[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
v Removed invisible unicode characters + other fixes, replaced: →, removed: ‎ (3) using AWB (12004)
Rreshti 1:
[[Skeda:Kaaba_at_night.jpg|link=https://en.wikipedia.org/wiki/File:Kaaba_at_night.jpg|parapamje|215x215px|[[Qabeja]], në [[Meka|Mekë]], rajoni i Hexhazit, sot [[Arabia Saudite]], është [[kibla|qendra e Islamit]]. [[Myslimani|Myslimanë]] nga e gjithë bota mblidhen këtu për tu [[namazi|falur]] në unitet.]]'''Islami''' ([[Arabishtja|arab]]. الإسلام‎الإسلام,  ''al-ʾIslām'') është një [[feja|fe]] [[Monoteizmi|monoteiste]] abrahamike. Është e bazuar në [[Teuhidi|besimin në një]] [[Zoti|Zot]] (arab. [[Allahu]]), në zgjedhjen e [[Muhammedi|Muhamedit]] për [[Të dërguarit në Islam|profetin e fundit]], paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, [[Këndvështrimi islam mbi Ditën e Gjykimit|ditën e gjykimit]] dhe [[Këndvështrimi islam mbi Ditën e Gjykimit|ringjalljen e të vdekurve]]. [[Kurani]] është [[Librat e shenjtë islamik|shkrimi i shenjtë]] i Islamit dhe kështu burimi parësor i tij, i shkruar në [[gjuha arabe|gjuhën arabe]] dhe përmban 114 kapituj ([[Sureja|sure]]). Burimi i dytë i Islamit janë fjalët dhe veprimet ([[synneti]]) e profetit [[Muhammedi|Muhamed]].
 
Ndjekësit e Islamit quhen [[myslimani|myslimanë]], që sot janë rreth 1,62 miliardë ose 23% e njerëzve,<ref name="pewmuslim4">{{cite web |url = http://www.pewforum.org/2011/01/27/the-future-of-the-global-muslim-population|title = Executive Summary|work = The Future of the Global Muslim Population|publisher = Pew Research Center|accessdate = 22 December 2011}}</ref><ref>{{cite web|url = http://features.pewforum.org/muslim-population/?sort=Pop2030|title = Table: Muslim Population by Country &#124; Pew Research Center's Religion & Public Life Project|publisher = Features.pewforum.org|date = 2011-01-27|accessdate = 2014-07-23}}</ref> duke e bërë kështu Islamin [[Lista e religjioneve sipas numrit të besimtarëve|fenë e dytë më të madhe]] për nga numri i ndjekësve, dhe sipas disa burimeve feja me rritjen më të shpejtë në botë.<ref>[http://www.pbs.org/empires/islam/faithtoday.html PBS - Islam: Empire of Faith - Faith - Islam Today].</ref><ref>{{cite web|url = http://www.usnews.com/news/religion/articles/2008/04/07/no-god-but-god|title = No God But God|author = Lippman, Thomas W.|authorlink = Thomas Lippman|publisher = [[U.S. News & World Report]]|date = 2008-04-07|accessdate = 2013-09-24}}</ref><ref>{{cite news|last1 = Burke|first1 = Daniel|title = The world's fastest-growing religion is ...|url = http://edition.cnn.com/2015/04/02/living/pew-study-religion/|accessdate = 18 April 2015|agency = CNN|date = April 4, 2015}}</ref>
Rreshti 8:
[[Muhameti|Muhamedi (a.s)]] ([[Gjuha arabe|arabisht:]] محمد = i lartë-lëvduari, i shumë-lëvduari) ka lindur rreth vitit 570 pas Krishtit si biri i një tregtari nga fisi i [[Kuraish-ët|kuraish-ëve]] në [[Mekka|Mekkë]], në [[Arabia Saudite|Arabinë Saudite]] të sotme. Sipas trashëgimisë islame, atij iu shfaq në moshën rreth 40 vjeçare për herë të parë [[Gabrieli (kryengjëlli)|kryengjëlli Gabriel]], i cili i diktoi në vazhdim të jetës së tij për vite me rradhë vargjet e [[Zbulesa|zbulesës]] hyjnore, [[Kurani]]n. Zbulesat e Muhametit u mblodhën dhe u kontrolluan vazhdimisht që gjatë kohës kur jetonte ai dhe së fundi, nën sundimin e [[Uthman ibn Affan-i]]t, i të tretit të të ashtuquajturve [[Kalifi|kalifëve]] legjitimë, u mblodhën e u [[Kanoni (fetar)|kanonizuan]]. Shpallja e mesazhit të një monoteizmi pa kompromise gjeti vetëm pak simpatizantë në Mekkën politeiste të asaj kohe, kështu që komuniteti i ri mysliman e pa veten të detyruar nën presionin e kundërshtarëve të braktisë Mekkën dhe të mërgojë në veri, në [[Yathrib-i|Yathrib]] (''sot [[Medina|Medinë]]''). Kjo ngjarje hyri në histori si ''[[Hixhreti|hixhra]]'' (ose ''hixhreti'') dhe u caktua me vendim të [[Kalifati|kalifit]] të dytë [[Umar ibn al-Chattab-i]]t si viti i parë i [[Era islame|erës islame]].<ref>Albrecht Noth: ''Früher Islam'' (''Islami i hershëm''). Në: Ulrich Haarmann (botues): ''Geschichte der arabischen Welt'' (''Historia e botës arabe''). C.H. Beck, 1991. f. 11</ref>
 
