Ndryshimi mes inspektimeve të "Gjuha japoneze"

9 bytes removed ,  4 vjet më parë
rregullim i sintaksës
v (→‎Lidhje të jashtme: All info is kept in Wikidata, removed: {{Link FA|ro}} (2) using AWB (10903))
(rregullim i sintaksës)
==== Përdorimi i titujve ====
 
Japonishtja është një gjuhë shumë formale. Zakonisht, si në jetën e përditshme ashtu edhe në institucionet zyrtare, titujt dhe nderimet përdoren gjerësisht kudo. Nderimet shprehen me anë të titujve që vendosen mbrapa emrit të individit. Për shembull në se një personi në gjuhën shqipe do t’i referoheshim thjeshtë me emrin X, në Japoni do të bëhej diçka e tillë si ''X-san, X-kun, X-sensei'' e të tjerë. Pra siç shihet titujt vendosen prapa emrit. Duke theksuar këtë gjë kemi në mendje që titujt nuk mund të dalin kurrë në fillim të emrit. Në se një person do i drejtohej një personi tjetër pa këto nderime ajo do të tregonte që lidhja mes dy personave është shumë e ngushtë sepse një komunikim i tillë me një person të pa njohur ose pak të njohur do të ishte turp dhe do mund të shkaktonte keqkuptime midis dy, tre ose më shumë individëve.
 
Një sjellje e tillë (pra rasti kur nuk përdoren nderimet) do të vlerësohej me fjalën ''yobisute (呼び捨て)'' dhe siç u tha më parë kjo do vlerësohej si ofendim dhe si mungesë kulture. Titujt pavarësisht se përdoren gjerësisht, nuk kanë ndonjë vlerë në se përdoren brenda gjirit të familjes. Është i diskutueshëm fakti në se personat brenda një grupi i drejtohen njëri tjetrit me tituj, por dihet se zakonisht ata ose ato përdorin kundrejt njëri tjetrit titullin ''–san,'' që është njëkohësisht një nga titujt më të përdorur në shoqërinë japoneze. Por asnjëherë dikush brenda grupit shoqëror nuk i drejtohet me tituj dikujt që nuk është aty për momentin, pavarësisht se ky i fundit mund të jetë i moshuar, më i lartë në pozitë e të tjerë. Kjo gjë vlen edhe në punë. Një pastruese e thjeshtë duhet t’i drejtohet gjithmonë drejtorit me titullin përkatës kur ai është i pranishëm, por në se ai nuk është i pranishëm thjeshtë emri i individit do mjaftonte.
 
Brenda grupit X nuk është i pranishëm: ''X''
 
 
Punëtor i një kompanie i drejtohet drejtorit: ''Konichiwa X –sama.
''X është një emër çfarëdo.''
 
Titujt gjithashtu e humbin rëndësinë e tyre kur bëhet fjalë për një figurë të shquar historike dhe përdoren radhë për një person me grada ushtarake (kjo varet dhe nga vlerësimi që ka një person rreth atij njeriu si edhe kush është ai që po dëgjon këtë vlerësim).
 
Titujt gjithashtu e humbin rëndësinë e tyre kur bëhet fjalë për një figurë të shquar historike dhe përdoren radhë për një person me grada ushtarake (kjo varet dhe nga vlerësimi që ka një person rreth atij njeriu si edhe kush është ai që po dëgjon këtë vlerësim).
 
Nga gjithë kjo që thamë, shumë të huaj që nuk i dinë këto rregulla, nuk gjykohen nga popullsia vendase dhe mos përdorimi i titujve është i lejuar.
 
* '''San'''(さん) është titulli nderi më i përdorur në Japoni, dhe duke marrë parasysh ndryshimin e madh midis shqipes dhe japonishtes, do mund të përkthehej zotëri, zonjë, zonjushë. Përdorimi i tij i gjerë ka si arsye përdorimin e titullit –san edhe për ushqime të ndryshme. Në Japoni çdokush që kryen një profesion (nuk ka rëndësi se çfarë profesioni kryen) mund të marrë titullin –san. Gjithashtu ky titull përdoret për personat që janë në krye të një kompanie zyrtare dhe emri i tyre në vende publike shkruhet ''X–san.''
* '''Senpai'''(先輩) përdoret nga studentët për t’ju drejtuar studentëve që janë në klasat më të avancuara por mund të përdoret edhe në kompani të ndryshme për të treguar personat që janë më të vjetër në punë ose që personat që janë më të ngritur në pozitë.
 
* '''Senpai'''(先輩) përdoret nga studentët për t’ju drejtuar studentëve që janë në klasat më të avancuara por mund të përdoret edhe në kompani të ndryshme për të treguar personat që janë më të vjetër në punë ose që personat që janë më të ngritur në pozitë.
 
* '''Kōhai'''(後輩) është e kundërta e Senpai-t. Studentët e mëdhenj e përdorin ketë titull për t’ju drejtuar studentëve më të rinj dhe mund të përdoret në vende pune gjithashtu. Në raste të shumta përdorimi i kësaj fjale konsiderohet ofendues dhe nuk është e këshilluar të përdoret. Kōhai në një përkthim të përafërt do të merrte kuptimin i sapo ardhur, ai që ka ardhur në fund ose ai që është më i ri (por kjo është e diskutueshme).
 
* '''Sensei''' (先生) përdoret për t’ju drejtuar personave që kanë një status ose pozitë të lartë në shoqëri si mësuesit, mjekët, avokatët, ushtarakët me grada të larta etj. Mundësisht këtë emër mund ta marrin edhe artistë të ndryshëm si këngëtarë, piktorë etj. Titulli ''–sensei'' përdoret për të treguar respekt për dikë që ka “arritur diku” me punën e tij. Gjithashtu titulli sensei mund të përdoret edhe ndryshe. Një qëllim i tij mund të jetë përdorimi në mënyrë ironike ose për të bërë sarkazëm me dikë që “e meriton” atë titull.
 
* '''Shi''' (氏) përdoret në shumicën e rasteve në gjuhën e shkruar por mund të përdoret edhe në gjuhën e folur për t’ju drejtuar dikujt që njihet nga fama e tij ose saj, por që biseduesi nuk e ka takuar më parë. Pra si shembull, në se dikush në rrugë do të donte të merrte një autograf nga dikush që është i njohur por që nuk e ka takuar më parë, i drejtohet atij ose asaj me këtë titull. ''-shi'' përdoret nëpër gazeta ose nga komentues lajmesh për t’ju drejtuar një personi në fjalë. Gjithashtu në artikuj gazetash si edhe në dokumentet legale preferohet përdorimi i këtij titulli. ''-shi'' përdoret në mënyrë shumë formale për sa i përket gjuhës së folur. Pasi emri i personit që mban këtë titull është bërë i qartë, ky titull mund të përdoret edhe vetëm, kjo për sa kohë që ka vetëm një person në bashkëbisedim.