Theodhor Kavaljoti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
→‎top: rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
'''Theodhor Kavaljoti''' ([[1718]]-[[1797]]) ka qenë filozof iluminist shqiptar me origjinë arumune. Lindi dhe vdiq në Voskopojë, ku zhvilloi edhe veprimtarinë e tij pedagogjike e letrare. U emërua mësues më 1743 e më pas drejtor i shkollës së Voskopojës ([[1746]]), e cila më [[1750]] mori emrin [[Akademia e Re]]. Nga veprat e hartuara prej tij si tekste shkolle janë ruajtur dorëshkrimet greqisht “Logjika” (1743), “Fizika” ([[1752]]) dhe “Metafizika” ([[1767]]). Më [[1770]] botoi në Venedik librin "Protopiria" që përfshin edhe një fjalor trigjuhësh: greqisht, sllavisht dhe shqip me 1770 fjalë.
 
Mendimi filozofik i tij u formua nën ndikimin e filozfisë së V. Domodosit, M. Antrakitit dhe dualizmit të R. Dekartit. Karakteristikë themelore e botëkuptimit të tij filozofik është dualizmi. Përmbajtja e filozofisë së Theodhor Kavaljotit është dhënë në veprën e tij “Fizika”, në të cilën vendin kryesor e zë doktrina mbi qenien, mbi materien.
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria: Filozofë]]
[[Kategoria: Shekulli XVIII]]