Vrasja me gurë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
[[file:Marx Reichlich 001.jpg|thumb|[[Marx Reichlich]]: Vrasja me gurë e Shën Shtjefnit, 1506]]
'''Vrasja me gurë''' ([[Gjuha latine|latinisht]] ''lapidatio'', nga ''lapis'' ‚gur‘) është një formë mijëra vjet e vjetër e [[ekzekutimi]]t, e cila dëshmohet për shumë shoqëri të [[antikiteti]]t.
 
Ajo ushtrohet deri më sot në disa vende dhe rajone të mbizotëruara nga feja islame, me vendime të organeve juridike, [[Monarkia|monarkike]] ose [[Gjyqi|gjyqësore]] ose si mjet [[linçimi]]: ndër të tjera në [[Afganistani|Afganistan]], provincën [[Açeh-u|Açeh]] të [[Indonezia|Indonezisë]]<ref>Camelia Pasandaran, Febriamy Hutapea: [http://thejakartaglobe.com/home/indonesian-government-may-abolish-stoning-bylaw/330112 Indonesian Government May Abolish Stoning Bylaw], in: Jakarta Globe, 15 shtator 2009; [http://news.bbc.co.uk/2/hi/asia-pacific/8329804.stm West Aceh bans 'tight trousers'], në: BBC News, 28 tetor 2009</ref>, [[Irani|Iran]], [[Iraku|Irak]], [[Jemeni|Jemen]], [[Nigeria|Nigeri]], [[Pakistani|Pakistan]], [[Somalia|Somali]], [[Sudani|Sudan]], [[Arabia Saudite|Arabinë Saudite]] dhe [[Emiratet e Bashkuara Arabe]].<ref>[http://www.igfm.de/Steinigung-ein-UEberblick.917.0.html ''Steinigung - ein Überblick''] IGFM.de, 3 gusht 2010; [http://igfm.de/index.php?id=629 ''Beispielhafte Steinigungsfälle''] IGFM.de, 3 gusht 2010</ref> Vëmendjen e opinionit ndërkombëtar tërhoqi vrasja e gurë më 2004 e [[Tunizia|tunizianestunizia]]nes [[Ghofrane Haddaoui]] në [[Franca|Francë]].<ref>Charles Bremner: [http://www.timesonline.co.uk/article/0,,3-1387077,00.html Stoned to death... why Europe is starting to lose its faith in Islam], [[The Times]], 4 dhjetor 2004</ref> Në [[Afrika|Afrikë]] është e përhapur dhe e toleruar nga shteti vrasja me gurë sidomos për të fajësuarit për vjedhje ose për [[Magjia|magji]].
 
Dënimi zbatohet nga një grup njerëzish, të cilët vrasin duke e goditur me gurë në kokë dhe trup personin e ngulur në tokë deri në brez ose gjoks.
 
== Në judaizëm ==
Rreshti 13:
Në [[Besëlidhja e re|dhjatën e re]] përmendet shpesh vrasja me gurë por jo si dënim ligjor me vdekje, por si rrezik linçimi nga ana e popullit (Mt 21,35; 23,37; Llu 20,6). Kjo pasqyron metodën e pushtuesve të atëhershëm romakë kur sundimtari romak i provincës rezervonte për vete si i vetëm të drejtën për të vendosur dënimet me vdekje.
 
Megjithatë për pjesëtarët e judaizmit vrasja me gurë vazhdonte të vlente si formë ekzekutimi për shkelje të caktuara në bëzë të [[torah]]-së, si psh. për shkeljen me qëllim të rregullit të [[shabbat-i]]t ose sfidimi i autoriteteve fetare. Për këtë arsye edhe [[Jezusi]] i Nazaretit thuhet se është konfrontuar shpesh me rrezikun e vrasjes spontanisht me gurë (Gjo 8,59; Gjo 10,31.39).
 
Ai vetë, sipas Zbu 8,1-11, thuhet të ketë shpëtuar nga vrasja me gurë një grua të akuzuar për shkelje kurore duke rënduar kushtet e caktuara në Lev 20,10 dhe LiP 17,6-7 (akuzesit duhet të fillojnë të parët të hedhin gurë): „Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj“ (Gjo 8,7). Sipas Lev 20,10 dhe LiP 22,22 duhej të vritej me gurë edhe burri që pretendohej të kishte shkelur kurorën.
 
