[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Removed invisible unicode characters + other fixes, removed: ‎ using AWB (12004)
pika
Rreshti 1:
Pika eshte ma e mira skeni nevoj me dite kush eshte ajo eshte e bukur e menqur e ma e mira
{{për përmirësim}}
[[Skeda:Plants.jpg|thumb|250px|Bimët]]
 
'''Bimët''' janë organizma të gjallë qe i përkasin mbretërisë '''Plantae'''. Ato përfshijnë organizma te njohur si pemët, [[perimet]], shkurret, barishtet, vreshtat dhe algat jeshile.Bimet i kemi te shumllojshme artificiale,kuruese,natyrore. Bimet jane gjithashtu shume te dobishme per njerezimin.Bimet jane gjallesa qe e sigurojne vete ushqimin me ane te procesit te fotosintezes.Ato jane shumeqelizore dhe kane qeliza eukariote.
 
== Qeliza bimore ==
[[Skeda:Plant cell structure-en.svg|thumb|323px|Struktura e qelizës bimore]]
 
'''Qeliza eukariote''' te këto qeliza bërthama rrethohet me dy membrana, po ashtu shume organele të qelizës rrethohen me membrana. Muri qelizor - shumica e qelizave bimore dhe kërpudhave janë të rrethuara nga muti qelizor, gjë që i dallon nga qelizat shtazore. Protoplasti është pjesa relativisht e gjallë e qelizës eukariote, përbehet nga membrana qelizore, e cila rrethon citoplazmën. bimet jene te rendesishme per jeten e njeriut.
 
Citoplazma është mjedis ujor ku ndodhen :
* rrjeti endoplazmatik
*aparati i golxhit
*mikrotubthat
*sferozomet (oleozomet)
*citoskeleti
*ribozomet
*mitokondritë
*plastidet
* bërthama
* vakuola.
 
'''Qeliza prokariote''' është karakteristike për bakteret dhe cianobakteret, gjallesa këto me moshë evolutive tre miliard vjet. Materialin gjenetik e kanë të vendosur në qendër të qelizës që quhet nukleoid, dhe nuk është i rrethuar nga membrana. Qelizat prokariote rrethohen nga muri qelizor që nuk përmban celulozë.
 
== Fara dhe bima ==
Fara eshte pjese e bimes e cila sherben per te mbjellur fryt. Ajo me shpesh qendet brenda ne fryt por edhe ne lule.
== Zhvillimi i embrionit dhe formimi i bimës ==
Kur në vezore ndodh fekondimi i vezës dhe formohet zigoti, ajo ndahet menjëherë në dy qeliza, njëra më e madhe e tjetra më e vogël. Më e madhja formon furnizuesin me ushqim të embrionit, e vogla formon embrionin. Ndarjet e para të kësaj të fundit ndodhin në të gjitha drejtimet derisa formohet një embrion me 16 qeliza. Në këtë pikë embrioni merr një formë zemre, pra polaritet, me një anë të thepisur që përfaqëson fillimin e rrënjëzës dhe anën tjetër të zgjeruar që përfaqëson formimin e boshtit embrional dhe kotiledoneve.
 
=== Morfologjia e Dikotiledoneve ===
Kërcelli është pjesë mbitokësore e bimës që vazhdon nga rrënja. Në pjesët e kërcellit janë të vendosura gjethet, lulet dhe frutat. Uji dhe materiet ushqyese që i merr bima përmes rrënjës përcillen nëpër kërcell, deri te gjethet dhe pjesë e tjera te saj.
 
==== Gjethet ====
Gjethet futen tek kërcelli nëpër nyje në mënyrë të rregullt : të alternuara, te kundërta, qerthullake, të përqafuara. Mes bazës së gjethes dhe kërcellit dallohet sqetulla gjethore ku ndodhet dhe ku gjendet një mbetje e meristemës së majës që merr emrin bule sqetullore, e cila mund të formojë një degë ose një lule. Zakonisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre bulave zhvillohet. Gjethet përbëhen nga [[baza e gjethes]], [[bishti]] dhe [[fletëza]].
 
