Kongresi i Lushnjes: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Removed invisible unicode characters + other fixes, removed: ‎ using AWB (12004)
Rreshti 13:
 
=== Zgjidhet Senati e qeveria ===
Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot [[Luigj Bumçi]]n, [[Mehmet Konica|Mehmet Konicën]] dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, [[Abdi Toptani]]n dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri [[Sulejman Delvina]]. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe [[Ahmet Zogu]], Ministër i Brendshëm, [[Mehmet Konica]], Ministër i Punëve të Jashtme, [[Hoxhë Kadria]], Ministër i Drejtësisë, [[Ndoc Çoba]], Ministër i Financave, [[Sotir Peci]], Ministër i Arsimit, [[Ali Riza Kolonja]], Ministër i Luftës, [[Eshref Frashëri]], Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe [[Idhomene Kosturi]], [[Skeda:Pas Kongresit.jpg‎jpg|thumb|300px|Pas mbledhjes 28 Janar]] Drejtor i Përgjithshëm i Postë-telegrafëve. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.
 
=== Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit ===
Rreshti 23:
Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:" Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu". Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza. Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë : "Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes". Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.
 
Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësoi shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime. Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri. Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve.
 
Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente anarkia me e plote : Kundër Qeverise se Ismail Qemalit në Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit në Durrës. Aventurieret e brendshëm menduan se gjeten shesh te bëjnë rrëmuje, ndërsa armiqtë e jashtëm, te pangopur me ato pjesë që kishin rrëmbyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim që ta copëtonin fare : Greket e shkretuan Toskërinë me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqipërinë e veriut, malazezet hyjnë në Shkodër mbas një qëndrese heroike te atij qyteti. Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin te shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër te forte për atë popull te vogël. Një princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha, zbriti në Durrës në mars te vitit 1914 dhe u shtrëngua te largohej në shtator te atij viti. Lëvizja e Rebeleve në Shqipërinë e mesme dhe vërsuljet e grekeve në Shqipërinë e jugut po e bënin te pamundur organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohe pëlcet Lufta e Pare Botërore dhe Shqipëria shkelet prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.