[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
→‎Vepra: rregullim i sintaksës
Rreshti 8:
Ishte një nga themeluesit e shkencës së etnografisë në Shqipëri. I ngacmuar nga pasioni për të zbuluar të lashtën dhe për ta krahasuar atë me kulturën e sotme dhe për të dalë në konkluzione të drejta shkencore, e bëri atë që të shkelë disa herë, thuajse në të gjitha zonat etnografike të Shqipërisë. Rrok Zojzi ishte etnografi i hulumtimeve të thella dhe të besueshme. Duke qenë njohës i mirë i disa gjuhëve i gjermanishtes, frëngjishtes e italishtes, ai voli traditën më të mirë bashkëkohore, për të ndërtuar strukturat e etnologjisë shqiptare. Sipas profesor Tirtës, Zojzi shquhej për praktikën e veçantë të punës. “Pak a shumë ndoqi metodën që dikur kishte praktikuar Franc Nopça në eksplorime: në çdo vend ku kalonte vërente, merrte shënime e jepte gjykime për gjithçka, e studionte etnokulturën në kompleks”, - thotë etnologu. “Rrok Zojzi është i pari në historinë e etnologjisë shqiptare që hartoi anketa e pyetësorë për probleme të veçanta të etnokulturës e i shpërndau në tërë viset e Shqipërisë, sidomos ndër arsimtarë, e janë marrë përgjigje sipas fakteve të terrenit”, - vazhdon Tirta.
Jo më kot e thërrisnin “''arusha e maleve''”, apo “''alpinisti''”. “Pati intelektualë të nivelit të dijes bashkëkohore që e përkrahën dhe e vlerësuan punën e tij shkencore, po pati jo pak “shkencëtarë” partiakë që e nëpërkëmbën, e keqtrajtuan, e penguan në punë, e ulën moralisht e nuk e lanë të ecte përpara. Kontaktet e diskutimet me të huajt, në shumicën e rasteve, kanë qenë për të “mollë e ndaluar”. Ka pasur ftesa për veprimtari shkencore nga [[Italia]], [[Franca]], [[Gjermania]] e [[Rumania]], gjithnjë me shpenzime të palës pritëse, por asnjëherë nuk u lejua të shkojë, si njeri me “cene biografike”, - tregon Tirta, duke shtuar se gjatë viteve ‘70-’80 ka pasur 30 ftesa për në [[Prishtina|Prishtinë]], po as atje nuk u lejua. Sipas Mark Tirtës, edhe një herë që u lejua të shkonte në [[Suedia|Suedi]], vetëm falë ndërhyrjes së [[Nexhmije Hoxha|Nexhmije Hoxhës]]. Megjithatë shkencëtarët e huaj e kanë vlerësuar shumë punën e Zojzit, të cilët jo rrallë herë e kanë cituar në studimet e tyre. Ai ka lënë një pasuri të tërë studimesh e materialesh burimore. Shumë syresh janë të botuara në formën e studimeve e në revista të ndryshme, të cilat nuk janë përbledhur në ndonjë botim të vetëm, ndërsa të tjera janë të pabotuara e ruhen në arkivat e Institutit të Kulturës Popullore. Duke u bërë pre jo rrallë herë edhe e “vjedhjeve” prej pseudostudiuesve, që i kanë paraqitur ato si studimet e tyre. “Zojzi është i pari që ka mbledhur në mënyrën më të gjerë të drejtën kanunore të Labërisë, që deri sot mbeti pa u sitemuar e pa u botuar e për më keq, duke u shfrytëzuar nga njëri e nga tjetri me kriter e pa kriter”, - thotë Tirta.
Rrok Zojzi ka lënë një numër të madh studimesh të botuara në revista shkencore si: “Gjurmët e një kalendari primitiv në popullin tonë”, “Studime mbi veshjet kombëtare”, “Traditat e lundrimit në Shqipëri”, “Mbi të drejtën kanunore të popullit shqiptar”, “Gjurmë arkaike në veshjet tradicionale të popullit shqiptar”, “Arti popullor në Shqipëri”, e shumë të tjera. Ndërkohë që sipas etnologut Mark Tirta, ka të pabotuara në arkivat e Institutit të Kulturës Popullore një monografi rreth 100 faqe për Gjeçovin, studime për Çamërinë, studime mbi luginën e Shkumbinit, përmbledhje për Labërinë, etj. Mendohet se të tjera materiale e studime, mes të cilave dhe një monografi për Franc Nopçën ndodhen në shtëpinë e tij<ref>Alma Mile: Rrok Zojzi mes mitit dhe harresës, gazeta Shekulli 17/11/2005</ref>.
 
== Burimet ==