Pietro Marubbi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Removed invisible unicode characters + other fixes, removed: ‎ using AWB (12004)
Rreshti 1:
[[Skeda:Pjeter_Marubi.jpg‎jpg|thumb|right|Pjetër (Pietro) Marubi]]
 
'''Pietro (Pjetër) Marubi''' i lindur në [[Piacenza]] (lexo: Piaçenca) [[Italia|Itali]] më [[1834]] ishte fotografi i parë në [[Shqipëria|Shqipëri]] e [[Gadishulli Ballkanik|Ballkan]]. Ishte gjithashtu arkitekt, piktor e skulptor i aftë.
Rreshti 11:
«Qyteti kishte mir'prit' kráh'háp nji magjistar, qi ndezte flakë do pluhna dhe lângje e mândêj t'népte në dorë nji copë letër të trashë ku ishe pikrisht ti” - shkruenin kronikat (Qyteti kishte mirëpritur krahëhapur një magjistar, që ndizte flakë ca pluhura e lëngje e më pas të jipte në orë një copë letër të trashë ku ishe pikërisht ti). Filloi të fotografoi me procesin e kolodiumit të lëngët si në të gjithë Evropën, kryesisht njerëz të njohur, por edhe të panjohur të qytetit. Ndër fotografitë e kësaj periudhe është dhe ajo e kaçakut të njohur të krahinës, Hamza Kazazi (1858) 79 vjeçar, ky i fundit pozon i veshur me një kostum feste me fustanellë (pikërisht që paraqet kostumin tradicional të burrave shqiptarë shkodranë në një ditë feste) dhe një shpatë të gjatë dhe dy pistoleta varur në ije. Ky mësohet të jetë kontakti i parë i fotografit mjeshtër Marubi me botën shqiptare, me të cilën zë fill fotografia shqiptare. Sipas dëshmive të trashëgimtarëve Marubi fotoja e parë daton që më 1856, sipas dokumenteve të tyre. Por imazhi ó u fshi gjatë punës të fotografit, ó nuk ekziston sepse n'atë periudhë metodat imponin përdorimin e një xhami për shumë negativë. Zyrtarisht data e fillimit t'artit të fotografisë shqiptare është viti 1858, me foton e Hamz Kazazit. Tre vite më pas (1861), peizazhin e parë fotografik që paraqet Shkodrën dalëngadalë, Pietro Marubi nisi të përthithte mendësinë e shqiptarëve. Duke qenë edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale të Kishës Ortodokse të qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijëve të tyre në artet pamore. Një nga këta ishte dhe marangozi çam Arsen Idromeno që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kólë të studionte pikturë në [[Venezie]] (lexo Venecie) të [[Italia|Italis]]ë. Ndoshta artisti i njohur Kólë Idromeno është një dhuratë e madhe e Pjetër Marubit për kulturën tonë.
 
Me rritjen e namit, fjala u përhap. Organet e ndryshme botërore, revistat dhe gazetat lidhin kontrata. Ndërkohë, mjeshtri filon të dali nga atelieja e të fotografoi në natyrë subjekte shoqërore, por edhe historike. Kësaj periudhe i përkasin foto të tilla si shumë e njohura “Lypës në rrethinat e Shkodrës” (1875) me forcë të madhe shprehëse, si dhe “Portret gruaje” (1878) e “Cigania e vogël”. Me vlera të mëdha është dhe fotoja e Pietro Marubit që paraqet delegatët e Vilajetit e Lidhjes së Shkodrës në [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjen Prizrenit]] (1878) si dhe ajo që pasqyron Kryengritjen e [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]] (1876-1877). Me këto foto ai nis bashkëpunimin e gjatë me revista të njohura evropiane si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London News”, duke u bërë kësisoj fotoreporteri i parë në histori të fotografisë shqiptare. Fotot e Marubit mbi lëvizjet luftarake të shqiptarëve për liri, janë pothuaj vërsnike me ato që mbahen më të parat fotografi botërore të luftës si të anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Përmendim gjithashtu se ai ka realizuar fotografitë e para në [[Mali i Zi|Malin e Zi]] (1865). Kështu nuk është e rastit që fotografitë e kohës të Pietro Marubit, gjenden në shumë gazeta italiane dhe franceze te kohës. Aparatet e tij në fillim të veprimtarisë ishin prodhime franceze dhe gjermane me përmasa 30  cm me 40  cm. Shumë foto të tij janë shtypur edhe si kartolina postare që kërkoheshin nga të huajt për bukurinë dhe ekzotiken e tyre. Pietro Marubi, është nderuar edhe me një medalje arit (“Premiato con Medaglia d’Oro”) për fotografi, këtë e mësojmë nga një kartolinë, ku fatkeqësisht, nuk përcaktohet as data e as vendi i konkursit.
 
Studioja e tij u specializua jo vetëm në shërbime fotografike private (portrete të personave e familjeve), por në vitet ’70 Pietro bëri një shërbim si reporter për revistën italiane “Illustrazione Italiana" në vilajetin e Shkodrës. Qyteti shqiptar në veri të vendit, pranë maleve të larta që një krahinë së pari epike e disi autonome, ku këndoheshin epet dhe këngët e kreshnikeve legjendarë. Në një mjedis të tillë, Pietro Marubi pas disa vitesh qëndrimi në Shkodër, vetëquhet Pjetër Marubi, shkodran mes shkodranëve. Pjetri duke pasur shumë punë merr të parin ndihmës. Një djalosh si “djalë dyqani”, te birin e bahçevanit te shtëpisë së tij, [[Mati Kodheli]]n. I lindur me 1862, Matia është i mrekulluar nga puna e mjeshtrit Marubi, e kështu në këtë drejtim, ai kërkon të punësohet pranë mjeshtrit. Ky e dërgon për një kohë specializim ne [[Trieste]]. Më pas kthehet në Shkodër të punojë pranë Pjetër Marubit ku lidh miqësi të ngushtë me [[Kolë Idromeno]]n, por fatkeqësisht jeta për Mati Kodhelin është shumë e kursyer. Vetëm 21 vjeçar, Mati Kodheli mbyll sytë më 1881, por duke lënë një emër jo të paktë në atë që do të quhet dinasti e Marubëve, ato ishin fotografët e parapëlqyer nga të gjitha klasat shoqërore.
 
Emigroi në një vend ku askush nuk dinte të fotografonte. Shqipëria jetonte me kujtimet e së shkuarës. I ardhuri nga Italia duhej t’iu dukej si nga e ardhmja ; ai solli me vete edhe teknologjinë më moderne të fotove. Më pas i mjaftoi ta vendoste modernitetin përballë antikes dhe duke llogaritur saktësinë e parametrave të dritës e të kohës. Mbi lastrat të mbuluara me argjend dukeshin figurat, të cilat do të ishin më të përshtatshme si piktura, një variant i [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes]].<ref>[http://www.albanianews.it/turismo/viaggi/item/705-pietro-marubi-e-larte-della-fotografia-in-albania Arti i fotografisë në Shqipëri {{it}}]</ref> <ref>[http://www.albanianphotography.net/ Early Photography in Albania nga Robert Elsie {{en}}]</ref>
 
== Shih edhe ==