[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''PENELOPAPenelopa''' (greq{{lang-el|Πηνελόπεια, Πηνελόπη}}. {{lang-la|Penelope. lat. Penelopa}}) - e bija e Ikariut, mbretit të Akarnanisë dhe e gruas së tij, Periboa, bashkëshortja e mbretit Odise.
[[Skeda:Francesco Primaticcio 002.jpg|thumb|250px|]]
Sot e kësaj dite jeton në ndërdijen e njerëzimit si shembull i shkëlqyeshëm i dashurisë dhe i besnikërisë bashkëshortore. Në Greqi ka qenë poashtu proverbiale edhe për shkak të dinakësisë së vet. Me Odiseun u martua me dashuri. I ati i saj ia dha për paj mbretërisë së vet Itakën dhe ujëdhesat fqinje. Fati nuk i ka shërbyer që me Odiseun të jetojë e lumtur dhe e kënaqur. Pasi u lindi i biri Telemaku, Odiseu qe i detyruar të shkojë në luftën e Trojës. Kjo luftë zgjati dhjetë vjet e pastaj vazhduan edhe dhjetë vjet, deri sa pas shumë vuajtjeve nuk u kthye në shtëpi. Gjatë tëre kësaj kohe Penelopa besonte thellë se Odiseu do t'i kthehet me fat, dhe në këtë besim nuk e ka luhatur as ajo që shumë prej njerëzve i sillnin lajmet të bindëshme për vdekjen e tij.
Rreshti 27:
Kaq është për Penelopën aq sa gjejmë në Odise. Për fatin e saj të mëtejshëm nga Homeri ne nuk dim më asgië. Sipas epit Telegonia, që i mvishet Eugamonit nga Kreta (ndoshta nga shek. VII-VI. parae.s.) me Odiseun jetoi e lumtur derisa ky u vra nga duart e barit të vet, por jo prej duarëve të Telemakut, por të Telegonit, të cilin ia ka lindur Circeja te e cila, duke u kthyer nga [[Troja]], përkundër vullnetit të vet, qëndroi një vit.Ky Telegon gjoja se u martua pastaj me Penelopën dhe me të e ka pasur djalin Ital, sipas të cilit [[Italia]] e merr emrin e vet. Ndërkaq, në ndërdijen e njerëzve Penelopa ka mbetur e tillë çfarë (sipas miteve të lashta) e ka krijuar Homeri, dhe çfarë me qarkoret e veta Heroides e ka punuar edhe Ovidi. Pamia e Penelopës na është e njohur nga një numër i varfër i veprave të ruajtura të artistëve figurativë antike, veçmas në vazat si Penelopa e thur këmishën e vdekjes nga mesi i shek. V para e.s. (sot giendet në Muzeun e Qytetit Chiusiu-Kiuziu), Penelopa dhe krushqarët nga e njëjta kohë (sot giendet në Muzeun Popullor në Sirakuzë), Penelopa përshendetet me Odiseun nga koha romake (sot në Muzeun Popullor në Parma) dhe nga piktura murale pompeane nga fillimi i erës sonë Odiseu dhe Penelopa (sot në Muzeun Popullor në Napoli). Në kuptim të konceptit të parë të Homerit figurën e Penelopës e përcaktonin historianët e lashtë të artit si Penelopë edhe truporen e gruas e cila pret pikëllueshëm në koleksionin e Muzeut të Vatikanit (ndoshta nga shek. I i.e.). Prej veprave të kohës më të re po e përmendim të paktën Penelopën klasiciste të J.A. Jerichaut nga viti 1845. (gjendet Gklyptotekën e Karlsbergut në Kopenhagen). Figura e Penelopës nuk u ngjall vetëm në veprat e poezisë së trubadurëve, të renesansës dhe të barokut, por edhe në veprat e autorëve modernë. Sepse fati i grave që i presin burrat e vet nga lufta si temë nuk e ka humbur fuqinë joshëse edhe sot, dhe për fat të keq as aktualitetin.
 
[[Kategoria:MitologjiMitologjia greke]]