[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 98:
 
=== Vendi në letërsi dhe arte ===
Po qe se Odiseut, krahas disa kreshnikëve të tjere u është dhënë përpjetësimisht më së shumti vend në të njëjtën kohë i është kushtuar edhe më së paku. Duhet vetëm të përkujtojmë faktin se Odiseja personazhi kryesor i së cilës është Odiseu, numëron 12.103 vargje, ndërsa në [[Iliada]] Homeri e përmend plot 118 herë ME SHURW. Përveç kësaj Odiseu është një nga personazhet më të përpunuara të epeve të Homerit dhe të tragjedive greke, e mos të përmenden veprat më të vogla. Nën emrin Uliks (Ulixes-Ulikises) u ringjall pastaj në veprat e poetëve romakë. Mbeti trim par excellenca gjatë gjithë kohërave: gati nuk është i mundur të caktohet se sa autorë e kanë trajtuar ose kreativisht e kanë transponuar figurën e tij, dhe edhe sa do ta bëjnë këtë - në veprat e dramës, në romanet, poezitë, në film, në kompozime muzikore dhe në të gjitha fushat e arteve figurative.
 
Vepra figurative me temën nga Odisea vetëm në vaza janë ruajtur më se një mijë. Nga këto me pamje në të cilën paraqitet Odiseu janë gati dyqind: Ikja e Odiseut prej Polifemit në më se tridhjetë ekzemplarë (prej tyre shumica nga mesi i shek VI para e.s.), Odiseu e verbon Polifemin në dymbëdhjetë (më e lashta është nga mesi shek. VII para e,s., dihe sot gjendet në Muzeun e Eleuzinës dhe në Luvër të Parisit), Odiseu dhe Kirka në njëzet e katër (më e lashta nga fillimi i shek. VI para es. dhe sot gjenden në Muzetë në Boston, Berlin, Tarent dhe Athinë), Odiseu dhe Sirenat ne katërmbëdhjetë (dy më të lashtat janë, siç duket nga mesi i shek. VI para e.s. idhe gjenden në Muzeun Kombëtar Arkeologjik në Athinë dhe në Muzeun Universitar në Tubingen (Tybingen), Odiseu me dërgaten te Akili, poashtu në katërmbëdhjetë, ndërkaq, Odiseu dhe Penelopa, vetëni në një ekzemplar dhe ky i kohës mjaft të vonë (giendet ne Muzeun e vjetërsirave në Parmë).