==== Rrënja ====
Rrënja rrjedh nga rrënjëza embrionale dhe ruhet përgjithësisht gjatë gjithë jetës së bimës ; tipi më i përhapur është ai me një rrënjë kryesire nga e cila përhapen disa rrënjë anësore që nuk e kalojnë gjatësinë e kryesores. Rrënja ka një zonë meristematike, një zonë shtrirje dhe një zonë strukture parësore e cila është e dallueshme për shkak të qimeve rrënjësore. Në disa raste mund të formohen edhe rrënjë me origjinë nga kërcelli, nga gjethet dhe nga pjesët e vjetra të rrënjës. Këto mund të zhvillohen si pasojë e plagosjeve, traumave ose në organe që ndodhen larg bimës nënë. Një tjetër lloj morfologjie që vihet re tek dikotiledonet barishtore, tek bimët trëndafilte : gjethet janë të mbledhura në majë duke formuar një figurë si gonxhe trëndafili ; duket sikur kërcelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kërcelli i ka nyejt shumë afër më njëra tjetrën sepse ndërnyjet janë të pazhvilluara mirë, dhe gjethet mbeten të shtypura njëra mbi tjetrën.
Ai është ndër organet vegjetative të bimëve. Kërcelli shërben për qarkullimin e ujit dhe të lëndëve minerale të tretura nga rrënja. gjethet kane dhe kutikulen shtrese mbrojtese vajore. Rrenja merr poashtu dhe nga toka, dhe parandalon erozione te ndryshme. Perdoret si edhe per sherim, si mullaga e bardhe, rrenja e karrotes, valeriana etj.
Merr dhe rezervime te ushqimit si rrenja e karrotes.
Rethi i fierit eshte ipasur me bimesi.Kjo kushtezohet nga shumllojshmeria e formave te relievit,te mikroklimes.
 
==== Morfologjia e pemëve, shkurreve dhe bimëve kacavjerrëse ====
* Pemët i përkasin që të gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojnë raste të rralla që pemët i përkasin grupeve të tjera sistematike, si për shembull palmat. Karakteristika kryesore e një peme është masa e bollshme e indit drunor. Kjo do të thotë që pothuajse e gjithë bima përbëhet nga struktura dytësore që në bimët barishtore është e reduktuar ose mungon. Struktura e rrënjëve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemët, madje është thelbësore sepse përcakton rritjen në gjatësi. Dy indet kryesore të strukturës dytësore janë : barma dhe fellogjeni. Përveç masës drunore pema karakterizohet nga lloji i degëzimit. Në shumë pemë degët ndahen në [[makroblaste]] dhe [[brakiblaste]]. Pemët duke qenë bimë që jetojnë për vite të tëra kanë sythe të mirë organizuar për të kaluar stinët pa u dëmtuar. Kur afrohet dimri sythet flenë, që do të thotë që gjethëzat në ekstremet e majva shndërrohen në përule, marrin një pamje të lëkurezuar, vishen nga shtresë e trashë qimesh dhe lyejnë sipërfaqet e tyre me rrëshirë. Në pranverë përulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrënjëve mund të jetë pak a shumë i gjerë, varet nga bima dhe ambienti ku ajo jeton. Gjithsesi është gjithmonë goxha i shtrirë duke marrë parasysh pafundësinë e rrënjëve të holla që nuk duken sepse ngelen në tokë kur bima çrrënjoset. Jetëgjatësia e gjetheve varjon ; ekzistojnë bimët gjetherënëse, gjethet e të cilave jetojnë vetëm një stinë bimore. Bimë të tjera, të quajtura me gjelbërim të përhershëm, i ruajnë gjethet gjatë gjithë vitit. Këto zakonisht jetojnë më shumë se një stinë bimore, po edhe ato vdesin dhe zëvendësohen, vetëm kur gjethet e reja janë formuar plotësisht, prandaj pema nuk duket kurrë e zhveshur.
* Edhe [[shkurret]] dhe [[bimët kacavjerrëse]] janë Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi të madhe indi drunor por me përmasa më të vogla se pemët.
----
 
==== Shartimi ====
pos shumimit me far disa bim shumhohen me an te kercellit, te rrenjes e rralle me gjethe. Ky quhet shumimi vegjetativ shumimi vegjitativ mund te jet natyror dhe artificial. Menyra e veqant e shumimimit te bimeve është me anen e shartimit. Kopshtaret zakonisht shtojn druret dhe shkurret frutre me an e shartimit. Per kete qellim perdoret kalemat ose sytha e njr bime, qe vendosen mbinje bim tjeter me rrenje. Ky bashkim behet ndermjet bimeve qe kan afersi farefisnore. Sythat ose kalemat qe merren quhen bimshartese, ndersa bima ne te cilen vendosen keto quhen nenshartese. Mbishartesa merret prej bimeve me te mira dhe shatohet ne bim te egra. Keto bime merren si nenshartesa, sepse kane nje qendrushmeri me te madhe ndaj kushteve te pavolitshme. Shartimi kryhet ne menyra te ndryshme.
 
