Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla": Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q7200168 (translate me)
v →‎top: Removed invisible unicode characters + other fixes, removed: ‎ (2) using AWB (12004)
Rreshti 1:
[[Skeda:Gjimnaziatpm.jpg‎jpg|thumb|Godina e vjetër e gjimnazit "At Pjetër Meshkalla"]]
Fillimi i pranisë së Jezuitëve në tokën shqiptare i përket vitit [[1841]] me disa Etër që vinin nga [[Sicilia]] ([[Itali]]), kur [[Shqipëria]] ishte ende nën Perandorinë Osmane dhe nuk kishte kufijtë që ka sot. Ungjillëzimi nuk ishte aspak i lehtë, sepse i duhej të përballej me kundërshtime të shumta dhe të forta.
 
Rreshti 9:
 
[[Skeda:Kolegji-saverian-gjezuit-shkoder-1889.jpg|thumb|left]]
Nga viti 1927 Jezuitët e "misioneve shëtitëse" filluan të punonin edhe në [[Tiranë]] duke u kujdesur për katolikët e paktë që ishin aty. Në shtëpinë me qera ju banonin, u përpoqën të hapnin edhe një shkollë, por që nuk zgjati shumë.
 
Në vitin 1933 filluan ndërtimin e kishës së re të Zemrës së Krishtit. Gjë më tepër e vetme, sesa e rrallë : brenda kishës, përkohësisht, por që vazhdoi për disa vjet, ishte vendosur kapela e ritit lindor, që ndodhej në fund të navatës së majtë : latinë dhe lindorë ndiheshin mirë në një strukturë të vetme.
 
Në vitin 1944 komunistët erdhën në fuqi dhe konfiskuan pronat dhe veprat e Kishës me qëllim që të eliminonin të gjitha institucionet fetare, që mbaheshin si kundër kulturës ashtu edhe kundër përparimit të popullit shqiptar. Filloi kështu një shtypje e egër për zhdukjen e klerit katolik, i cili gjykohej si i rrezikshëm për ndikimin e tij të madh shpirtëror dhe kulturor mes njerëzve dhe për marrëdhëniet e tij me Perëndimin.
Më [[21 qershor]] [[1945]] Atë Gardini dhe Maestri Gjergj Vata u futën në burg ku qëndruan për 10 vjet, deri në vitin 1955.
 
Mbrëmjen e datës [[31 dhjetor]] [[1945]], pas himnit Te Deum, edhe Atë Gjovani Fausti (zëvendës provincial) dhe Atë Daniel Dajani (Rektor i Kolegjit Saverian dhe i Seminarit) u arrestuan. Pas një procesi të rremë u pushkatuan më [[4 mars]] [[1946]]. Disa muaj më vonë u burgos edhe Vëlla Gjon Pantalia, përgjegjës i Shtypshkronjës "Zoja e Papërlyer" ; i torturuar mizorisht vdiq në shtator të vitit 1947.
 
Në listën e 40 dëshmitarëve të fesë, për të cilët ka filluar çështja e lumturimit, ndodhen edhe këta tre jezuitë.
Rreshti 27:
Shkolla e Mesme "[[Pjetër Meshkalla]]", që është emri i një jezuiti shkodran i cili, për shkak të përballjes së tij të guximshme me regjimin, u bë simbol feje, kulture dhe lirie, zuri vendin e Kolegjit të mëparshëm saverian. Dy Etërit që morën drejtimin e saj, duke u frymëzuar nga tradita shekullore pedagogjike jezuite, janë duke gjallëruar shkollën sipas një projekti edukativ të hapur ndaj skenarit evropian, në kontekstin e një vendi që po kalon shndërrime të thella dhe në të njëjtën kohë shumë i kushtëzuar, shpesh i bllokuar nga interesa personale dhe strategji ekonomiko-politike ndërkombëtare.
 