Pasi sundimtari romak i provincës [[Ponti Pilati]] ishte shkarkuar në vitin 36 dhe pasardhësi në detyrë nuk kishte mbërritur akoma, [[sinedri]] (''gjykata e lartë e hebrenjve'') shfrytëzoi vakancën e këtij posti duke futur sërish në fuqi vrasjen me gurë për shkak të shkeljeve të ligjeve fetare, e cila nuk ishte zbatuar në rastin ekzekutimit të Jezusit. Si pasojë, [[misionari]] [[Epoka apostolike|i hershëm kristian]] [[Shën Shtjefni|Shtjefni]] thuhet të jetë dënuar me vdekje për shkak të [[Blasfemia|blasfemisë]] dhe të jetë vrarë me gurë sipas ligjit nga paditësit jashtë qytetit (Vep 7,59). [[Shën Pali|Pali i Tarsosit]] u ekzekutua me gurë nga turma në [[Listra]] por mbeti megjithatë gjallë (Vep 14,19).
Rreshti 34:
 
=== Kurani, hadith-i, sharia ===
[[Kurani]], shkrimi i shenjtë i fesë islame, nuk e parashikon si dënim vrasjen me gurë. Sipas disa rrëfimeve të trashëguara ([[hadith-i]]) thuhet se profeti Muhamed ka urdhëruar vrasjen me gurë për çifutët që kishin shkelur kurorën, duke u bazuar tek [[torah]]-ja (LiP 22,22), gjithashtu në më se një rast ai ka vendosur të dënohet shkelësja e kurorës me vrasje me gurë ndërsa shkelësi i kurorës duke e fshikulluar dhe dëbuar<ref>''The Encyclopaedia of Islam.'' New Edition, Brill, Leiden. Vëllimi 11, f. 508 ("Zinā") dhe burimet e dhëna aty; W. Montgomery Watt: ''Islam and the Integration of Society.'' Routledge, 1998, f. 192 dhe burimet e dhëna aty. Në hadith-et e [[Buhari]]-t bëhet fjalë për disa vrasje me gurë të urdhëruara nga profeti; shih: "Punishment of Disbelievers at War with Allah and His Apostle", University of Southern California, Center for Muslim-Jewish Engagement [http://www.usc.edu/schools/college/crcc/engagement/resources/texts/muslim/hadith/bukhari/082.sbt.html] </ref>. Një ''[[Vargu i vrasjes me gurë|varg]]'' i kuranit, i cili thuhet se përcaktonte vrasjen me gurë për shkelësit e kurorës, nuk është përfshirë në versionin standart të kuranit.<ref>W. Montgomery Watt: ''Islamic Fundamentalism and Modernity.'' Routledge, 1989, f. 20</ref>
 
Në bazë të kësaj vrasja me gurë vlerësohet nga [[Sheriati|shari’a]] si ''[[Dënimi hadd|dënim hadd]]''. Sipas saj ajo mund të jepet vetëm për marrëdhënien seksuale ndërmjet dy personave, të cilët janë ose kanë qenë të martuar me të tjerë (shih [[zina]]-n). Dënimi mund të jepet në bazë të deponimit ''(pranimit të fajit)'' ose të dëshmimit e pakta të katër dëshmitarëve meshkuj, kur ata pretendojnë se kanë qenë të pranishëm direkt gjatë aktit seksual. Meqenëse sipas të drejtës islamike dëshmimet e grave kanë shumë më pak peshë se ato të burrave dhe përveç kësaj ato duhen vërtetuar nga dy burra, gratë paditen dhe dënohen me vdekje me anë të vrasjes me gurë për shkelje kurore shumë më shpesh se burrat.
Rreshti 42:
 
=== Afganistani ===
Në distriktin Dasht-e-Arçi të provincës [[Kunduz]] u ekzekutuan publikisht në gusht 2010 me vrasje me gurë një çift i pamartuar, 28-vjeçari Abdul Kajom dhe 20-vjeçarja Sedeka.<ref>[http://www.zeit.de/politik/ausland/2010-08/taliban-steinigung Die Zeit online vom 16. August 2010] ''Taliban steinigen Liebespaar nahe Kundus'' (Taliban-ët vrasin me gurë një çift të rinjsh afër Kunduz-it); [http://www.spiegel.de/politik/ausland/0,1518,712051,00.html Spiegel online vom 16. August 2010] ''Taliban steinigen Paar nahe Bundeswehrlager''</ref>
 
