[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
No edit summary
Rreshti 2:
'''Zosimea''' në [[Janinë]], ishte gjimnazi më i njohur gjatë Rilindje Kombëtare Shqiptare.
 
Gjimnazi i Zosimeajve ishte gjashtëvjeçar. Në këtë gjimnaz greqishtja mësohej 12 orë, latnishtja 4 orë e gjysmë, ndërsa frëngjishtja 3 orë.<ref>[[Dhimitër Shuteriqi|Dhimitër S. Shuteriqi]]. ''Naim FrashsëriFrashëri'', 8 nëntor 1982, f.57.</ref>. Gjimazi i Zosimeajve njiheh si një shkollë klasike, në të cilën i kushtohej kujdes i veçantë retorikës, letërsisë së vjetër greke dhe romake.<ref>[[Rexhep Qosja]]. ''Porosia e Madhe'', Ndërmarrja Botuese "Rilindja", 1990, f.339.</ref>
 
Duke folur për këtë institucion, profesor [[Jashar Rexhepagiq]] mes tjerave thot edhe këtë: "Kristoforidhi, Vreto, Naimi, Samiu, Abdyli, Ismail Qemali, Anastas Byku dhe disa rilindës të tjerë kanë qenë nxënës dhe kanë kryer mësimet në Gjimnazin "Zosimea" në Janinë. Për këtë shkollë e cila kishte profesorë të ngritur, të aftë dhe një bibliotekë të pasur, po ashtu nuk kemi ndonjë studim të posaçëm monografik, gjë që është një zbraztësi e madhe për punën kërkimore shkencore."<ref>[[Jashar Rexhepagiq]]: Tema të zgjedhura dhe bashkëkohore pedagogjike. Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2002, fq. 430. ISBN 9951-413-00-5. ISBN 9951-07-053-1</ref>