Pulti (krahinë): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Roboti: Duke korrigjuar ridrejtimet
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Krahina e Pultit''' gjeografikisht sot përmblidhet: Qafë Thanë, Qafa e Bishkasit, Qafa e Malit të Shoshit e Qafa e Boshit.
 
Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapsirën: Në Veri deri në [[Plava|Plavë]], në Lindje deri në kufi me [[Prizreni]]n dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel, në Jug deri në kufi me [[Lezha|Lezhën]], dhe në Përëndim, perfshi luginen e [[Cemi]]t.
 
== Prejardhja e emrit dhe etnografia ==
Rreshti 19:
 
Vendosja e kësaj popullsie u bë në mënyrë paqësore dhe pa luftë, ka mundësi se shkaku pse nuk u bë luftë ishte për arsye se të dy palët ishin luftëtarë kundër armikut të përbashkët, “pushtusi osman”.
Banorët e rinjë sollën traditat dhe zakonet e tyre dhe emrin Dukagjin, dhe mes të tjerave sollën edhe kanunin e Lek Dukagjinit. Kjo popullsi nuk u shkri me popullsinë malësore vëndase por, ruajti traditat dhe zakonet e veta dhe formoj një krahinë etnografike në vete, në zemër të Malësisë, duke e ndarë atë në dy pjesë: 9 male në perëndim, të cilat u quajtën Malësia e Madhe dhe 3 male në lindje, të cilat u quajtën Malësia e Vogël (Malësia e Gjakovës).
 
Disa albanolog të huaj (Reinboldi, Hani, etj) të cilët nuk u thelluan në fenomenin e zhvillimit të ngjarjeve, nuk morën me mënd se si mund të ishte Malësia e Madhe larg asaj të Voglës dhe me një krahinë tjetër etnografike në mes të tyre, prandaj emrin Malësi e Vogël e vune mbi Dukagjinin, duke bashkuar Malësinë e Madhe me Malësinë e Vogël (Dukagjinin). Me këtë bënë një gabim të madh. Popullsia e Dukagjinit i ruajti traditat e veta, nuk e quan vëndin e tij “Malësi”dhe veten “malësor”. Prandaj vëndosja e emertimit “Malësi e Vogël” mbi Dukagjin është krej arbitrare.