== Ciklet jetësore ==
Me këtë term përcaktohet historia e jetës së një organizmi, që nga lindja, që vjen nga një akt riprodhues, deri në vdekje. Në bazë të jetëgjatësisë së një bime dallohen : [[bimët njëvjeçare]], [[bimët dyvjeçare]] dhe [[bimët shumëvjeçare]].
 
== Përshtatjet ==
Rrënjët, kërcenjtë dhe gjethet mund të pësojnë ndryshime aq të mëdha sa të bëhen të padallueshme. Një shembull mund të jetë ai i rrushkullit që mban mbi vete një kërcell me disa shtrirje fletezore që duken si gjethe, por që në të vërtetë janë kërcenj të shtypur që kanë funksionin e gjetheve. Kërcelli mund të transformohet në gjemba me funksion mbrojtës, ose në loze që shërbejnë për tu kacavjerrë. Të gjitha këto organe të sipërpërmendura janë organe homologe, sepse megjithëse kanë pamje të ndryshme, janë modifikime të të njëjtit organ. Përshtatje të tilla mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrënjët, të cilat mund të bëhen gjemba e loze. Në këtë rast flasim për organe analoge sepse megjithëse kanë morfologji të ngjashme kanë origjina të ndryshme, duke u formuar disa nga kërcenjtë e disa nga gjethet. Ndonjëherë në ekzemplare qe i përkasin specieve të ndryshme, nga ana sistematike larg njëra tjetrës, ndodhin përshtatje të të njëjtit lloj, që përcaktohen nga rrethana ekologjike të ngjashme.
 
=== Zhardhokët ===
Një shembull modifikimi është zhardhoku, i cili është modifikimi me qëllim rezerimin e një organi e si rrjedhojë formimin e një sasie të madhe parenkime rezerve. Zhardhoku për antonomazi është [[patatja]] ku ky modifikim prek disa nyje dhe ndërnyje të kërcellit nëntokësor. Tek nyejt janë të pranishme disa katafile, gjethe rudimentare që bien herët dhe që i lëne të zbuluar sythet sqetullore, të quajtur sy.
 
=== Rizomat ===
Janë kërcinj teresisht nëntokësore te zhardhokuar që zhvillohen horizontalisht në territor duke ndenjur gjithnjë goxha thelle nëntoke. Gjethet janë të shndërruar në katafila të vogla të futura tek nyejt. Në sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga të cilat mund të zhvillohen filizat. Po tek nyejt por në anën e poshtme gjenden rrënjët. Zakonisht në fillim të sezonit bimor, sythi i majës zhvillon një fidan të drejtë që del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma vazhdon të rritet nëntoke nëpërmjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majës nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore që çelin gjethe e lule.
 
=== Bulbet ===
Modifikim ku ndodh një zhardhokim i gjetheve dhe kërcellit. Kjo strukture tipike për Monokotiledonët përbehet nga një kërcell i shkurtuar, për shkak të mungesës së zhvillimit të ndernyjeve, quhet zemër, çon lart sythin e majës dhe ne baze disa rrënje. Tek nyejt futen katafilat.
 
=== Gjembat ===
Gjethet dhe kërcenjte mund të transformohen në gjemba si pasoje e klimës se ashpër dhe thatësisë. Gjembezimi i rrënjës është i veçante dhe vihen re në disa palma.
 
=== Lozet ===
Lozet janë tipike për ato bime kërcelli i te cilave nuk është aq i fuqishëm sa te mund ti mbaje ne këmbe, duke qenë se zhvillohet shumë në gjatësi e pak në diametër. Në disa bime transformohet në loze pjesa fundore e kërcellit, ne disa të tjera i gjithë kërcelli. Lozet rrënjore shërben për te fiksuar bimën shumë fort pas mbështetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund të transformohen në loze.
 
