[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.110.118 (diskutimet) në versionin e fundit nga 185.62.174.91.
Rreshti 7:
== Ndërtimi i veprës ==
 
Homeri eshte perqendruar vetem ne ngjarjet e 51 ditëve nga viti i fundit të luftës së Trojës,
ndizet përsëri.<p></p>
duke pasur si pretekst të veprimit zemërimin e Akilit, princit të fisit të Mirmidonëve,
kundër Agamemnonit, kryekomandantit të ushtrisë greke.
 
Ngjarjet që tregohen, përshkruhen ose permenden në ''Iliadë'' janë këto:
 
Fiset greke kanë dhjete vjet që nën komandën e Agmemnonit, princit të Mikenës, po luftojnë rreth mureve të Trojës pa asnjë përfundim. Ushtria greke po shfaroset . Pasi falltari Kallkant zbulon para së gjithëve shkakun e së keqes, nga e cila po vuajnë grekët, Akili, prijësi i Mirmidonëve, kërkon me këmbëngulje që të lirohet bija e Krizit për të zbutur mërinë e Apollonit. Agamemnoni është i shtrënguar të pranojë, por për inat i rrëmben me forcë Akilit skllaven e tij, Brizeidën. Akili zemërohet dhe tërhiqet nga lufta bashkë me njerëzit e vet. E ëma e tij, perëndesha Tetis, merr nga i pari i perëndive, Zeusi, premtimin se do ta kthejë rrjedhën e luftës në dëm të grekëve. Si hiqet menjanë Akili, Agamemnoni e prijësit e tjerë nuk kanë sukses në përpjekjet e tyre për të siguruar fitoren. Dështon edhe orvatja për t’i dhëne fund luftës me anë të një dyluftimi në mes dy shkaktarëve kryesorë të saj: grekut Menela, i shoqi i pare i së bukurës Helenë, dhe trojanit Parid që erdhi e ia rrëmbeu. Zhvillohet një luftë e përgjakshme.Në dyluftimin e zhvilluar midis heroit trojan Hektorit dhe trimit grek Ajaksit nuk fiton as njëri as tjetri. Pas një dite armëpushimi lufta ndizet përsëri.
<p>Më kot Agamemnoni kërkon të pajtohet me Akilin e ta tërheqë përsëri në luftë. Fitorja kalon në anën e Trojanëve që i ndjekin armiqtë gjer në llogoren e tyre. Ushtria greke thyhet keq dhe zë të tërhiqet nëpër anijet. Në këtë gjendje kritike Patrokli, shoku më i ngushtë i Akilit, i lutet heroit që t'i jape armët e veta dhe ta lejojë të marrë pjesë në luftë. Kur Patrokli del në fushë të luftës I veshur me armët e shokut të vet, Trojanët kujtojnë se është Akili dhe të tmerruar ikin përpara tij, po më pas ai vritet nga Hektori. Akili, sapo merr lajmin e hidhur, në kulm të pikëllimit vendos të marrë hakun e shokut të tij. Pajtohet me Agamemnonin dhe përgatitet të dale përsëri në fushë të luftës. E ëma i sjell atij një pale armë të reja. Beteja rifillon e tmerrshme. Akili bënë kërdi tek Trojanët. Ushtaret largohen, kurse para Akilit qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerrës së ngadhnjimtarit. Pastaj përshkruhen varrimi i Patroklit dhe lodrat e ndryshme që bëhen për nder të tij. Si fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami. Poema mbyllet me vajtimet e gruas, të nënës dhe të kunatës së Hektorit, (Andromaka, Hekuba dhe Helena) mbi kufomën e heroit Trojan që ra në fushë të luftës duke mbrojtur vendlindjen e tij.</p>
 
<p>Si shihet “Iliada” është një poemë legjendare-historike, ku vendin e parë e zë lufta e paraqitur kryesisht nga ana e saj heroike. Po aty kemi edhe përshkrime të fuqishme të ndjesive njerëzore, ndër personazhet shquhen figura madhështore e Akilit, luftetar I patrmebur, i papërmbajtur, hero i lavdisë, shembull dhe figura më njerëzore e Hektorit, mbrojtës trim e plot vetmohim i atdheut të vet, bashkëshort e prind i dashur e i ndjeshëm. Ndër figurat e grave spikat figura e Andromakës, tipi më i bukur fisnik i bashkëshortes që na ka lënë letërsia e vjetër.</p>
 
Poema ka përshkrime të shumta e të ndryshme plot gjallëri e qartësi. Përshkrimin e gjallëron përdorimi i shpeshtë i krahasimeve të gjata (p.sh “Ashtu si dy erëra, Boreu e Eurosi, që fyejnë nga anë e Trakës, ngrejnë përpjet detin plot peshqë, duke pllakosur aty përnjëherësh, e dallga e zezë pështillet e ngrihet lartë duke përplasur me hope leshterikë për gjatë bregut të detit, ashtu ishte i trazuar dhe ziente në kraharor zemra e akeasve”) dhe ai i epiteteve ( Akili “ Këmbëshpejti”, Nestori “I shumëmenquri”etj.). R1232c4x1434
 
== Lidhje të jashtme ==