[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Qeverisja''' është tërësia e veprimeve logjik brenda një [[organi]] a [[subjekti]] në pajtueshmëri me vetit e tyre dhe të rrethit. Ku si organ e subjekt mund të jenë struktura të ndryshme organike në kuptimin biologjik dhe më gjerë. Varësisht nga veprimet e ndërmarra dhe zbatimi i tyre nga strukturat përbërëse të organit edhe pajtueshmëria e gjitha këtyre proceseve me rrethin, flitet për një qeverisje pozitive dhe negative.
 
Në shkencat ekonomike Qeverisje ([[Gjuha angleze|angl.:]] Governance) përshkruhet si: përshkrimi i rolit e personave që janë të autorizuar për mbikëqyrje, kontroll dhe drejtimin e një subjekti. Ata që janë të ngarkuar me qeverisje zakonisht janë përgjegjës për të siguruar që subjekti i arrin objektivat e tij, raportimin financiar dhe raportimin në palët e interesuara. Ata që janë të ngarkuar me qeverisje përfshijnë menaxhimin vetëm kur ai kryen funksione të tilla.
Rreshti 7:
Ndryshe prej qeverisë, qeverisja është një kuptim më i gjerë sesa qeveria. Qeverisja shtrihet në “tri hallka” ose degëzime, të cilat “janë të pranishme në të gjitha sistemet”.
Në teori ndeshen shumë definicione të qeverisjes. A Lerner, me qeverisje nënkupton “efektin në objektin, i cili e përmirëson funksionimin ose zhvillimin e tij dhe i cili është zgjidhur nga një numër më i madh efektesh të mundshme, në bazë të informacioneve që janë në dispozicion”. I njëjti autor, duke e përpunuar më thellë nocionin e qeverisjes, atë e përkufizon edhe si “proces i cili e bën të mundshëm që ai objekt (sistem) të ruhet, me gjithë ndryshimet e vazhdueshme të kushteve, ndikimeve të jashtme e të ngjashme”. Mjedisi bën ndikim të pandërprerë “në sistem”. E kundërta ndodh me qeverisjen. Ajo “iu kundërvihet ndikimeve destruktive të mjedisit, ruan ose shton organizimin, siguron funksionimin dhe zhvillimin e sistemit ose riprodhimin e tij, megjithëse mjedisi në të cilin ekziston dhe ndikimet e tij ndryshojnë”.
 
Ndërsa, kur bëhet fjalë për qeverisjen “në ndonjë sistem të caktuar”, nënkuptohen “një varg aksionesh me të cilat realizohet qëllimi i caktuar”. Shqyrtimet për qeverisjen kanë marrë përmasa të mëdha, qoftë në gjerësi, qoftë në thellësi, dhe përfshijnë elementet dhe çështjet që i referohen: së pari, organizimit të qeverisjes; së dyti, funksionimit të qeverisjes dhe, së treti, kontrollit të punës së organeve dhe organizatave në sistemin e qeverisjes. Të vështruara veç e veç dhe të gjitha bashkërisht, këto tri fusha të shqyrtimeve, në të vërtetë, për disa teoricienë kanë shërbyer si shkas që shqyrtimet mbi qeverisjen “t’i ngrenë” në shkallë të një disipline ose shkence, që është emërtuar si shkencë mbi qeverisjen. Ithtarët e këtij projekti nuk kanë “ndeshur në vështirësi” për të përcaktuar objektin e studimit të saj, nga fakti se pikërisht organizimi