Shkelja e kurorës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
[[file:Man and woman undergoing public exposure for adultery in Japan-J. M. W. Silver.jpg|thumb|Damkosja publikisht e një çifti në Japoni të dënuar për shkelje kurore]]
'''Shkelja e kurorës''' përkufizohet nga [[etnologjia]] dhe [[antropologjia]] si kryerja e marrëdhënieve jashtë-martesore që nuk tolerohen nga shoqëria.
 
Sidomos në shoqëritë me sisteme shoqërore [[Patrilineariteti|patrilineare]] shkelja e kurorës nëpërmjet gruas ndëshkohet rreptësisht. Ndërsa në shoqëritë [[Matrilineariteti|matrilineare]], në të cilat [[Atësisë|atësisë]] biologjike nuk i kushtohet shumë rëndësi, shkelja e kurorës vlen në përgjithësi si shkelje penale e vogël.
 
Brenda të njëjtës shoqëri mund të gjenden për shkeljen e kurorës koncepte të ndryshme nga njëri-tjetri që madje pjesërisht përjashtojnë njëri-tjetrin. Megjithë ndëshkimet shpesh tepër të rënda shkelja e kurorës ndodh në të gjitha shoqëritë e analizuara nga antropologjia edhe pse [[monogamia]] është në to normë. <ref>Marrë nga Helen Fisher, ''Anatomy of Love. A natural History of Mating, Marriage, and why we stray.'' Fawcett / Random House, New York 1992, ISBN 0-449-90897-6, faqe 87: „There exists no culture in which adultery is unknown, no cultural device or code that extinguishes philandering.“</ref>
 
== Gjendja ligjore ==
Rreshti 11:
Në shtator 2010 Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dha vendim që shkelja e kurorës nuk paraqet as për punonjësit e kishave sipas së drejtës së punës arsye për pushim nga puna.<ref>[http://www.sueddeutsche.de/45F38z/3604457/Richter-verwerfen-Kuendigung-wegen-Ehebruchs.html Süddeutsche:Richter verwerfen Kündigung wegen Ehebruchs] (Gjykata hedh poshtë pushimin nga puna për shkak shkeljeje kurore)</ref>
 
Në Gjermani shkelja e kurorës vlen sipas [[E drejta civile|të drejtës civile]] si veprim i palejueshëm dhe si shkelje e detyrimeve që dalin nga martesa ndaj bashkësisë martesore (§ 1353 paragrafi 1 f. 2 i [[Kodi civil|kodit civil]]) <ref> Shih Palandt/Brudermüller, botimi 65., § 1353 Rdnr. 7</ref>. Megjithatë prej 1 shtatorit 1969 si pasojë e reformës së kodit penal shkelja e kurorës nuk sanksionohet më [[Kodi penal|penalisht]]. Gjithashtu prej 1 korrikut 1977 (ligji i reformimit të të drejtës martesore dhe familjare) shkelja e kurorës nuk vlen më si arsye e mjaftueshme për [[Ndarja|ndarje]] por si tronditje e marrëdhënieve martesore.
 
Në kodin penal të [[Zvicra|Zvicrës]] dhe [[Austria|Austrisë]] shkelja e kurorës nuk përmendet më.
Rreshti 17:
=== Filipinet ===
 
Në [[Filipinet]] (si rasti i një vendi jo-islamik) shkelja e kurorës dënohet gjithashtu nga ligji. Ndarjet lejohen sipas kushtetutës vetëm për pakicën myslimane.<ref>[http://www.berlinonline.de/berliner-zeitung/archiv/.bin/dump.fcgi/2007/1124/horizonte/0005/index.html "Scheidung auf Philippinisch"], ("Ndarje alla filipinëshe") gazeta Berliner Zeitung e 24 nëntorit 2007 </ref>
 
== Shkelja e kurorës në kulturat e ndryshme ==
Rreshti 23:
=== Në Greqinë e lashtë ===
 
Në [[Antikiteti grek|Athinën e lashtë]] burri i tradhtuar ka pasur të drejtë ta vriste gruan e tij si dhe ta ndëshkonte mashkullin tjetër si të donte duke u lejuar ta vriste ose ta gjymtonte atë.
 
