Historia e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 80:
::'''''Artikull''' : '''[[Organizimi shtetëror dhe jeta politike]]'''''
 
Kur [[Perandoria Romake]] u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin [[395]], trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]]. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet [[491]] deri në vitet [[565]]) ishin me prejardhje ilire: [[Anastasi I]], [[Justini I]] dhe perandori më i njohur i Bizantit [[Justiniani I]].
 
Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin [[461]]), Iliria vuajti bastisjet shkatërruese të [[Visigotët|visigotëve]], [[Hunët|hunëve]] dhe [[Ostrogotët|ostrogotëve]]. Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë u derdhën nëpër Ballkan, u shfaqën [[Sllavët]]. Midis shekullit VI dhe VII ata u ngujuan në trevat ilire dhe vazhduan të asimilojnë fiset ilire pak a shumë ku ndodhet tani [[Sllovenia]], [[Kroacia]], [[Bosnja dhe Hercegovina]] dhe [[Serbia]]. Fiset ilire të jugut, megjithatë, përfshi dhe Shqipërinë e sotme iu shmangën asimilimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare.
Rreshti 141:
[[Skeda:Balkan-Halbinsel (Doppelseitige Farbkarte).jpg|thumb|250px|Kufijtë në Ballkan 1878-1912]]
{{kryesor|Rilindja Kombëtare}}
Nga mesi i shekullit të XIX-të [[Perandoria Osmane]] ishte në grahmat e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare, bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhën në [[Prizreni|Prizren]], një qytet i [[Kosova|Kosovës]], në vitin [[1878]] dhe krijuan [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjen Shqiptare të Prizrenit]]. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politik dhe atë kulturor. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohë të ndara ndër katër [[Vilajeti|Vilajete]]: Vilajetin e [[Kosova|Kosovës]], [[Shkodra|Shkodrës]], [[Manastiri]]t dhe [[Janina|Janinës]] - në një shtet vetqeverisës nën kuadrin e [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. Së dyti, nisi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës shqiptare. Në vijë me programin e dytë, në vitin [[1908]] udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e [[Manastiri (Qyteti)|Manastirit]] (tani [[Maqedonia|Maqedoni]]) dhe përshtatën dy alfabete kombëtarë. Të dy alfabetet bazoheshin në shkrimin latin, të cilët zëvendësuan alfabetet e tjera në përdorim në atë kohë, dhe që përfshinin alfabetin arab (për myslimanët), atë grek (për ortodoksët) dhe atë latin (për katolikët) që ishin deri në atë kohë në përdorim. Alfabeti që përdoret sot rëndom ndër shqiptarë është njeri prej alfabetëve zyrtarë të hartuar nga ky Kongres.
 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga Perandoria Osmane në vitin [[1881]]. Qëllimi i fuqive evropiane ishte të pengonte krijimin e një shteti me shumicë absolute myslimane në zemër të Evropës. Fuqitë evropiane e justifikuan këtë presion me gjoja alarmimin e Portës së Lartë nga synimi i fuqishëm kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare. Megjthkëtë, lidhja mbeti [[Simboli|simbol]] i zgjimit dhe aspiratave kombëtare të shqiptareve të kudondodhur dhe idetë e qëllimet e saj ushqyen përpjekjet për pavarësi kombëtare të katër Vilajeteve shqiptare.
Rreshti 151:
== Pavarësia e Shqipërisë ==
=== Krijimi i shtetit të ri ===
Pak kohë pas mundjes së osmanëve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në [[Londër]] një konferencë ambasadorësh të [[Fuqitë e Mëdha|Fuqive të Mëdha]] (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi çështjet e ngritura nga lufta në Ballkan. Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra dakord të krijohej një shtet i pavarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk e njohën gjërësisht realitetin demografik dhe u dorëzuan serbëve Vilajetin e gjërë të [[Kosovë]]s dhe në lindje pjesën më të madhe të Vilajetit të Manastirit, përfishi Shkupin, Ohrin, Manastirin, ndërsa në jug, [[Greqi]]së iu dha pjesa më e madhe e Vilajetit të [[Janinë]]s, përfshirë vetë qytetin e [[Janinë]]s dhe gjithë [[Çamëri]]në, njohur ndryshe si Epiri i Jugut me qendër në Lumin Thíamis. Këto cungime të trevave shqiptare iu shtuan atyre të aneksuara nga Mali i Zi të zonave të Ulqinit, Podgoricës, Kotorrit, Plavës dhe Gucisë.
 