=== Heteromorfizmi ===
Shfaqet kur kërcelli dhe gjethet kane forma të ndryshme ne të njëjtin individ. Një rast heteromorfizmi janë stolonët : kërcell i shkurtuar nga ku nisin disa kërcenj te gjate e te holle. Kane si funksion përhapjen e species. Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrënjës quhet heterorizi.
 
= Struktura anatomike e bimës =
Kercelli sherben per te transportar kriperat minerale dhe lendet ushqyese ai i shperndan der te gjethia ne maje te bimes edhe pastaj i shperndan ne te gjithe bimen atehere kercelli sherben si nje transportues per ushqimin e bimes pra kjo do te thote qe pema e prodhon vete ushqimin'' pra kercelli ben nje pune shume te madhe tek bima''
 
=== [[Rrënja]] ===
Rrenjet janë shfaqur gjatë procesit historik te kalimit te bimeve nga mënyra e jetese ne toke.
Të bimet me lule rrenja shfaret qe ne embrionin e fares. Prej saj zhvillohet rrenja kryesore dhe rrenjet anesore.
Të gjethe shqiponja apo tek urthi (Hedera helix), vihen re edhe disa rrenje ajrore qe nuk kanë lidhje me rrenjet e vërteta. Këto rrënje qe lindin nga kërcelli ose hjethet quhen rrënje mitake.
Të gjithë rrenjet e një bime formijne sistemin rrënjor te saj.
Kur rrënja kryesore është me e zhvilluar se rrenjet anësore, atëherë sistemi rrënjor quhet boshtor. Kur rrënja kryesore zhvillohet njelloj me rrenjet anësore, atëherë siastemi rrënjor quhet xhufkor.
 
Ne prerjen gjatesore te një rrenje vihen re katër zona.
1 - maja e rrenjes me qeliza meristematike
2 - zona e rritjes qe ndodhet mbi majen e rrenjes.
3 - zona e qimeve thithese
4 - zona percjellese.
 
Të bimet dythelbore dhe te shumë bime njethelbore, indet perberese te rrenjes vendosen ne tre shtresa bashkeqendrore(ko
 
Temperaturat mesatare shumëvjeçare të ajrit
Temperaturat minimale e maksimale absolute
Temperatura e tokës
Sipas ndikimit te temperaturave në jetën e bimëve ato klasifikohën në:
 
Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik,
Temperatura Optimale,
Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik.
Me temperatura të pragut të minimumit biologjik, kuptojmë ate vlerë temperature kur bima fillon proceset foziologjike të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Me temperatura optimale, kuptojmë atë interval temperature, kur rritja dhe zhvillimi i tyre bëhet krejtësisht normale. Temperatura optimale e rritjes dhe e zhvillimit të bimëve, është e ndryshme në varësi të llojeve dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Ajo lekundet nga 24 - 280C. Në kushtet e temperaturave optimale dhe të faktorëve të tjerë si: drita diellore, uji, ajri, etj, bimët sintetizojne më tepër lëndë organike, që d.m.th. më shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohës dhe më shumë prodhim frutash e gjethesh e me cilësi për njësi të sipërfaqes. Me temperatura të pragut të maksimumit biologjik,kuptojmë ato temperatura kur vlerat e të cilave nëqoftëse vazhdojnë të rriten më tej, bimëve i’u fillon t’ju shkaktohen shqetesime fiziologjike. Kjo ndikon në frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Në përgjithësi tëmperatura e pragut te maksimumit biologjik për shumicën e pemëve frutore është deri në 350C. Por tek arroret kjo është më pak deri në 28 0C. Një rëndësi praktike për kultivimin kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë: a) Shuma e temperaturave efektive dhe b) Shuma e temperaturave aktive. Shuma e temperaturave efektive(Tef). Kjo vlerë gjëndet nga diferenca temperaturave mesatare të një periudhë të marrë në analize, me vlerën e temperatures së minimumit biologjik të një bimë të dhënë, dhe kjo diference shumëzohet me numrin e ditëve të periudhës së vegjetacionit. Kjo vlerë përcaktohet me anë të barazimit: Tef = (Tmes - Tmb) x n, ku: Tef - është shuma e temperaturave efektive, Tmes - është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhënë; Tmb - është temperatura e minimumit biologjik në të cilën bima fillon rritjen e saj dhe n është periudha vegjetative që shprehet në numër ditësh. Në bazë të kësaj përllogaritjeje, mund të ndërtohet një grafik i tillë, i cili ndihmon të përcaktohen pragjet e fillimit dhe të mbarimit të temperaturave efektive të një zonë të caktuar. Shuma e temperaturave aktive (Ta). Kjo vlerë përfaqeson shumën progresive te temperaturave mesatare ditore mbi pragun e minimumit biologjik (Pmb). P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare e një ditë të caktuar (Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 25 0C, atëhere vlera Temperatura Aktive Ditore (Tad), e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet sipas barazimit: Tad = Tmd - Pmb. Ndërsa vlera e Shumës së Temperaturave Aktive (Tak), gjëndet duke mbledhur vlerat e temperaturave aktive ditore të ditës së parë, të dytë dhe kështu me radhë të gjithë ditët (n) e periudhës së kultivimit të bimëve në një zonë të caktuar. Vlera e Tak, e gjetur sipas barazimit: Tak = Tad1 + Tad2 + … + Tadn-1 + Tadn (d1; d2; d3;….dn); ku d1; d2; etj, janë dita e parë e dytë e me radhë. Sipas studimeve të bera është vërtetuar se bimët frutore gjatë një periudhë vegjetative kërkon një shume temperaturash aktive mbi 120C, në vlerën totale rreth 2400- 26000C, të cilët janë të ndryshme për llojet e bimëve dhe stadet e ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta. Temperaturat e larta në mbi 350C, ndikojnë ne tharjen e lagështirës ajrore dhe gojezat e gjetheve duke tentuar te realizojnë një vetëfreskim me anë të procesit te transpiracionit, humbasin shumë ujë dhe në temperaturat mbi 400C, gjethet kalojnë ne vyshkje. Vyshkja mund të jetë e përkohshme dhe e përhershme. Vyshkja e përkohshme kalon shpejt nëse temperaturat e mbasditës fillojnë dhe ulën dhe nëse toka ka vlagën e duhur. Nëse lagështira e duhur në tokë mungon, atëhere edhe pse temperaturat e mbasditës ulën, përsëri gjethet nuk e marrin vetën. Ky proces shoqërohet me përkeqësimin e bimës. Për të mbrojtur vetën, bimët në fillim bëjnë rrëzimin e parakohshem të frutave që akoma nuk janë pjekur, nëse frutat janë në fazën e pjekjes, atëhere cilësia e tyre është shumë e ulet (më pak lëng, pak sheqer dhe të tjera komponentë ushqimore). Gjethet kanë pak ardhangi/ lagështirë dhe sasia e prodhimit dhe cilësia ushqimore bie ndjeshem. Nëse thatesira dhe tëmperaturat e larta vazhdojne, atëhere do të bien edhe gjethet. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave te uleta.Nëse gjatë Pranverës temperaturat e ajrit zbresin papritur ne -1 deri në -1,5 0C (nën zero), atëhere sythet e çelura (me lule ose me gjethe) dëmtohen rendë. Nëse gjatë periudhës së qetësisë dimërore, temperaturat e uleta zbresin më poshtë se vlerat përkatëse te rezistencës, atëhere në fillim fillojnë të dëmtohen sythat, pastaj degëzat njëvjeçare e më pas gradualisht në ato dy vjeçare e me radhë. Me qëllim që efekti dëmtues i bimëve frutore te ulet ne minimumin e mundshem, rëndësi ka që plantacioneve te trajtohen me një serë masash agroteknike, ku disa nga këto janë: i) Është shumë e rëndësishme të aplikohet një sistem i kombinuar plehrimi (NPK). Kjo shërbën që sythat, degëzat te kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe në dimër të kenë hyrë në gjëndje te “pjekur”. ii) Te zbatohet një sistem ujitje pa e tepruar me qëllim që në fazat e fundit te vegjetacionit, të mos stimulohet vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e filizave të rinj. iii) Te merren masa për një sistem të mirë kullimi (sistemi i drenazhimit është më i përsosur), etj.
 
