Vlorës]] ===
 
Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Meqë Gjenerali Piacentini i cili i komandonte ato nuk denjoi t’i përgjigjej ultimatumit të drejtuar atij nga komisioni i dalë nga Kuvendi i Barçallasë që brënda 48 orëve të largoheshin trupat italiane nga Vlora, më 19 maj 1920 në Beun u zgjodh Komiteti i Luftës së Vlorës me Komandant të Përgjithshëm Qazim Koculin. Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Pas kësaj lufte kreu detyrën e prefektit të Vlorës.
 
== Jeta parlamentare ==
Line 75 ⟶ 73:
 
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1887]]