Shefqet Bruka: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 16:
 
== Nga Universiteti në Lëvizjen Demokratike ==
Gjysma e dytë e viteve 80 ishte një periudhë ndryshimesh të mëdha në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve, Shefqet Bruka punoi në fillim si Drejtor i Poliklinikës së Kukësit ku la përshtypje shumë të mirë tek pacientët dhe kolegët. Më pas u transferua në fshatin Kalis të Kukësit, si doktor i qendrës shëndetësore atje. Në janar të vitit 1991, duke qenë kundërshtar i deklaruar i regjimit komunist i bashkohet Partisë Demokratike, e formuar në dhjetor 1990 dhe bëhet përfaqësues i Ujmishtit në degën e Kukësit.
 
== Fitorja e Demokracisë dhe Kryetar i PD, Kukës ==
Rreshti 23:
== Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës, 1996-2000 ==
Pas zgjedhjeve të 20 Tetorit 1996, Shefqet Bruka emërohet Kryetar i Këshillit të Rrethit Kukës. Si Kryetar i Rrethit të Kukësit ndihmoi në zhvillimin e zonës së Kukësit dhe në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve kuksianë.
*1997 : Trazirat e vitit 97, për shkak të krizës piramidale nuk lanë pa prekur edhe Kukësin, ku në datat 11-12 Mars trazirat në qytet arritën kulmin. Kukësi ishte qyteti i dytë më i prekur nga falimentimi i "Gjallicës" me rreth 16 milionë $ humbje. Shefqet Bruka, si një prej liderëvedrejtuesve kryesorë të PD në Kukës u gjend në qendër të sulmeve nga ana e socialistëve dhe mediatike. Megjithatë nën drejtimin e tij PD fitoi sërish në Kukës në zgjedhjet e 29 qershorit 1997.
*1999 : Viti 99 do të jetë një vit i rëndësishëm për shqiptarët por edhe për karrierën e Shefqet Brukës. Rreth 1 milionë shqiptarë nga Kosova u dëbuan nga forcat shoviniste serbe. 200.000 prej tyre u strehuan në qytetin e Kukësit duke e 10-fishuar popullsinë e qytetit. Pikërisht do të ishte Shefqet Bruka ai që do të koordinontekoordinoi punën e Kombeve të Bashkuara me qeverinë shqiptare. Vetë ai personalisht ndërhyri ne strehimin e qindra e ndoshta mijëra shqiptarëve të dhunuar nga forcat e Millosheviçit. Do të ishte në kontakt të vazhdueshëm me Kryeministrin Majko, kryetarin e opozitës Berisha, zyrtarët e OKB, mediat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e LDK, UÇK, dhe me qeverinë Bukoshi. Pas përfundimit të luftës ishte i pari që propozoi kandidimin e Kukësit për çmimin Nobel për paqe, propozim ky që u pranua dhe e bëri Kukësin të parin qytet të kandiduar për çmimin Nobel për paqe.
*2000 : Ky vit do të ishte viti i fundit i Brukës si Kryetar i Rrethit Kukës. Si përfaqësues i Unionit të Drejtuesve të Pushtetit Lokal propozon ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës deri në kufi me Kosovën, pasi plani fillestar e dërgonte rrugën deri në Pukë.
 
== Shefqet Bruka në vitet 2000-2007 ==
Menjëherë pas largimit nga Këshilli i Rrethit, Bruka filloi të punonte tekpranë disa organizata ndërkombëtare si SFD e më vonë UNDP/AMAE. Këtu ai punon në fillim si doktor pastaj drejtues i UNDP/AMAE për zonën Kukës, Has, Tropojë dhe Gjakovë. Në vitin 2006 shkon në VirginiaVirxhinia, SHBA në Universitetin James Madison për specializim.
 
== Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës 2007-2011 ==
*Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007, Shefqet Bruka u zgjodh Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës. Me marrjen e detyrës impulse të reja iu dhanë Këshillit të Qarkut Kukës ne punën e tij në ndihmë të banorëve të zonës më të varfër të Shqipërisë. Ai u bë nxitës i projekteve të zhvillimit në Qarkun e Kukësit të tilla si Cross-Border Development Program me Kosovën dhe Malin e Zi, aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, investime në infrastrukturë si përurimi i aeroportit të Kukësit, ndërtimi i rrugës Kukës-Peshkopi dhe rrugës Kukës-Shishtavec, mbështetje për fermerët dhe blegtorët e qarkut Kukës dhe për turizimin e qarkut Kukës.
*Megjithatë arritja më e madhe e tij si Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës është padyshim DigjitalizimiDixhitalizimi i Kadastrës së Qarkut Kukës. Pas një pune 1-vjeçare për mbledhjen, seleksionimin dhe dixhitalizimin e qindra hartave, Shefqet Bruka shpalli zyrtarisht në qershor të vitit 2010 dixhitalizimin e plotë të kadastrës së Qarkut Kukës, duke e kthyer këtë qark në të parin që ofron këtë shërbim për qytetarët e vet.
*Në numrin e 14 janarit të revistës "Klan" u zgjodh si një nga 10 personalitetet e vitit 2010 me motivacionin e dixhitalizimit të kadastrës së Qarkut Kukës, duke e bërë këtë qark të parin qark në Shqipëri me kadastra plotësisht të dixhitalizuara.
== Referenca ==