= Indet bimore =
== Indet meristematike ==
Një mënyre për të klasifikuar këto inde është grupimi i tyre në bazë të vendndodhjes së tyre në bime ; kështu dallojmë [[meristemat e majës]] që ndodhen në maje të kërcellit dhe rrënjës, [[meristemat anësore]] që ndodhen paralel me sipërfaqen e organeve ku gjenden dhe [[meristemat e ndërmjetme]]. Por ekziston dhe një klasifikim që i ndan në meristema paresore, ato që e kanë prejardhjen të drejtpërdrejte nga qelizat meristematike te embrionit, dhe në meristema dytësore, ato qe vijnë nga qelizat tashme të rritura por që përvetësojnë veti meristematike.Kemi edhe indet krijuese ose (meristematike),qelizat e te cilëve, duke u ndarë e diferencuar, japin meterial për krijimin e indeve të tjera.Po ashtu kemi edhe indet e rrituraose përfundimtare,qelizat e te cilave e kanë humbur aftësinë ndarëse dhe e marrin formën përfundimtare në varësi të funksionit që kryejnë.
 
== Indet e rritura ==
E kane prejardhjen nga diferencimi i indeve meristematike, kanë qeliza goxha më të mëdha se ato të indeve meristematike. Kjo sjell që citoplazme përqendrohet afër murit si një shtrese e holle. Muri, pak a shumë i shpështë, varet nga indi në ind, shfaq gjithmonë përvec murit parësor edhe një dytësor. Në disa inde si tek tapa apo tek druri në fazën e rrijes citoplazma përthithet krejtësisht prandaj qelizat kanë vetëm mur. Qelizat që kanë vetëm mur quhen qeliza të vdekura.
 
=== Sistemi thelbësor ===
==== Indet parenkimatike ====
Është indi më i përhapur në bimë dhe nga ana morfologjike me pak i diferencuari. Ky ind kryen të gjitha aktivitetet metabolike : që nga fotosinteza, deri tek rezervimi, frymëmarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithë molekulave te tjera të nevojshme për jetën e bimës. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion mbështetës për kërcej apo gjethe të përmasave të vogla apo organeve të reja. Hapësirat qelizore të këtij indi lejojnë ajrosjen, pra shkëmbimet e gazrave ne bime. Gjethet janë të ndërtuara kryesisht nga parenkima ; organet e rezervimit, endosperma e farave, rrënjët etj përbehen kryeshit nga indi parenkimatik. Indi parenkimatik mund ta ketë prejardhjen si nga meristemat e majës ashtu nga ato anësore. Qelizat parenkimatike kanë mur celulozo-pektik zakonisht jo shumë të shpështë, një vakuol te madh qendror që zë rreth 90 % te vellimit qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe përgjegjëse për aktivitetin metabolik të qelizes. Shpesh janë të pranishme hapësira qelizore shumë të zhvilluara aq sa mund të formojnë boshllëqe, sic vihet re në disa lloje gjethesh. Ne baze të aktivitetit fiziologjik që kryejnë, dallohen disa [[tipe parenkime]].
Indet e rritura ndahen në: inde mbrojtëse(mbuluese),inde parenkimore(themelore),inde mekanike(mbështetëse), inde përquese(transportuese) dhe inde sekretore(tahitëse).
 
=== Sistemi mekanik ===
Sistemit thelbësor i bashkëngjiten elemente mekanike që kanë funksion mbështetesh si [[kolenkima]] e cila është parenkime me mure të trashura dhe [[sklerenkima]] e cila ka një funksion mbështetesh më të spikatur me murra shumë te shpeshta e të drurezuar. Funksioni i tyre është ti bëjnë te mundur bimës qëndrimin ne këmbe dhe pasjen e një forme te caktuar. Ne bimët tokësore, ku rritja e qelizes nuk është e jaftueshme, pranija e këtyre indeve siguron aktivitetin normal jetësor te bimës. Ato shmangin që humbjet e e tepërta te ujit, sic ndodh shpesh gjatë verës, të vyshkin organet.
 
