[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 9:
<blockquote>''«Inflacion do të thotë rritje e sasisë të parasë e kartëmonedhave në qarkullim dhe e sasisë së depozitave bankare subjekt kontrolli. Por sot përdoret termi "inflacion" për t'iu referuar fenomenit që është një pasojë e pashmangshme e inflacionit, prirja e rritjes së të gjitha çmimeve dhe rrogave. Rezultati i këtij konfuzioni të pafalshëm është se nuk më një term për të treguar shkakun e kësaj rritje çmimesh dhe rrogash. Nuk ka më asnjë fjalë për të treguar fenomenin që, derimëtani, ka qenë emërtuar inflacion. Si pasojë asnjë nuk shqetësohet për inflacionin në kuptimin tradicional të termit.»'' <small>[[Ludwig von Mises]]</small></blockquote>
 
Sipas [[Shkolla Austriake |shkollës Austriake të ekonomisë]] termi "inflacion" nuk do të thotë rritje e përgjithshme e [[Çmimi|çmimeve]], por rritje e masës monetare në qarkullim në [[Tregu|treg]]. Sipas ekonomistëve të shkollës autriake - një minorancë sot në qarqet ekonomike - rritja e çmimeve është vetëm një nga pasojat e inflacionit monetar, që do të thotë ai proces i krijuar nga një politikë monetare ekspansioniste (zgjeruese) e [[Banka qendrore|bankës qendrore]], nëpërmjet të cilës më shumë para në qarkullim bën që [[monedha]] të humbasi vlerë, duke krijuar në mënyrë të pashmangshme edhe një rritje të çmimeve. Duke ndjekur këtë arsyetim rritja e çmimeve në [[Eurozona|zonën euro]] dhe në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës]] mund të kuptohet fare mirë si një pasojë natyrore e rritjes së agregateve monetare, në mënyrë të veçantë e indikatorit M3.
 
Duke u nisur nga të tilla baza shkolla Austriake e ekonomisë kritikon sistemin aktual monetar që bazohet mbi monedhën ligjore ''(fiat money)'' duke folur edhe për mashtrim, duke qenë se e dorëzon të drejtën e inflacionimit të monedhës sipas dëshirës, në duart e bankave qendore, duke krijuar humbje të fuqisë blerëse, rritje të çmimeve, dhe ciklet ekonomike. Në kundërshti me sistemin aktual, ekonomistët e shkollës Austriake propozojnë rikthimin në një sistem monedhe-mall, si për shembull, një sistem të bazuar mbi [[Floriri|floririnfloriri]]n, apo një sistem ku çdo banke apo end financiar të jetë i lirë të emetojë në mënyrë provate valutën e vet në konkurrencëë me instiitute apo entitet të tjera financiare, siç edhe ka shkruar ekonomisti [[Friedrich Hayek]], fitues i çmimit Nobel në Ekonomi.
 
== Llojet e inflacionit ==