Në Yathrib filloi në këtë kohë karriera ushtarake dhe politike e profetit. Menjëherë pas mbërritjes në këtë oazë, Muhameti lidhi një kontratë aleance me banorët e atjeshëm, të ashtuquajturën "''[[Marrëveshja e Medinës|marrëveshjen e Medinës]]''".<ref>Për një përmbledhje të shkurtër të ''marrëveshjes së Medinës'' shih W. Montgomery Watt: ''Islamic Political Thought'' (''Mendimi politik islamik''). Edinburgh University Press, 1980. f. 4-6</ref> Më pas vijuan përballje ushtarake me kuraish-ët paganë: sulmimet e organizuara nga profeti mbi karvanët çuan në [[Beteja e Badr-it|betejën e Badr-it]], e cila u pasua nga ajo e [[Beteja e Uhud-it|Uhud-it]]. Si sulmi i madh i fundit nga ana e kuraish-ëve mbi Medinën ishte e aushtuquajtura [[beteja e llogoreve]].
 
Ndërkohë pati konflikte me tre fiset çifute më me rëndësi në Yathrib: [[banu kainuka-t]] dhe [[banu nadir-ët]] u përzunë nga ky oaz, ndërsa meshkujt e [[banu kuraiza-t|banu kuraiza-ve]] u ekzekutuan, pasuria e tyre u nda mes myslimanëve ndërsa gratë dhe fëmijët u shitën si skllevër.
 
Lufta e Muhametit dhe trupave të tij kundra kuraish-ëve dhe aleatëve të tyre çoi më 628 pas Kr. në një marrëveshje paqeje. Pas shkeljes së kësaj marëveshjeje nga ana e mekkanasve pasoi pushtimi i Mekkës më 630 pas Kr.<ref>''The Encyclopaedia of Islam''. New Edition. Brill, Leiden. Vol. 6, f. 147 ("Makka") : "A breach of the terms of this treaty by Meccan allies led to a great Muslim expedition against Mecca with some 10,000 men. The town was surrendered almost without a blow, and all the Meccans, except a handful who were guilty of specific offences against Muhammad or some Muslim, were assured their lives and property would be safe if they behaved honourably." (''Shkelja e kushteve të kësaj marrëveshjeje nga ana e aleatëve mekkanas, çoi në një ekspeditë me rreth dhjetëmijë vetë kundra Mekkës. Qyteti u dorëzua gati pa asnjë përpjekje dhe të gjithë mekkanasve, me përjashtim të një grusht prej tyre që ishin fajtorë për shkelje ndaj Muhametit si dhe ndonjë myslimani, iu premtua se do t'u sigurohej jeta dhe prona, në qoftë se do të silleshin hijshëm.'')</ref> Kur më 632 pas Kr. profeti vdiq, territori i zotërimit islamik shtrihej mbi të gjithë gadishullin arabik.<ref>Për një përmbledhje shih: W. Montgomery Watt: ''Muhammad at Medina'' (''Muhameti në Medinë''). Oxford University Press, 1962. f. 78-151; Elias Shoufani: ''Al-Ridda and the Muslim Conquest of Arabia'' (''Al-Ridda dhe pushtimi mysliman i Arabisë''). University of Toronto Press, 1973. f. 10-48</ref>
Rreshti 66:
Agjërimi (''[[Agjërimi|zaum-i]]'') mbahet çdo vit në muajin islamik të [[ramazani]]t. [[Kalendari islamik]] shtyhet çdo vit në krahasim me [[Kalendari gregorian|kalendarin gregorian]] 10 ditë. Agjërimi mbahet duke nisur nga kur fillon të zbardhë dita (kur arrin të „dallohet një fije e bardhë nga një fije e zezë“, sure 2, vargu 187), deri në perëndimin e plotë të diellit. Nuk hahet, nuk pihet, nuk pihet duhan, nuk bëhen marrëdhënie bashkëshortërore dhe ushtrohet të përmbajturit në sjellje.
 