=== Sistemi përcjellës ===
Përbehet nga inde që kanë si detyre të transportojnë ujin, jonet dhe molekulat organike në pjesë të ndryshme te bimës. Transportimi i ujit dhe joneve organike fillon nga rrënja ku përthithen, vazhdon në pjesët ajrore te bimës, ndërsa substancat organike që përpunohen në gjethe shpërndahen neper të gjithë bimën. Përgjithësisht uji dhe kripërat sillen nga [[ksilema|indi drunore ose ksilema]], nga rrënja drejt gjetheve, ndërsa lendet e përpunuara, te transportuara nga [[floema|indi shoshor ose floema]], nga gjethet në pjesët e tjera të bimës, ku përdoren ose magazinohen. Si druri dhe shosha janë inde qe përbehen nga shumë qeliza.
 
=== Sistemi tegumental ===
Janë inde mbrojtës që veshin gjithë sipërfaqen e jashtme të bimës dhe që rregullojnë shkëmbimet e gazrave mes ambienteve të brendshëm e të jashtëm. Këto inde mbrojnë bimën nga tharja, nga veprimi i agjenteve atmosferike dhe nga sulmet e paraziteve. Në sistemin tegumnetal bëjnë pjese indet që veshën pjesën ajrore te bimës ([[epiderma (botanikë)|epiderma]] dhe [[tapa]]) dhe indet e rrënjës ([[rizoderma]], [[ekzoderma]] dhe [[endoderma]]).
 
=== Strukturat sekretuese ===
Në të kaluarën është debatuar mbi rendësine e këtyre substancave qe quhen metabolite dytësore ; nëse këto ishin jashtëqitje të bimës apo sekrecione. Momentalisht mendohet që janë sekrecione që prodhohen enkas nga bima për të tërhequr insektet për polenizimin ose për të mbrojtur nga kashet barngrenese, ose si reagim ndaj një sulmi parazitar. Këto lende sekretohen nga citoplazma dhe zakonisht mblidhen në vakuole, sic ndodh për shumë alkaloide etj. Por në shumë raste metabolitet dytësore prodhohen, vecohen dhe mblidhen në disa struktura të veçanta që quhen struktura sekretuese. Duhet nënvizuar që zakonisht sekretimi nuk ndërtohet vetëm nga një përbërje, por nga disa, madje me natyra të ndryshme midis tyre. Sekretimi mund të përbëhet nga metabolite dytësore por dhe nga produkte të metabolizmit parësor ose nga lende të cilat bima i ka me teprice. Si për shembull nektaret që çlirojnë polisakaride. Nga ana citologjike qelizat sekretuese paraqesin invaginime të shumta të membranës qelizore për të rritur sipërfaqen e saj të jashtme dhe lehtësoje sekretimin.
hffgghk hf
 
== Bimët mishngrënëse ==
Bimët mishngrënëse mund ta kryejnë fotosintezën, por jetojnë ne zona shume te varfera me kripra minerale,vecanerisht me ato te azotit.per kete arye gjethet e tyre jane shendruar ne organe kapese dhe tretese te kandrave dhe kafsheve te tjera te vogla, prej te cilave nxjerrin lenden ushqyese.
 
== Album ==
<center><gallery widths="180px" heights="120px" perrow="3">
File:Borassus flabellifer.jpg|[[Borassus flabellifer]]
File:GntTaatiFruit.jpg|The fruits of Palmyra Palm tree, [[Borassus flabellifer]] (locally called Thaati Munjelu) sold in a market at Guntur, India.
File:Turmericroot.jpg|Turmeric rhizome
File:Starr 050407-6233 Ipomoea batatas.jpg|Sweet potato, ''Ipomoea batatas'', Maui Nui Botanical Garden
File:Pandan wangi.JPG|''Pandanus amaryllifolius''
File:California Papaya ID.jpg|California Papaya
File:Papaya sunset.jpg|''Carica papaya'', cultivar 'Sunset'
File:Prepared lemon grass.JPG|''Cymbopogon citratus'', lemon grass, oil grass
File:Bangkuang 070612-056 stgd.jpg|''Pachyrhizus erosus'' bulb-root. Situgede, Bogor, West Java, Indonesia.
File:KIKU brak-ontree.JPG|Fuji (apple)
File:SauropusAndrogynus.jpg|Sprouting shoots of ''Sauropus androgynus''
File:Ilaneer.jpg|''Cocos nucifera''
[...]
</gallery></center>
 
== Siko edhe ==
 
[[Lista e bimëve]]
 
[[Kategoria:Bimë]]
[[Kategoria:Gjallesa]]