Ekzistojnë rrëfime rastesh kur mashkullit i prisnin organin gjenital ose hundën dhe ndonjëherë i fusnin edhe kokën e një [[qefulli]] ose një [[Rrepa|rrepë]]<ref>Marrë nga Debra Hamel, ''Trying Neaira. The True Story of a Courtesan's Scandalous Life in Ancient Greece.'' Yale University Press, New Haven and London 2003. ISBN 0300107633'' (Çështja Neaira. Historia e jetës skandaloze së një hetere [kurtizane] në Greqinë e lashtë)</ref> në [[Anusi|anus]].
Rreshti 33:
Në bazë të tij burri ishte shumë në avantazh ndaj gruas. Ai kishte të drejtë që nën kushte të caktuara të ngrinte publikisht padi për shkelje kurore kundra gruas së tij. Në të kundërt gruaja nuk kishte të drejtë ta bënte këtë. Kur i ati vajzën e tij, e cila banonte akoma në shtëpinë e tij, e zinte në flagrancë, ai kishte të drejtë ta vriste atë dhe shkelësin e kurorës pa u dënuar vetë. Bashkëshorti në fillim nuk e kishte këtë të drejtë. Por një ligj i perandorisë së kohës së vonë i garantonte edhe atij mosdënimin në rast se shkelësin e kurorës e vriste duke e zënë në flagrancë. Megjithatë kjo u kufizua përsëri në një ligj bizantin të vitit 542.
 
Si ndëshkim për shkelje kurore parashikohej dënimi me vdekje me anë të shpatës. Por meqenëse një radhë ligjesh të tjera i ndalonte shkelëses së kurorës çdo bashkëjetesë tjetër martesore, këto norma kishin kuptim vetëm kur gruaja vazhdonte të ishte gjallë për një kohë të gjatë. Nga kjo del se ky ndëshkim i rëndë as për të dënuarit nuk ka gjetur gjithmonë zbatim. Gjithashtu për shkak të kushteve shumë kufizuese procesuale dhe shumë fakteve përjashtuese, duhet të ketë qenë një numër shumë i vogël i shkeljeve të kurorës vërtetë objekt procesesh gjyqësore.
 
Në jurisprudencën romake të vonë [[ndarja]] lejohej duke u kufizuar brenda shkaqeve që çonin në të. Në ligjin e ndarjes të kohës së sundimit të [[Teodosi|Theodosius-it]] (viti 449), shkak për ndarje nuk ishte vetëm shkelja e kurorës nga ana e gruas por edhe ajo nga ana e burrit. Më në veçanti ka pasur pabarazi të tjera në dëm të gruas.
Rreshti 85:
 
== Shkelja e kurorës në shoqërinë e sotme ==
Në shumicën e të drejtave të martesës në Evropë shkelja e kurorës vazhdon të vlejë si shkelje kontrate pasi bashkëshortët janë të detyruar të jenë besnikë ndaj njëri-tjetrit. Në shumë vende shkelja e kurorës nuk është më vepër penale. Megjithatë në jurisprudencën e disa vendeve, cënimi i të ashtuquajturës „sferës objektive të marrëdhënieve martesore“ mund të përdoret në të drejtën civile si argument për kërkesa për marrje masash mbrojtëse dhe ndaluese.<ref>Palandt-Brudermüller, Kommentar zum Bürgerlichen Gesetzbuch, 67. Aufl., vor § 1353 Rn. 5</ref> Ndërsa kërkesat për dëmshpërblim ndaj bashkëshortit, bashkëshortes ose një të treti për shkak të shkeljes së kurorës zakonisht hidhen poshtë nga instancat më të larte gjykatore.<ref>Palandt-Brudermüller</ref> Përveç kësaj, sjellja e shkeljes së kurorës mund të çojë në kushte të caktuara në humbjen e të drejtës për sigurimin e të mirave materiale nga ana e bashkëshortëve të ndarë.<ref>Palandt-Brudermüller § 1579 Rn. 24, 27</ref>
 
== Literaturë ==