Shkolla "Pjetër Meshkalla" që nga viti 1998 ka filluar të mbledhë një numër gjithnjë e më të madh djemsh e vajzash, derisa ka arritur numrin 500 (60 % vajza), që është edhe numri maksimal aktualisht i mundshëm. Nxënësit janë të ndarë në 18 klasa, të krishterë (75 %), pjesa më e madhe e të cilëve janë katolikë (ka pak ortodoksë) dhe myslimanë (25 %). Meqë kërkesat janë të shumta, nxënësit pranohen duke iu nënshtruar një konkursi. Nga pikëpamja e nivelit social, rreth 25 % e nxënësve vijnë nga fshati.
 
Kjo shkollë është një sfidë me rëndësi parësore për të ardhmen e Shqipërisë.[[Skeda:Stema shkolle jezuitve.gif|thumb|right]]
 
Në vitin 2000 u bë një ndarje reale e Shkollës së Mesme me Seminarin, sidomos pas ardhjes së etërve të tjerë në Rolin e Rektorit të Seminarit, Drejtorit të Studimeve të Filozofisë dhe të Teologjisë, si dhe të Drejtorit të Shkollës së Mesme.[[Skeda:Monumentatmeshkalls.jpg‎jpg|thumb]]
Seminari është i ndarë në tri njësi : Seminari i Ulët me rreth 30 djem; Periudha Propedeutike, që është koha e verifikimit të thirrjes dhe e plotësimit të studimeve, me numër të ndryshëm subjektesh; dhe Seminari i Lartë me rreth 10 seminaristë. Kurset e Pesëvjeçarit Filozofiko-Teologjik ndiqen edhe nga klerikë të Instituteve të tjera rregulltare dhe nga disa motra, gjithsej 40 studentë.
 
Rreshti 42:
Tirana sot nuk është siç ka qenë 60 vjet më parë. Migrimi i stërmadh i brendshëm ka bërë që aty të shkojnë mijëra familje, pjesa më e madhe e të cilave janë nga Veriu. Tirana sot ka një milion banorë, me një rrethinë shumë të varfër. Prania e Jezuitëve në Tiranë qendërzohet në shërbimin famullitar, ku fuqia edukative përbëhet nga një Grup Scout dhe nga shërbimi liturgjik i një grupi Ministrantësh. Por, përveç kësaj, duke u nisur nga qendra e qytetit, ku gjendet kisha, deri në rrethinat më të largëta të anës perëndimore, ata çojnë përpara një veprim të dendur social, duke u kujdesur për format e ndryshme të varfërisë dhe të lënies pas dore, duke bashkëpunuar me Bashkësinë Emmanuel për rifitimin e personave që janë të varur nga droga, dhe duke i dhënë jetë dy qendrave të riedukimit social, një në lagjen e [[Kombinati]]t dhe një tjetër në fshatin e Vaqarrit. Në gjithë këtë vepër ata ndihmohen nga [[Motrat e Nënë Terezës]]. Bashkësia e Jezuitëve të Tiranës është vënë në lëvizje në mënyrë që të mund t'i përgjigjet më me lehtësi emergjencave. Kështu gjatë luftës në [[Kosovë]] (1997-1999) janë angazhuar përmes Jesuit Refugee Service (JRS), për të lehtësuar vuajtjet e refugjatëve, të cilët u detyruan të lënë shtëpitë dhe tokën e tyre për t'u shpëtuar masakrave. Kanë ruajtur kohë dhe energji për t'i bërë ballë situatave të rënda të varfërisë, për t'i kundërshtuar me forcë trafikut të prostitucionit, ende shumë të përhapur, dhe ikjes në masë të të rinjve në Perëndim.
 
