Shtetësia e shumëfishtë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Peshkopi
rregullim i sintaksës
Rreshti 10:
* Investim - Disa shtete garantojnë shtetësi të menjëhershme nëse bëhet një investim i rëndësishëm në favor të shtetit (zakonisht shuma të mëdha)
* Fe - ''Ligji i Kthimit'' në [[Izrael]] u jep shtetësinë gjithë hebrejve që mund të vërtetojnë përkatësinë etnike ose fenë e tyre dhe emigrojnë në Izrael.
* ''Jus Oficii'' - Ky është një rast i veçantë (dhe tejet i rrallë) ku shtetësia "caktohet" për këdo zhvillon një funksion të përcaktuar. Zakonisht edhe tërhiqet sapo mbaron marrëdhënia punësore. Shembull tipik i kësaj praktike është [[Vatikani]], që u jep shtetësi të gjithë atyre që punëson brenda shtetit (0.44  km²). Diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe me Bashkë-Princat e [[Andorra|Andorrës]]: Presidenti francez dhe [[Ipeshkvi|Peshkopi]] i Urgjellit, [[Spanjë]].

Jo të gjitha shtetet japin mundësinë të heqësh dorë nga shtetësia e tyre. Shtetet që vendosin si kusht për natyralizim dorëheqjen nga shtetësitë e mëparshme, mund të kërkojnë një dorëheqje zyrtare. Kur individi i natyralizuar vjen nga një shtet që nuk parashikon dorëheqjen e shtetësisë, i mban dyja pavarësisht zgjedhjes së tij për ta lënë të parën.

Në rastet kur shtete të ndryshme kanë pretendime sovraniteti për të njëjtin territor, banorët e atij territori zakonisht konsiderohen shtetas të të dyja subjekteve. [[Tajvani]] dhe [[Kina]], duke mos njohur autoritetin e qeverisë së ndërsjellët, trajtojnë ligjërisht të gjithë kinezët si shtetas të secilës (megjithatë, Tajvani nuk u jep të drejtë të zhvendosen në shtet banorëve të Republikës Popullore për arsye logjistike). Qeveria e [[Qipro]]s konsideron shtetas banorët e gjithë ishullit, por gjyma veriore (me shumicë etnike [[Turqit|turke]]) ka shpallur pavarësinë dhe u jep qytetarëve të vet një shtetësi më vete. Meqenëse shtetësia vlen vetëm kur njihet sovraniteti i një shteti, në këtë rast kjo shtetësi njihet vetëm nga [[Turqia]]. Këto situata janë analoge në disa aspekte me atë ndërmjet [[Kosova|Kosovës]] dhe [[Serbia|Serbisë]], por në këtë rast Kosovën e njohin më shumë se 100 shtete të ndryshme<ref name=k>[http://www.kosovothanksyou.com Shtete që njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës]</ref> anëtare të [[OKB]].
[[Republika e Irlandës]] njeh si shtetas të saj gjithë banorët e [[Irlanda|ishullit]], pra edhe ata të [[Irlanda Veriore|Irlandës së Veriut]] që është pjesë e [[UK|Mbretërisë së Bashkuar]]. Një person i lindur në Irlandën e Veriut ka automatikisht të drejtë për të dyja shtetësitë.
==Vende që shmangin shtetësinë e shumëfishtë==
Disa vende nuk e shohin si të dëshirueshme shtësinë e shumëfishtë për arsye të ndryshme. Duke qenë se kanë pushtet vetëm mbi shtetësinë e tyre, mund të marrin masa për të hequr këtë shtetësi kur personi i prekur ka shtetësi të tjera. Disa mënyra për të vënë në veprim këto politika janë:

* Humbje automatike e shtetësisë me marrjen e një shtetësie tjetër
* Humbje e mundshme e shtetësisë nëse fitohet një tjetër
Rreshti 29:
* '''Pakistani''' lejon dyshtetësinë vetëm me një numër të kufizuar vendesh.
=== Politikat e shtetësisë së BE dhe zonës Shengen ===
Secili shtet i [[BE]] apo [[Marrëveshja Schengen| Shengen]] mund të vendosë ligje mbi shtetësinë në mënyrë të pavarur. I vetmi kufizim është që çdo person me shtetësinë e një shteti Shengen mund të jetojë dhe punojë në të gjithë shtetet e tjera pjesëmarrëse në marrëveshje.