Myslimanët preferojnë ta prishin agjërimin me një hurmë arabie dhe një gotë qumësht siç mendohet ta ketë bërë edhe profeti (a.s). Muaji agjërues i ramazanit përfundohet me festën e prishjes së agjërimit, bajramin (arabisht: ‏عيدعيد الفطر‎الفطر''Īd al-fitr''; turqisht ''bayram'').
 
==== Pelegrinazhi ====
Udhëtimin i [[Pelegrinazhi|pelegrinazhitpelegrinazhi]]t për në Mekkë, (''[[Haxhxhi|haxh-i]]'' arabisht: حج), i cili organizohet në muajin e fundit hënor [[Dhulhixhxhe|dhu l-hixha]] e ka për detyrë ta kryej çdo mysliman mundësisht të paktën një herë gjatë jetës për t'iu sjellë ndër të tjera shtatë herë përqark [[Qabeja|kaaba]]-s (''qabesë''). Kriteret më me rëndësi që e bëjnë atë të detyrueshëm janë ndër të tjera gjendja financiare dhe shëndetësore e tij. Kufizimet e detyrimit të pelegrinazhit sipas të të drejtës rituale bazohen në suren 3, vargu 97:
 
: ''„… Ndërsa njerëzit janë të detyruar ndaj zotit të bëjnë pelegrinazhin për tek shtëpia'' (qabeja), ''përderisa të gjejnë mundësinë për këtë …“''
Rreshti 124:
 
=== Harixhitët ===
[[Harixhitët]], të ashtuquajturit „të shpërngulurit“, të cilët kanë braktisur partinë e [[kalifi]]t të katërt [[Ali ibn Abi Talib-i|Ali ibn Abi Talib]], qenë ndjekësit e sektit më të vjetër fetar në islamin e shekullit të 7-të. Ata hidhnin poshtë si legjitimacionin e Aliut si kalif ashtu edhe të [[Uthman ibn Affan-i]]t. Levizja e tyre është shuar që nën kalifët e parë [[abbasidët|abbasidë]]. Dega e tyre kryesore është rryma më e vogël e islamit, [[ibaditët]]. Ata jetojnë sidomos në [[Omani|Oman]], në Saharanë [[Algjeria|algjerianealgjeria]]ne (''[[Mzabi|Mzab]]'') dhe në ishullin [[Tunizia|tuniziantunizia]]n [[Xherba]].
 
=== Sufizmi ===
Ashtu si gati të gjithë fetë ose rrymat fetare edhe feja islame ka një aspekt të brendshëm ([[Ezoterika|ezoterik]]) dhe një të jashtëm ([[Ekzoterika|ekzoterik]]). Dimensioni mistik i brendshëm i fesë islame është [[sufizmi]] (arabisht: تصوف = tazavuf). Aspekti i brendshëm quhet edhe ''[[tarika]]'', i jashtmi ''[[sheriati|shari'a]]''. Sipas kuptimit të sufive, këto dy aspekte janë të lidhur në mënyrë të pandashme me njëri-tjetrin. Si shembull përdoret simboli i një llampe vajguri: flaka e llampës simbolizon tarikën, pra esencën e fesë, e cila pa mbrojtjen e qelqit do të shuhej që me flladin e parë. Qelqi, dmth. mbështjellja, simbolizon shari’an, por që e cila pa flakë, (vetëm llampa), nuk do të kishte kuptim.
 