=== Irani ===
Neni § 83 i kodit penal [[Irani|iranianirani]]an përcakton dënimin me vdekje me anë të vrasjes me gurë në rast [[Shkelja e kurorës|shkeljeje kurore]]. Të dënuarit për ekzekutim fundosen deri në gjunjë në tokë dhe mbulohen krejtësisht me një copë të patejdukshme. Gurët nuk lejohet të jenë më të mëdhenj se dora që i mban në mënyrë që vdekja e të dënuarit ose e të dënuares të zgjasë. Një gjyqtar mbikqyr minimumin e distancës deri tek i dënuari. Në rast pranimi të fajit nga ana e të dënuarit i lejohet atij që të hedhë i pari gurin. Kur i akuzuari dënohet në bazë të dëshmimit të dëshmitarëve, e hedhin ata të parët gurin.<ref name="Steinigung-Iran">Amnesty international: [http://www2.amnesty.de/internet/deall.nsf/AlleDok/D3D10CFDFC90C568C125731400567FF4?Open Urgent Action Nr. UA-179/2007 Mokarrameh Ebrahimi], 9 korrik 2007</ref>
 
Aktualisht (dhjetor 2010) janë në Iran 11 persona të dënuar për t'u vrarë me gurë, ndër ta 7 gra.<ref>[http://www.zeit.de/gesellschaft/zeitgeschehen/2010-07/iran-steinigung Zeit.de vom 28. Juli 2010] ''Iran setzt Steinigung Ashtianis vorerst aus''</ref> Në Iran është në fuqi prej fundit të vitit 2002 një [[Moratoriumi|moratorium]] për vrasjet me gurë. Iniciativa e atëhershme e parlamentit iranian për heqjen e ligjit të vrasjes me gurë u bllokua nga [[këshilli i rojeve të kushtetutës]]. Në shkurt 2003 kreu i drejtësisë, ajatollah Mahmud Hashemi Shahrudi premtoi se vrasja me gurë do të hiqej si formë ekzekutimi.<ref>[http://igfm.de/index.php?id=937 igfm.de] ''Drohende Steinigungen im Iran'' (Rreziku i vrasjes me gurë në Iran)</ref> Por kjo kishte vetëm karakter propozues pasi kodi penal deri më sot ende nuk është reformuar.<ref>[http://www.irananders.de/home/news/article/206.html irananders.de] ''Problemfeld Steinigung'' (Problemi i vrasjes me gurë)</ref>
 
Prej vitit 2002 sipas të dhënave të [[Amnesty International]] janë zbatuar në Iran e pakta shtatë vrasje me gurë. Në vitin 2002 u vranë me gurë e pakta dy persona<ref>[http://www.amnesty.de/umleitung/2003/deu03/051?lang=de Amnesty International, buletini vjetor 2003]</ref>, në 2006 u vranë me gurë një burrë dhe një grua.<ref>Amnesty International, buletini vjetor 2007</ref> Më 5 korrik 2007 u vra me gurë Xhafar Kiani në Aghçe-kand, një fshat afër Takestanit<ref name="Steinigung-Iran"/><ref>[http://www.amnesty.de/jahresbericht/2008/iran#todesstrafe Amnesty International, buletini vjetor 2008]</ref> dhe në dhjetor 2008 u vranë dy meshkuj me gurë.<ref>[http://www.amnesty.de/jahresbericht/2009/iran#todesstrafe Amnesty International, buletini vjetor 2009]</ref> Sipas burimeve të tjera thuhet të jenë vrarë gjashtë meshkuj dhe një femër.<ref>[http://www.spiegel.de/spiegel/0,1518,712272-2,00.html Spiegel.de vom 16. August 2010] ''Der erste Stein'' (Guri i parë) </ref> Një pjesë e krerëve të shtetit iranian kanë planifikuar prej vitit 2008 që të heqin ligjin e vrasjes me gurë.<ref>[http://www.taz.de/1/politik/nahost/artikel/1/steinigung-soll-abgeschafft-werden/ Bahman Nirumand: ''Pläne der iranischen Regierung: Steinigung soll abgeschafft werden.''] Në: ''taz.'' 7. August 2008.</ref>
 