Shumëkush dyshoi nëse shteti i ri do të ishte funksional me pothuajse dy të tretat e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, duke qene se këto treva ishin nga më prodhimtaret në bujqësi dhe blegtori. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 30.000 banorë të deklaruar me kombësi greke u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks - rreth 20 përqind të popullsisë - si grekë, duke pretenduar se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë, pakicat greke, çame dhe kosovare mbeten temat më shqetësuese në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.
Rreshti 157:
Fuqitë e Mëdha i imponuan shtetit të ri shqiptar një princ gjerman, [[Wilhelm von Wied]] (Vilhelm Vid), si kusht për ekzistencën e tij. Vilhelmi Vidi mbërriti në Shqipëri në mars 1914. Mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saj si dhe mungesa e popullaritetit të tij ndër shqiptarë, përzier me ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]], e detyruan atë të braktiste Shqipërinë vetëm gjashtë muaj më pas. Lufta që vijoi e zhyti vendin në një krizë të re ndërkaq që ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar, i mbetur pa udhëheqje qendrore politike dhe ekonomike, për shkak të pushtimit të ri, e pllakosi vendin në kaos. Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar [[1919]] - 21 Janar [[1920]] zhvilluar pas [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]], shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës [[Woodrow Wilson]], i cili kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.
 
Një kongres kombëtar, u mbajt në [[Lushnjë]] më 28 Janar 1920, për të shpallur hapur konsolidimin e themeleve të shtetit shqiptar dhe për të hedhur bazat e qeverisë së re, akt ky nëpërmjet të cilit burrat e shtetit shqiptar e provuan veten të aftë për të qeverisur vendin në kundërshtim me pretendimet e fuqive të mëdha. Kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, zgjodhi Këshillin e Lartë prej katër anëtarësh [[Luigj Bumçi[[]]n, [[Aqif Pashë Elbasani]]n, [[Abdi Toptani]]n dhe [[Mihal Turtulli]]n, emëroi qeverinë me kryeministër [[Sulejman Delvina|Sulejman Delvinën]] dhe zgjodhi Senatin. Si rezultat i përpjekjeve të shquara të patriotëve të kombit, në dhjetor 1920 Shqipëria, këtë herë me mbështetjen e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës.
 
=== Konsolidimi i shtetit shqiptar ===
Rreshti 163:
[[File:Map of Albania during WWII-SQ.png|thumb|right|200px|Shqipëria në 1939-1944]]
 
Në fillim të viteve 1920 shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare. I pari, përbehej prej shtresës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, pronarë të mëdhenj tokash, intelektualë të shkolluar jashtë vendit, iniciatorë të lëvizjes për bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe aktorë kryesorë politikë dhe ekonomikë në Shpalljen e Pavarësisë. Ndër ta numëroheshin Vlorajt, Vrionasit, Biçakçinjtë, Toptanasit, Vërlacët, Këlcyrajt, etj.. Ky grupim politik dhe ekonomik përfaqësonte forcat tradicionaliste shqiptare dhe synonte modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve Perëndimore, ndërkaq që orintimi i tyre politik qe thellësisht i djathtë. Në mes të tyre shquhej për ambicjen e tij dhe [[Ahmet Zogu]], një pronar i vogël fisnor nga [[rrethi i Matit]], i shkolluar në Stamboll dhe Austri.
 
Grupi i dytë përbëhej nga tregtarë progresistë dhe politikanë me prirje demokratike të kohës, të cilët synonin gjithashtu modernizimin e Shqipërisë sipas standardeve Perëndimore, ndërkaq që orientimi i tyre politik qe i majtë. Ky grupim udhëhiqej prej [[Fan Stilian Noli]]t, një peshkop [[ortodoks]] i edukuar në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës]]. Këto forca politike, të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin natyrën kontradiktore të politikës shqiptare në fund të [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]].
Rreshti 169:
Në periudhën midis vitit [[1920]] dhe [[1924]] forcat liberale (të majta) u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin [[1924]] një kryengritje popullore e detyroi [[Ahmet Zogu]]n të largohej nga Shqipëria për në [[Jugosllavi]]. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re shqipatare, Noli iu përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infrastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Ky program hasi kundërshtimin e klasës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, të cilët nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit. Gjithashtu, qeveria e Nolit nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombëtar në ndihmë të saj. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i [[Lenini]]t. Si pasojë, qeveria e Nolit u konsideruar tepër e majtë dhe përfundimisht një eksperiment në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve qeveria e Nolit ra dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën zemërgjerë të Ushtrisë Jugosllave.
 
Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I, Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit tronditi gjithë klasën politike shqiptare, përshi dhe Zogun. Tashmë ish bërë e qartë se nëse Shqipëria duhej të bënte përpara atëherë duheshin ndërmarrë reforma domethënëse. Si rezultat, Zogu qe i suksesshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave fillore dhe të mesme.
 
Këto reforma u interpretuan nga qarqe të ndryshme si skllavërim kombëtar pasi sigurimi i të ardhurave financiare për to dhe modeli i tyre ish kryesisht Italia. Financimet dhe traktatet e shumta që Zogu ndërmori me qeverinë fashiste të [[Benito Mussolini|Mussolinit]] shpesh u interpretuan si orvatje për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni Italiane. Ndërkaq, interpretime të tjera të historiografisë hedhin dritë mbi fatkin se shumë nga reformat e modernizimit të ndërmarra prej Zogut qenë lëvizje të detyruara të tij për t'i shpëtuar kolonizimit real të Shqipërisë nga Italia, plan ky i shpallur haptas prej saj që para rënies së [[Perandorisë Osmane]]. Një ndër faktet që e ndihmon këtë interpretim është largimi i Zogut nga vendi më 1939, vit në të cilin Italia fashiste pushton Shqipërinë. Zogu fillimisht u largua për në [[Greqi]] më pas në [[Egjipt]] e më pas për në [[Francë]] ku dhe ndërroi jetë.
 
Ligjërisht Shqipëria e Zogut ish një monarki kushtetuese dhe parlamenti i Shqipërisë i përfaqësonte të dyja forcat kryesore politike, tradicionalistët e djathtë dhe progresitët e majtë. Ndërkaq, baza mbështetëse e autoritetit të Zogut ishin bejlerët dhe pashallaët e zonave qendrore dhe jugore dhe bajraktarët e veriut. I mbështetur në këtë rrjet, i siguruar nga ndihmat financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr nga oficerë të huaj, Zogu solli stabilitet në Shqipëri. Ai vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori hapa shumë të guximshëm në modernizimin e jetës shoqërore të vendit.
 
Zogu dështoi në zgjidhjen e promblemit të reformës agrare. Ai importonte drithra në shuma të kosiderueshme, por sidoqoftë mungesa e të ardhurave dhe e aktivitetit të shtresës së fshatarësë detyroi një pjesë të saj të emigronte jashtë shtetit. Për më tepër Zogu u kufizoi shtetasve të tij të drejtat qytetare, fetare dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të shpeshta ndaj regjimit të tij. Në betejën kundër korrupsionit shtetëror nuk u tregua i vendosur ndërkaq që qe i ashpër me një pjesë së opozitës politike. Zogu neglizhoi në masë të konsiderueshme krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste në Shqipëri edhe pse elementi komunist nuk qe burimor për vendin. Ndërkaq, elementi komunist u përdor si armë për të luftuar dhe përçarë stabilitetin e vendit.
Rreshti 186:
Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e sëmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmorën një program radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në [[Vlorë]] më [[1912]].
Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në [[1967]]. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]]. [[Socializmi]] nën udhëheqjen e [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]] u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të [[kanuni]]t, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes.
 
Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78).Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist.
 
Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i [[Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit]], i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si [[Xhamia e Ethem Beut]] në qëndër të [[Tiranë]]s.
Rreshti 194:
=== Rënia e komunizmit ===
 
Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, [[Ramiz Alia]], u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin [[1989]], shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.
 
Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqërinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e [[Partia Demokratike|Partisë Demokratike]] solli në fuqi [[Sali Berisha|Sali Berishën]], presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej fillimit të viteve 20-të.
Rreshti 200:
Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesëmarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten.
 
Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, [[OKB]] dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë [[Rexhep Mejdani]] u zgjodh President i ri i Shqipërisë.
 
Në [[1999]] vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në [[Kosovë]].
Rreshti 209:
== Lidhje të jashtme ==
 
{{Stampa:Evropa-hist}}
 
[[Kategoria:H istoria e Shqipërisë| ]]
{{Stampa:Evropa-hist}}
 
[[Kategoria:H istoria e Shqipërisë| ]]
[[Kategoria:Shqipëri]]
[[Kategoria:Histori]]