Sidomos në fillim të viteve '90, Jezuitët, në Shqipërinë që po thithte ajrin e parë të lirisë, kanë punuar edhe për ndërtimin dhe rindërtuar e kishave në disa fshatra, p.sh. në Bilaj, Bizë, Arameras (Tiranë), Gur i Zi, [[Rragami (Shkodër)]], Pistull e Paçram (Sapë), ku bënin edhe punën e famullitarit. Por nuk janë interesuar vetëm për vendet e kultit, por edhe për situatën sociale të njerëzve. Në Bizë, afër Kepit të Rodonit, një seri fshatrat me traditë të lashtë të krishterë nuk kishin asnjë lidhje me qendrat e mëdha. Vepra e parë e vullnetarëve tanë ka qenë sheshimi i më shumë se 20  km rrugë.
 
Nuk ka reshtur veprimi ynë në botën universitare, për të rritur dialogun mes fesë dhe kulturës, mes Ungjillit dhe kërkimit shkencor, edhe me qëllim që të vihen bazat e një Universiteti të ardhshëm Katolik. Jemi duke kërkuar të fillojmë një shërbim Baritor Universitar dhe të organizojmë takime shkëmbimi dhe thellimi mes docentëve universitarë e përfaqësuesve të drejtësisë me ndonjë Docent të Universiteteve italiane.
Rreshti 55:
Arsimin e filluen me një shkollë të vogël, me pak nxënës, për të arrijtë te viti i paharrueshëm 1877, kur në praninë e arqipeshkvit plak Pooten e të At Zef Lombardinit hapi dyert një institucion i ri me emrin e Sh’Françesk Saverit, që populli ynë do ta kujtojë gjithmonë me nderim e mirënjohje si Kolegja Saveriane. Nder themelues At Luigj Maca, që dhuroi nga pasunia e shtëpisë së vet 1100 napoliona. Nder civilë duhet të përmendim familjet shkodrane : Muzhani, Sima, Suma, Saraēi, Shiroka.
 