* Anëtarë të BE që kufizojnë shumështetësinë: '''Austria, [[Bullgaria]], [[Kroacia]], [[Çekia]]<ref name=lm> vetëm me lindje ose martesë</ref>, [[Danimarka]], [[Estonia]], Gjermania, [[Republika e Irlandës|Irlanda]], [[Letonia]] <ref>nga 1 tetori 2013 shtetësia e dyfishtë me atë Letoneze lejohet për shtetas të BE, NATO, Schengen; qytetarët e Australisë, Venezuelës, Brazilit, Zelandës së Re</ref>, [[Lituania]] <ref>sipas artikullit 12 të Kushtetutës së Lituanisë vetëm, raste të veçanta të lejuara nga ligji japin të drejtë për shtetësi të shumëfishtë</ref>, [[Vendet e Ulëta]]<ref name=lm/>, Spanja, [[Sllovakia]], [[Sllovenia]].
* Anëtarë të BE që nuk kanë ligje mbi shumështetësinë: [[Polonia]]
* Anëtarë të BE me kushte të veçanta: [[UK|Mbretëria e Bashkuar]] dhe [[Danimarka]] kanë territore jashtë BE, qytetarët e të ciave megjithëse kanë shtetësinë e këtyre vendeve, nuk kanë atë të BE, ndaj nuk gëzojnë të drejtat e Traktatit të Shengenit ([[Guernsey]], [[Jersey]], [[Ishulli i Man]]; [[Ishujt Faroe]], [[Groenlanda]]).
Rreshti 40:
* Polonia dhe Turqia japin karta identiteti të veçanta ish shtetasve ose të huajve me përkatësi etnike/origjinë nga vendi. Kjo bën të mundur hyrjen pa vizë, të drejtën e punësimit, arsimimit dhe shëndetësisë, por jo të drejtën e votës apo atë të punësimit në administratë.
* India nuk njeh dyshtetësinë, por krijoi në 2005 ''Shtetësinë e Jashtme'', që u jep ish-shtetasve indianë të drejta të ngjashme me ato të sipërpërmendura

=== Shumështetësia nuk njihet ===
Rreshti 47:
Koncepti i "shtetësisë së fjetur" përkufizohet si një shtetësi që nuk ka forcë/nuk është aktive, për sa kohë personi nuk jeton rregullisht brenda shtetit. Kjo shtetësi, me gjithë të drejtat e lidhura, ripërtërihet sapo shtetasi e zhvendos rezidencën e tij brenda territorit të shtetit. '''Spanja''' zbaton këtë parim na lidhje me qytetarët spanjollë që banojnë në Amerikën Latine.

Më tej mund të thuhet se portorikanët kanë një shtetësi amerikane "të fjetur", pasi nuk kanë të drejtën e votës në [[Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës|Kongresin Amerikan]] apo në zgjedhjet presidenciale për sa kohë kanë rezidencën në [[Porto Riko]], por sapo vendosen në një shtet të SHBA fitojnë menjëherë këto të drejta.
Shtete të ndryshme (ndër të cilët Izraeli dhe disa ish-Republika Socialiste Sovjetike) zbatojnë ndonjë formë "Ligji të kthimit", nëpërmjet të cilit i japin të drejtë shtetësie çdo personi me lidhje fetare/etnike/farefisnore me ''"trungun e kombit"''. Kjo zakonisht ndërlidhet me [[Traditat_e_shpikuraTraditat e shpikura|identitetin kombëtar të shteteve-kombe]].
== Shtetësia e shumëfishtë inkurajohet ==
Disa vende janë më të hapura ndaj shtetësisë së shumëfishtë sesa të tjera, pasi mund t'i ndihmojë vendasit të udhëtojnë dhe punojnë nëpër botë. Disa shtete kanë bërë hapa drejt liberalizimit të shumështetësisë rishtazi, p.sh. Zvicra dhe Australia.
Në kohë të shkuara vendet latinoamerikane dhe [[Kanada|Kanadaja]]ja reklamonin politikat e tyre mbi shtetësinë për të tërhequr emigrantë.

== Shumështetësi sipas rajoneve ==