Nexhip bej Draga: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Nexhip bej Draga''' ([[1868]]-[[1921]]), ishte deputet i Vilajetit të Kosovës në Mexhlisin Osman, dhe senator në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, veprimtar i gjallë politik për të drejtat kombëtare shqiptare të fillim shekullit XX.
 
== Jeta ==
Rreshti 20:
Propagandat e huaja bënë që edhe deputetët shqiptarë në Parlament të ndaheshin në dy taborë, në të ashtuquajtur nga të huajt: “Latinashë” dhe ‘Arabistë”. Në grupin e parë ishin 10 përkatësisht 11 deputetë, kurse në grupin e dytë ishin 14 përkatësisht 13 deputetë. Midis “Latinashëve” ndër më aktivët u dëshmuan [[Hasan Prishtina|Hasan bej Prishtina]] dhe Nexhip be Draga.
Pas shumë përpjekjeve të Hasan be Prishtinës dhe të Nexhip bej Dragës gjuha shqipe u fut në “Darul Maulim” (Shkolla Normale) të Shkupit, në “Idadinë” (gjimnazin) dhe në Shkollën Edukative “Meçteb-i- Edeb” të Shkupit. Në këto shkolla shqipen e ligjëronin dy rilindësit dhe publicistët e shquar pejanë: [[Bedri Pejani|Bedri Be Pejani]] dhe [[Salih Gjuka|Salih Gjukë Dukagjini]]. “Në Shkup u vendos me msue giuhen shqype me shkrola t’veta” – do të konstatojë “Bashkimi” i Shkodrës, më 6 shkurt 1910. Ministri i arsimit të Turqisë, i provokuar dhe i nxitur nga propagandat e huaja dhe nga një pjesë e ulemasë dhe krerëve islam fanatikë, me 23 janar 1910, lëshoi urdhnesën qe “gjuha shqipe në të gjitha shkollat në brendi të Vilajetit të jepet vetëm me shkronjat arabe”.
 
Kjo urdhnesë u dha, akoma, fuqi qarqeve reaksionare anti¬sh¬qiptare në shumë vise të vilajetit të Kosovës. Më 28 janar 1910 në Kaçanik u organizua një miting kundër alfabetit latin dhe kundër Nexhip bej Dragës. Në miting u kërkua të mbyllen të gjitha shkollat shqipe ku mësohej e shkruhen me Alfabetin latin. Kurse vetëm pak ditë më vonë, nga shkollat shqipe të Gjilanit do të ndoqën dy mësues të mësimit shqip.