Dallime mes rishikimeve të "Tigani"

51 bytes removed ,  5 vjet më parë
rregullim i sintaksës
(Faqe e re: '''Tigani''' është një mjet kuzhine që shërben për gatim. Në përgjithësi tiganët përdoren mbi sobë, por disa lloje tiganësh, të quajtur tiganë rezistues ndaj...)
 
(rregullim i sintaksës)
'''Tigani''' është një mjet [[Kuzhina|kuzhine]] që shërben për gatim. Në përgjithësi tiganët përdoren mbi sobë, por disa lloje tiganësh, të quajtur tiganë rezistues ndaj nxehtësisë, mund të futen edhe në furrë, për të përfunduar [[Gatimi|gatimingatimi]]n. Format dhe madhësitë e tiganëve janë të ndryshme, në varësi të funksionit specifik për të cilin janë krijuar. Disa tiganë janë me faqe të cekëta, të tjerë i kanë faqet anësore më të larta, për të rritur kapacitetin e mbajtjes së lëngjeve por edhe për të mos lejuar përbërësit që të dalin gjatë gatimit. Gjithashtu, tiganët dallohen në tiganë me fund të rëndë dhe tiganë të zakonshëm, ku këta të fundit nuk janë po aq të përshtatshëm për gatime që kërkojnë përhapje të njëtrajtshme të nxehtësisë.
 
== Përdorimi ==
 
Në kuzhinë tiganët mund të përdoren për gatime të shpejta, si në rastin e [[Sotimi|sotimitsotimi]]t ose fërgimit të peshkut, si dhe për gatime relativisht më të gjata, si p.sh., gatimi i [[Orizi|orizitorizi]]t, i një gjelle të shpejtë ose fërgimi i ngadaltë dhe me pak lëng i një përbërësi të caktuar. Gatimet e gjata kryhen në mjete më të posaçme, të cilat mund të konsiderohen diku në mes të llojit të tiganit dhe [[Tenxherja|tenxheres]].
 
== Llojet e tiganëve ==
Në rastin e sotimit, tigani vajohet lehtë, nxehet mirë dhe përdoret gjatë gjithë kohës pa u mbuluar me kapak. Tigani preferohet të jetë me fund të rëndë, për të shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme temperaturën, dhe jongjitës, sidomos në rastin e produkteve delikate dhe ku është përdorur pak yndyrë.
 
Fërgimi në tigan përdor më tepër yndyrë, mund të përdoret me ose pa kapak dhe për periudha më të gjata sesa sotimi.
 
Bërja e [[Omëleta|omëletaveomëleta]]ve kërkon një kontroll të mirë të temperaturës dhe kohës së gatimit në tigan, për shkak të vetë natyrës së brishtë të produktit bazë ([[Veza|vezëve]]) dhe tigani në këtë rast ka shumë rëndësi që të jetë i cilësisë së lartë. Kur ai është jongijtës lyerja me vaj është e domosdoshme, për të shmangur ngjitjen, ndërsa kontrolli i kthimit ose sheshimit të vezëve kërkon që ai të jetë me bazament të mirë dhe bisht të qëndrueshëm.
 
== Materialet e përdorur për prodhimin e tiganëve ==
 
Tiganët e përdorur në kuzhinë mund të jenë prej [[Çeliku|çeliku]] të zi, çeliku të pandryshkshëm, [[Hekuri|hekuri]], [[Bakri|bakri]], [[Giza|gize]] etj.
 
== Dallimi mes tiganëve dhe tenxhereve ==