[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 20:
}}
 
'''Kuçova''' është një qytet në [[Shqipërinë]] e Mesme por është edhe qendra kryesore e [[Rrethi i Kuçovës|rrethin e Kuçovës]].<ref>Gjithashtu ky informacion është marre nga faqja zyrtare e qytetit te Kuçovës https://www.facebook.com/qytetikucoves</ref>
 
== Historia ==
Rreshti 37:
 
== Gjeografia ==
Përpara viteve [[1990]]-te Kuçova bënte pjesë në rrethin e Beratit. Sot paraqitet si rreth me vete dhe kufizohet nga Berati në jug, Elbasani në veri dhe Lushnja në veri-perëndim. Kjo zonë ka një reliev kodrinor-fushor, klime mesdhetare me verë të nxehte dhe të thatë, dimër të ftohtë. Ky qytet ka arritur shifrën rekord në Shqipëri për temperaturën më të larte të regjistruar me 44,4 &nbsp;°C në korrik [[1986]]. Në përgjithësi mbizotërojnë dherat e buta të kafenjta, të përshtatshme për kultivimin e shumë kulturave bujqësore (si të lashtat ashtu edhe shume drurë frutore veçanërisht ullishtë dhe vreshtat). Përshkohet nga lumi Devoll, në veri-perëndim në afërsi të fshatit Kozare.
 
== Demografia ==
Rreshti 53:
Sot ky komunitet ka komoditetin të realizoje nevojat për shërbimet e komunikimit nëpërmjet Internetit dhe telefonisë fikse dhe celulare.
Kuçova lindi si qytet i naftëtarëve dhe si i tille njihet deri në ditët e sotme. Ekonomia në vitet e kaluara ishte e bazuar tek burimet naftëmbajtëse dhe në funksion të tyre u ngritën dhe ndërmarrje si Uzina Mekanike e Naftës, Shpim Kërkimi, Shpim Shfrytëzimi etj, që punësonin një numër të konsiderueshëm punëtoresh.
 
Sot këto ndërmarrje kanë një numër të kufizuar punëtoresh dhe ekonomia është e mbështetur tek prona private dhe nga të ardhurat e emigranteve.
 
== Kultura ==
Në jug të Kuçovës, më pak se 3 &nbsp;km nga qendra e qytetit, në fshatin '''[[Perondi]]''' gjendet një nga '''kishat më të vjetra''', për të mos thënë më e vjetra në Ballkan akoma në këmbë. Ndërtimi i takon '''shek. të X''' dhe është një shprehje tipike e '''arkitekturës bizantine''' të veprave të kultit, ku në muratorë kombinohet guri me terrakotën dhe ku volumet modeste kompensohen me pasurinë e elementëve arkitekturore.
 
Pikërisht në skajin e kundërt, në veri-perëndim të qytetit, por këtë radhë diçka më larg se kisha e parë, pra rreth 6 &nbsp;km, në vendin e quajtur '''Salc-Kozare ndodhet një kishë''' tjetër e denjë për të qenë objekt admirimi për vizitorët. I takon një kohe më të vonshme, por gjithashtu një shembull i shkëlqyer i arkitekturës së '''shek. XVII''', e kishës me hajat të jashtëm dhe me një navatë të bollshme, në krye të së cilës është edhe ikonostasi prej druri, vepër e shquar e mjeshtërve shqiptarë të kohës.
 
== Sport ==
Sporti ne Kuçove përfaqësohet vetëm nga futbolli. Ekipi i futbollit i qytetit është KF Naftëtari. KF Naftëtari është themeluar ne vitin 1945 dhe për here te pare ne Kategorinë e Pare (sot e quajtur Superliga) ka luajtur ne vitin 1946, kategori ne te cilën nuk është ngjitur prej me shume se 20 vjetësh. Ne sezonin 2009-2010 ekipi luan ne [http://en.wikipedia.org/wiki/Kategoria_e_dyte Kategorinë e Dyte]. Trajner aktual i ekipit është SOFOKLI VASILI. Stadiumi i ekipit mban emrin e ish futbollistit te shquar te këtij qyteti Bashkim Sulejmani. Kapaciteti i tij është 5.000 vende.
 
Para viteve 1990 ekzistonte edhe një ekip volejbolli për vajza qe përfaqësohej shume mire ne rang kombëtar.
 
== Politika ==
Rreshti 97:
* Por Kuçova ka qënë edhe mjaft artdashëse. Ajo, investoi, u krijoi hapësirën, zhvilloi veprimtarinë më intensive dhe më të gjërë në fushën e artit dhe të kulturës në vend, duke i dhënë kësaj fushe artistë të shquar si Gaqo Çakon, Vangjo Kostën, Agim Shuken, Burhan Spahiu, Donika Mingën etj etj, por formoi dhe i bëri muzikantë të shquar Tonin Rrotën, Zef Lekën, të apasionuarin e muzikës dhe punës me fëmijët Koço Korçarin dhe Nito Lalën, që sëbashku edhe me muzikantë të tjerë, e çuan me sukses disa herë Kuçovën në skenat e mëdha.
 
Kjo është historia e naftëtarëve të Kuçovës dhe qytetit të tyre, të cilën duhet ta njohin të gjithë të rinjtë jo vetëm këtu në Kuçovë. Me të, duhet të mburret edhe gjithë vendi sidomos në periudhën e sotme që ka nevojë pikërisht për ringjalljen e këtyre vlerave të profesionalizmit të lartë, të arsimdashjes, të artdashjes dhe mbi të gjitha të dashurisë për vendin dhe patriotizmin e spikatur të kuçovarëve.
 
Unë jam i nderuar që nga shumë e shumë shokë të mij kuçovare, më është dhënë rasti të përmend këto vlera të rralla të Kuçovës dhe naftëtarëve të saj, të përkulem me respekt para kësaj tradite shembullore dhe unike dhe jam krenar që jam rritur këtu midis Jush. Ju siguroj se edhe në emër të Bashkimit Shqiptar të Gjeoshkencëtarëve dhe Inxhinierëve dhe Fakultettit të Gjeologjisë, do të bëjmë gjithçka mundim që Kuçova të nderohet dhe respektohet sa më gjerë.
Rreshti 103:
Me rastin e 70 vjetorit të NNN Kuçovë
 
Prof. Dr. Gjergji FOTO
 
Tiranë, 12 Shtator 2003