[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Xhizja''' (arabisht جزية = ǧizya = [[Taksa për frymë|taksë për frymë]], [[Tributi|tribut]]) quhet [[taksa]] e caktuar për të mbrojturit jo-myslimanë (''[[dhimmi]]''-t) nën sundimin [[Feja islame|islamik]].
 
== Xhizja në kuran dhe në ekzegjezën e kuranit ==
Rreshti 6:
: ''„Luftoni kundra atyre që nuk besojnë tek zoti dhe në ditën e gjyqit të mbramë, që nuk ndalojnë'' (ose: nuk e shpallin të ndaluar) ''çka ka ndaluar zoti dhe profeti i tij dhe që nuk i takojnë fesë së vërtetë si ata të cilëve u është dërguar shkrimi,'' (luftojini ata) ''deri sa të paguajnë me dorën e vet tribut'' (haraç) ''pa bërë fjalë!“'' [[Surja|sure]] 9, vargu 29. (Përkthyer sipas [[Rudi Paret]])
 
Në këtë varg të kuranit, i cili, sipas shkrimeve përputhëse me njëra-tjetrën të [[Ekzegjeza|ekzegjezës]] së kuranit ([[tafsir-i]]) (ndër to [[at-Tabari]], [[Ibn Kathir-i]], [[al-Zamahshari]] etj.) është krijuar në sfondin historik të fushatave të Muhamedit kundra [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]] dhe aleatëve të saj arabë në veri të [[Gadishulli Arabik|Gadishullit Arabik]] të vitit [[629]]<ref> Shih edhe: Theodor Nöldeke: ''Geschichte des Qorāns''. (Historia e kuranit). Vëll. 1. f. 223-224, Leipzig 1909 </ref>, janë bazuar interpretimet juridike të literaturës ligjore të fundit të shekullit të 7-të dhe fillimit të shekullit të 8-të.<ref>''al-mausu'a al-fiqhiyya''. Vëll. 15. f. 149-207.</ref> Niveli i kësaj takse varej nga sasia e pronës së taksapaguesit duke qenë kështu jo taksë kolektive. <ref>Uri Rubin: ''Quran and Tafsīr''. The case of „ʿan yadin“. Në: Der Islam, Vëll. 70 (1993), f. 133-144 </ref>
 
== Xhizja në të drejtën islamike ==
Rreshti 18:
Se ç'rëndësi të madhe ka pasur kjo formë tatimi për sistemin shtetëror islamik dhe për ''[[fikh]]''-in e tregojnë analizat e hollësishme të juristit Ibn Kayyim al-Xhauzija (1292-1350) në librin e tij të rëndësishëm me titullin ''أحكام أهل الذمة = ahkam ahl al-dhimma = Aḥkām ahl al-ḏimma = detyrime ligjore për të mbrojturit'', ku ai e përshkruan në mënyrë përmbledhëse çështjen e ''xhizja''-s në mbi 160 faqe.
 
Format e tatimit kanë qenë të ndryshme: a) taksa në rajonet e nënshtruara me anë të kontratës së paqes (''sulh'') si psh. kontrata e [[Muhamedi]]t me të krishterët e [[Naxhrani]]t përgjatë udhës në shkretëtirë ndërmjet [[Mekka|Mekkës]] dhe [[Jemeni]]t, b) taksa në rajonet e nënshtruara me forcë (ʿanva), popullsia e të cilave nuk u ishte dorëzuar vetë myslimanëve. Sasinë dhe nivelin e taksave të formës së përmendur së fundi e kanë pasur në dorën vetëm autoritetet myslimane. <ref>''al-mausuʿa al-fiqhiyya'', vëll. 15. f. 161 </ref>
 
== Legjitimiteti i tatimit ==
Legjitimiteti i vjeljes së këtyre taksave është diskutuar hollësisht dhe në mënyrë kontroverse ''(polemike)'' nga teologët juridikë islamikë. Mendimet e tyre përputhen në atë se legjitimiteti i taksës për frymë bazohet si në kuran (në suren 9, vargu 29 të përmendur më lart) ashtu edhe në [[sunna]]-n e Muhamedit dhe udhëzimet e tij. Teologët juridikë (si psh. ash-Shafii) kanë qenë të mendimit se forma e kësaj takse është një simbol i përulësisë së atyre që nuk e pranojnë doktrinën e fesë islame: ''„...deri sa të paguajnë me dorën e vet tribut pa bërë fjalë!“'' <ref>''al-mausuʿa al-fiqhiyya'', Vëll. 15. f. 158 duke u bazuar tek ekzegjeza e ash-Shafii-t dhe tek burime të tjera klasike. Në lidhje me komentimin e këtij vargu të kuranit shih: Meir J. Kister'': „'An yadin“ (Qur'ān, IX/29)''. Në: Arabica 11 (1964), f. 272-278. Ose edhe në: Rudi Paret: ''Der Koran''. Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 1975. f. 295-303</ref>
 
Juristët e mëvonshëm e shihnin vjeljen e ''xhizja''-s si nxitje për hyrjen në „rrugën e drejtë“ të atyre, të cilët ishin të detyruar të zgjidhnin, ose të pranonin fenë islame, ose të ngulin këmbë në "pafesinë" e tyre ([[Kufr-i|kufr]]). Në fund të fundit kjo taksë konsiderohej (pavarësisht nga kushtet në të cilat ajo vendosej) si burim i sigurt të ardhurash për shtetin islamik: „Ajo është një lloj poshtërimi për ta ''(jo-myslimanët)'' dhe ndihmë ''(financiare)'' për ne“. Në konceptimin bashkëkohor të kësaj politike fiskale ''(taksash)'' të historisë islamike thuhet: „Të ardhurat vetë nuk janë kryesore për legjitimimin e xhizja-s. Kryesore është shumë më tepër nënshtrimi i të mbrojturve (ahl al-dhimma) ndaj sundimit të myslimanëve, për të jetuar pranë tyre që të njohin përparësitë e fesë islame dhe drejtësinë e myslimanëve në mënyrë që këto përparësi të bëhen për ta prova bindëse për të braktisur pafesinë (kufr) dhe për të pranuar fenë islame.“<ref>''al-mausuʿa al-fiqhiyya'', Vëll. 15. f. 159-160</ref>