'''Stema e Kolegjit : në ballë shqipja dykrenore, sipër : Për Zot, Për Atme, e Përparim'''. Filluen mësimet me seriozitet jezuit : arsim i vërtetë, i plotë, i rregullt ; kulturë e përgjithshme perëndimore, qytetnim i zgjedhun evropian, me programe të studiueme e të zgjedhuna; me metoda të përparueme e efikase; me mjete moderne e të reja Shkurt, një formim i gjithanshëm perëndimor. Pati të drejtë e arsye Papa Piu X që i tha Imzot [[Jak Serreqi]]t : ''"Jeni të lumtun që keni jezuitët në Shkodër"''. Shkolla në fillim pati drejtim tregtar, ma vonë mori drejtim klasik, por gjithmonë qe e barazvlershme me shkollat ma të mira të mesme të Evropës Perëndimore. E këtë e garantojnë edhe mësuesit që dhanë mësim në këtë shkollë : të gjithë me shkollë të lartë të kryer jashtë shteti, të gjithë autorë tekstesh a veprash me karakter letrar, gjuhësor, historik, filozofik etj. ; të gjithë me një botë të pasun shpirtnore e intelektuale, të gatshem me zhvillue fuqitë mendore të nxanësve per një formim intelektual të shëndoshë, por edhe për emancipimin e jetës shoqnore e kulturore, edhe per integrimin e shoqnisë shqiptare në Evropë, në mënyrë që Shqipnia gjeografikisht në Evropë, të mos mbesë realisht në Orient. Rrallë ka shkolla me kuadër të tillë arsimor : At Jak Jungu, një italian me zemër shqiptari,- si i thonte Shantoja, në mes tjerash, autor i një gramatike dhe i një Fjalori dygjuhësh, At Anton Xanoni, një italian me nanë shqiptare e që shkroi vetëm shqip për ne, “Prijësi në lamë të literaturës, dhe Gramatika e gjuhës shqipe, Cordignani i shumë veprave, Buzeti i Fjalorit, martiri Imzot Bonati që perktheu [[Lahuta e Malcís|Lahuten e Malcisë]] italisht, pastaj Aldeghieri, Fracchioni etj. etj. Valentini autor shumëvëllimesh, permendim vetëm 25 vëllimet e “Acta Albaniae Veneta”. Nder mësues shqiptarë : Filip Ashiku, Gasper Benusi, [[Pietro Marubi|Pjeter Marubi]], Fejzullah Efendi, Kolë Dema, Dom [[Ndre Mjeda]], mësuesi ynë i paharrueshem, si thonte [[Zef Valentini|Valentini]], Etërit Mark Harapi, Zef Saraçi, Gjush Sheldija, bashkëpuntori i ngushtë i Valentinit, Musa Efendi Boriçi, [[Mati Logoreci]], Gjon Qerraxhija, Kolë Thaqi, kater Gurakuqë, tre Rrota (vëllaznit e Pader [[Justin Rrota|Justin Rrotës]]), dy Çefa e deri te dijetari i thellë, i persekutuemi i paepun e mbrojtësi i të drejtave të njeriut At [[Pjetër Meshkalla]], emnin e të cilit gëzon sot kjo shkollë. Procesin mësimor e ndihmojshin edhe ambientet shkollore, si kabinetet e fizikës e kimisë etj., por unë due të ndalem te biblioteka shumë e pasur e jezuitëve. Këtu, si fort rrallë ndjeti, gjindeshin veprat e autorëve tanë të vjetër, si [[Frang Bardhi|Bardhit]], [[Pjetër Bogdani|Bogdanit]], [[Pjetër Budi|Budit]], këtu Illyricum Sacrum, dhe '''Gramatika e parë shqipe e Françesko prej Leçes, 1716, si thonte Mjeda, e para gramatikë në Ballkan''', “''Historia bizantine''” e Du Fressne e Du Cange, pastaj veprat e Hahnit, Mayer, [[Norbert Jokl|Joklit]], Kamardes, [[Kostandin Kristoforidhi|Kristoforidhit]] etj. etj. dhe skedari i famshëm i Valentinit, dorëshkrime e dokumenta me randësi, të cilat ma vonë do të grabiten, do të digjen, do të zhduken, e ēka do të teprojnë, do t’i ēojë drejtori komunist i bibliotekës për karton. Por, nëse puna mbatet me rezultatin, atëherë vjen natyrshëm pyetja : Cila shkollë ka pasë rezultat ma të mirë, ma të frytshem se kjo shkollë ? Këtu le të permendim disa nxanës që e nderojnë shkollën e vet : Prelatët Lazer Mjeda, fetar e atdhetar i flaktë, themelues i shoqnive letrare e botuese, mecenat e lavrues i letrave shqipe; Bumēin anetar e pastaj kryetar i Dergates shqiptare në Konferencen e Paqes në Paris, senator i Shqipnisë ; Doçin, luftëtar i idealeve të binomit “Fe e Atdhe”, politikan e diplomat, themelues i shoqnisë “Bashkimi” e autor krijimesh artistike ; [[Faik Konica|Konicen]], aristokratin elegant të letrave shqipe, stilistin e madh e djaloshin e jashtëzakonshem [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqin]], përfaqësuesin e politikës kombëtare e “pionierin e qytetërimit evropian”, pastaj nxanës tjerë të shumtë që u banë drejtues të administratës sonë shqiptare. Por ajo që do ia rritë emnin e mirë kësaj shkolle janë shumë profesorë e nxanës që nesër do të ngjiten në elterin e adhurimit si martirë të fesë e të atdheut, si : Imzot Bonati, Fausti, Dajani. seminaristi Mark Ēuni, të pushkatuemit [[Lazër Shantoja|Shantoja]], P. [[Anton Harapi]], D. Alfons Tracki, D. Mark Dushi, D. Dedë Maçaj, D. Zef Bici, D. Pjeter Çuni, D.[[Luigj Pici]], D. Mark Gjani, e i helmuemi D. [[Lazër Jubani]]. E perfundojmë me vlerësimin e Faik Konicës :
 
“'''''Me këto e të tjera Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to'''''”.