Në korrik 2010 dy të rinj iranianë iu drejtuan opinionit publik ndërkombëtar në mënyrë që të pengonin vrasjen me gurë që i kanosej të ëmës së tyre [[Sakineh Mohammadi Ashtiani]].<ref>[http://www.stern.de/politik/ausland/drohende-steinigung-von-sakineh-mohammadi-e-ashtiani-helft-uns-unsere-mutter-zu-retten-1581101.html Manuela Pfohl: ''Drohende Steinigung von Ashtiani.''] ''stern-online.'' 8 korrik 2010.</ref><ref>[http://www.stern.de/politik/ausland/drohende-steinigung-von-ashtiani-nimm-mich-mit-ich-habe-angst-1581707.html Manuela Pfohl: ''Drohende Steinigung von Astiani.''] ''stern-online.'' 9 korrik 2010.</ref> Deri më sot nuk e ka anulluar vendimin asnjë gjykatë.<ref>[http://www.stern.de/politik/ausland/steinigungen-im-iran-wer-wird-so-grausam-sein-1588651.html Cornelia Fuchs: ''Steinigungen im Iran. „Wer wird so grausam sein?“] (Vrasjet me gurë në Iran. „Kush do të jetë kaq mizor?“) ''stern-online.'' 30 korrik 2010.</ref> Sipas të dhënave të zëdhënëses së komitetit ndërkombëtar kundra vrasjeve me gurë, në nëntor 2010 autoritetet iraniane kanë hapur zyrtarisht rrugën për ekzekutimin e Ashtiani-t (jo detyrimisht me vrasje me gurë).<ref>[http://edition.cnn.com//2010/WORLD/meast/11/02/iran.woman.execution/index.html?hpt=T2 Mitra Mobasherat: ''Report: Iranian authorities give go-ahead to execute woman''], CNN.com, 2 nëntor 2010 dhe [http://www.fr-online.de/politik/aschtianis-steinigung-steht-angeblich-kurz-bevor/-/1472596/4797770/-/index.html Aschtianis Steinigung steht angeblich kurz bevor] (Ashtiani thuhet të jetë në prag të vrasjes me gurë) Frankfurter Rundschau online 2 nëntor 2010</ref> Pas ndërhyrjeve diplomatike ndërkombëtare, ndër të tjara nga ana e ministrit të jashtëm francez, agjencia shtetërore iraniane e shtypit hodhi poshtë më 3 nëntor 2010 „lajmet e medias perëndimore“ duke deklaruar se Ashtiani është aktualisht „shëndoshë“.<ref>[http://edition.cnn.com//2010/WORLD/meast/11/03/iran.woman.execution/index.html?hpt=T2 Iranian woman has not been executed, official says] CNN.com 3 nëntor 2010</ref>
 
Në korrik 2010 organizata ndërkombëtare joqeveritare [[avaaz.org]] mblodhi në internet nënshkrime për një peticion kundra vrasjes me gurë; ai është nënshkruar (deri në gusht 2010) prej më se 551.000 vetëve.<ref>[http://www.avaaz.org/de/stop_stoning/98.php?CLICKTF ''Stoppt die Steinigungen! - Der Aufruf lautet: ''An Ayatollah Ali Khamenei und die iranische Führung: Wir rufen Sie auf, die Todesstrafe durch Steinigung endgültig auszusetzen und das willkürliche Urteil im Fall von Sakineh Mohammadi Ashtiani aufzuheben.''] (Thirrja është: Ajatollah Ali Khameni dhe udhëheqja iraniane: Ju bëjmë thirrje të pezulloni përfundimisht dhe të anulloni vendimin arbitrar në çështjen Sakineh Mohammadi Ashtiani) ''avaaz.org ''</ref>
 
=== Nigeria ===
Në [[Nigeria|Nigeri]] u liruan edhe si pasojë e presionit ndërkombëtar [[Safiya Hussaini]] dhe [[Amina Lawal]], të cilat ishin dënuar më 2001 dhe 2002 nga gjyqet e [[Sheriati|sharia-s]] me vdekje me vrasje me gurë.
 
=== Somalia ===