[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 3:
Si pararendës i teorisë dhe praktikës andragogjike me të drejtë mund të konsiderohet filozofi dhe pedagogu danez [[N.F.S. Grundtvig|Nikollaj Frederik Severin Grundtvigu]].<ref>Warren, Clay. "Andragogy and NFS Grundtvig: A critical link." Adult Education Quarterly 39.4 (1989): 211-223.</ref> ndërsa termin "''andragogji''" i pari e ka përdorur pedagogu gjerman [[Alexander Kapp]] (1799–1869) në veprën ''Idetë edukative të Platonit'', (Ger. ''Platon’s Erziehungslehre'', Eng. ''Plato’s Educational Ideas'') botuar në vitin 1833.<ref> Kapp, Alexander: [http://books.google.com/books?id=1INHODVxkQQC Platon's Erziehungslehre]. F. Essmann. Minden und Leipzig. 1833. fq. VII,IX,X und XXI </ref> Pas këtij viti duket se termi në fjalë u harrua. Vetëm në vitin 1921, termi ''andragogji'' u rishfaq përsëri në një raport nga [[Eugen Rosenstock]] në të cilin ai argumentoi se "arsimimi i të rriturve kërkon mësues, metoda dhe filozofi të veçanta, dhe ai përdori termin ''andragogji'' për t'iu referuar kolektivisht kërkesave tilla".<ref>Smith, M. K. (1996; 1999, 2010) [http://infed.org/mobi/andragogy-what-is-it-and-does-it-help-thinking-about-adult-learning/ ‘Andragogy’, the encyclopaedia of informal education]. http://infed.org 16.04.2016</ref> Pas tij me problemet andragogjike u morr pedagogu amerikan [[Eduard Lindeman]], i cili përpunoi një varg konceptesh nga fusha e edukimit dhe arsimimit të të rriturve. Është interesant se Lindemani nuk u morr shumë me emertimin e kësaj disipline shkencore. Vetëm në një shkrim të vitit 1926, me titull ''‘Andragogik: The Method of Teaching Adults’'' Lindemani e trajtoi këtë problematikë.<ref> Reischmann, Jost: (Version Sept. 9, 2004).[http://www.andragogy.net. Andragogy. History, Meaning, Context, Function] http://www.andragogy.net. 15.04.2016 </ref>
 
Me problemet teorike dhe praktike të ''andragogjisë'' u morr pedagogu amerikan [[Malcolm Knowles]] madje deri në atë masë sa që lirishtë mund të thuhet se themelet e ''andragogjisë'' si disiplinë shkencore i vuri pikërishtë [[Malcolm Knowles|Knowles]].<ref> Knowles, Malcolm S.: [http://books.google.com/books?id=LZxpAAAAMAAJ Andragogy versus pedagogy] Association Press, New York. 1970 </ref>
 
==Shih edhe==