[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi 3 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 46.99.76.118) dhe riktheu rishikimin 1586316 nga Flladimi
g
Rreshti 49:
Franca kufizohet me [[Belgjikë]]n në veri, me [[Luksemburgu]]n ne veri-lindje, me [[Gjermani]]në, [[Zvicra|Zvicrën]] dhe [[Italia|Italinë]] në lindje dhe në jug me [[Spanja|Spanjën]], [[Andorra|Andorrën]] dhe [[Monako]]n. Ajo laget në jug-lindje nga deti [[Mesdhe]], në perëndim nga oqeani [[Atlantik]] dhe në veri-perëndim nga kanali i La Manshit (Manche), i cili nga frëngjishtja përkthehet (mënga) sepse si një hapësirë e ngushtë e një mënge ndan Britaninë e Madhe nga Franca si dhe ngushtica Pa dë Kale (Pas de Calais), që ndan Francën nga [[Angli]]a dhe bashkon La Manshin me [[Deti i Veriut|Detin e Veriut]].
Franca është ndër themeluesit e [[Bashkimi Evropian|Bashkimit Evropian]], zonës së Euro-s dhe hapësirës Schengen. Si këshilltare e OSCE është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka ndikuar në afirmimin e "Deklaratës për të Drejtat e Njeriut dhe të Qytetarëve" të nxjerrë në vitin [[1789]]. Franca është anëtare e disa organizatave të njohura botërore ndër të cilat është edhe NATO prej të cilës ajo ishte tërhequr në vitin [[1966]].
 
== Gjeografia ==
{{Kryesor|Gjeografia e Francës}}
Sipërfaqja e përgjithshme e Francës është 547.030 km<sup>2</sup> pa përfshirë viset e tjera nën administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 '''V''', 2 00 '''L''' dhe 545.630 km <sup>2</sup> të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1.400 km <sup>2</sup> ujë. Vija bregdetare e Francës është 3427 km e gjatë.
 
Klima e Francës në përgjithësi është me dimër të ftohtë dhe verë të butë por kjo nuk vlen për viset e bregdetin e Mesdheut ku dimri është i butë dhe vera e nxehtë.
 
Pjesën më të madhe të relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta, pjesa tjetër jugore përshkohet nga Përrenjtë dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika më e ulët e relievit gjendet nën nivelin përgjatë lumit Ronë (ang. Rhone) (-2 m) dhe ajo më e larta në lartësinë e 4,807 metrave në qafën malore Mont Blank (fr. Mont Blanc).
 
=== Klima ===
Klima
 
Tri lloje: oqeanike (në perëndim) mesdhetare (në jug) kontinentale (në qendër dhe lindje).
 
== Historia ==
{{Kryesor|Historia e Francës}}
Emri “Francë” vjen nga latinishtja Francia, e cila fjalë për fjalë përkthehet “vend i frankëve” ose “Frankland”. Ka teori të ndryshme për origjinën e emrit të frankëve. Njëra thotë që ai rrjedh nga fjala proto-gjermanike frankon, e cila i referohet shigjetës dhe njihej midis frankëve me emrin francisca.
 
Një etimologji tjetër e propozuar është ajo që në gjuhët e vjetra gjermanike emri frank nënkuptonte një njeri të lirë, e kundërta me skllav. Kjo fjalë vazhdon të ekzistojë në frëngjishten e sotme si franc, madje ajo emërtonte edhe monedhën franceze deri në zëvendësimin e saj me Euron.
 
Në Gjermani, Franca vazhdon të thirret me emrin Frankreich, e cila fjalë për fjalë do të thotë “Mbretëri e Frankëve”. Për ta dalluar nga perandoria e frankëve nën Karlin e Madh, Francën moderne gjermanët e quajnë Frankreich, kurse perandorinë e dikurshme të Karlit Frankenreich. [[Skeda:Pyramide france.PNG|thumb|300px|right|Piramida e popullsisë së Francës]]
 
== Popullsia ==
{{Kryesor|Demografia e Francës}}
[[Skeda:Pyramide france.PNG|thumb|300px|right|Piramida e popullsisë së Francës]]
'''Franca''' sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2010 ka pasur gjithsej 65,4 milion banorë, me dendësi mesatare për km² 110 banorë. Radhitet në vendin e 20–të në botë. Ndërsa në vendin e 47–të për nga sipërfaqja me 547.030 km².
 
Line 85 ⟶ 72:
[[Kisha Katolike Romake]] është religjioni kryesor në Francë. Mbi 80 % e popullsisë deklarohen si katolikë.
 
Sot rreth 6 % e popullsisë deklarohen se i përkasin religjionit islam. Protestant janë vetëm 2 % të popullsisë. Ndërsa hebrenj janë gjithsej 1 % e popullsisë së Francës. [[Skeda:Départements et régions de France.svg|thumb|300px|22 ''[[région në France|régions]]'' dhe 96 ''[[département në France|départements]]'' të [[Metropolitanti Francezë|Metropolitantit Francezë]].]]
 
=== Qytetet e ===
{{Kryesor|Lista e qyteteve të Francës}}
 
=== Përbërja etnike ===
=== Gjuhët ===
=== Besimet fetare ===
{{Kryesor|Feja në Francë}}
 
== Njësitë administrative ==
{{Kryesor|Njësitë administrative të Francës}}
[[Skeda:Départements et régions de France.svg|thumb|300px|22 ''[[région në France|régions]]'' dhe 96 ''[[département në France|départements]]'' të [[Metropolitanti Francezë|Metropolitantit Francezë]].]]
 
Franca ka 26 [[Njësitë administrative|njësi administrative]] të nivelit të lartë të quajtura "Région" nga të cilat 22 janë pjesë e [[Metropolitanti Francezë|Francës Metropolitane]] (21 janë në pjesën kontinentale të Francës Metropolitane, një është "territori kolektiv" i [[Korsika|Korsikës]] dhe katër njësi janë si njësi "territoriale detare". Këto njësi ndahen më tutje në njësi më të vogla të quajtura "département". Departamentet janë të shifruara (shumica sipas ABC-së) dhe shifrat përdoren në raste si p.sh. : kodi postar apo tabelat e automjeteve.