[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 43:
== Jeta ==
 
Lindi më [[10 janar]] të vitit [[1913]] në fshatin [[Çorrush]] të [[Rrethi i Mallakastrës|Mallakastrës]], i biri i Sheh Ismailit (v. 1944), i cili ishte sheh i teqes së Çorrushit dhe Sulltana Alikaj (v. 1972) nga [[Shkozë (Vlorë)|Shkoza e Sevasterit]] të [[Vlora|Vlorës]]. Mehmeti ishte i pari ndër katër vëllezërit<ref>Kaloçi D., ''Akt-akuza : Mehmet Shehu e falsifikoi historinë e jetës së tij'', [[Gazeta Shqiptare]]. - p. 2436, 21 mars, 2003, p. 12 - 13.</ref>. I ati kishte qenë pjesëmarrës në lëvizjen e [[Haxhi Qamili|Haxhi Qamilit]]<ref>Greca D., ''[http://shqiptarja.com/dossier/2711/babai-i-mehmet-shehut-fanatik-mysliman-kund-r-shqip-ris--173711.html Babai i Mehmet Shehut, fanatik mysliman, kundër Shqipërisë]'', [[Shqiptarja.com]], 27 gusht, 2013.</ref>.
 
Nis Shkollën Teknike në Tiranë, të cilën e kreu më 1932. U regjistrua në Shkollën e Oficerëve në kryeqytet, por nuk u pranua për shkak të moshës. Më 1934 nis punë në fermën e Shkollës Teknike, me ndërhyrjen e miqve të familjes i mundësohet një bursë ushtarake për në Kolegjin e [[Napoli]]<nowiki/>t. Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku titullohet 1937.