Nga grupet [[Puritanizmi|puritane]], si të vahhabitëve, sufit cilësohen shpesh si [[Heretik|heretikëheretik]]ë dhe prandaj hidhen poshtë ose madje përndiqen. Ndër të tjera kritikohen praktika fetare si [[dhikr-i]], e cila shoqërohet shpesh me muzikë dhe lëvizje të trupit (që nuk duhen parë si vallëzim); dëshira e sufive, për të provuar që në botën e këtejme një lidhje me zotin dhe fakti që për të përshkuar rrugën sufiste, duhet patjetër një mësues spiritual real: një ''[[sheik-u|sheik]]'' ose ''[[Valiu|vali]],'' në Afrikën perëmdimore të quajtur edhe ''[[marabout]].'' Këta udhërrëfyes fetarë hidhen poshtë nga ana e teologëve islamikë ortodoksë pasi në fenë islame nuk mund dhe nuk lejohet të ketë një ndërmjetës mes njeriut dhe zotit. Sufit vetë veç nuk e shikojnë sheikun si ndërmjetës por si dikë që i njeh vështirësitë e rrugës për tek zoti dhe që mund t'u japë të tjerëve dijenitë e tij.
 
=== Grupime të tjera ===
Rreshti 201:
''shih artikullin kryesor [[Bahai-tët]]''
 
Feja relativisht e re e [[Bahai-tët|bahai-tëve]] i plotëson në fakt kushtet e një feje libri ([[Fetë abrahamite|monoteizëm abrahamit]], profet, zbulesë e fiksuar me shkrim) – njeh madje pretendimin zbulesor të Muhametit dhe respekton kuranin por nuk pranohet si fe ''ahl al-kitab'' (fe libri) në botën islamike. Doktrina e bahai-tëve, e cila përshkrimet [[Eskatologjia|eskatologjike]] të kuranit nuk i lidh me marrjen fund materialisht të botës por me zbulesat pas-islamike të [[Babbab-i|bab-it]]t dhe [[Baha’u’llahbaha’u’llah-u|baha’u’llah-ut]]t, cilësohet nga shumë teologë myslimanë si [[Apostazia në fenë islame|apostazi]] (ردة ''ridda'') (''braktisje ose ndërrim feje''). Përveç akuzash të tjera, [[fatva]]-t sunnite e cilësojnë fenë bahaite si lëvizje e të pafeve ([[Qafiri|kuffār-ëve]]) të krijuar nga jo-myslimanë për të shthurur fenë islame.<ref>[http://www.scribd.com/doc/2511578/Refuting-the-Kaffir-Bahai-Movement-Fatwa Refuting the Kaffir Bahai Movement (Fatwa)]</ref>
 
Veçanërisht shumë ndiqen ata në Iranin shiit. Krye-[[Ajatollah|ajatollah-u]] [[Naser Makarem Shirazi]] i ka stigmatizuar (''damkosur'') bahai-tët si „të pafe luftarakë“ (''kofare harbi'') që lejohet të vriten. Deputeti i parlamentit iranian [[Mehdi Kuchaksadeh]] është i mendimit se bahai-tët „duken në fakt si njerëz por nuk janë njerëz“.<ref>Welt Online Debatte, Wahied Wahdat-Hagh: ''[http://debatte.welt.de/kolumnen/73/periskop/56462/iran+besorgniserregendes+urteil Iran. Besorgniserregendes Urteil]'' 18 Janar 2008</ref> Përkatësisht përndiqen bahaitët në Iran. Gjithashtu edhe në perëndim shiitët përpiqen t'i margjinalizojnë (''përjashtojnë'') bahai-tët.<ref>Spiegel Online, Alexander Schwabe: ''[http://www.spiegel.de/politik/deutschland/0,1518,483542,00.html Hamburger Schiiten grenzen Bahai aus (shiitët në Hamburg margjinalizojnë bahaitët)]'' 18 maj 2007</ref>