Columbia (South Carolina): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 43:
'''Columbia''' (shqiptohet Kol'umbia) është kryeqytet dhe qyteti më i madh i shtetit amerikan të [[South Carolina|Karolinës së Jugut]]. Popullsia e qytetit në vitin 2008 ishte 127.029 banorë. Columbia është qendra Rrethit Riçland, por një pjesë e qytetit zgjerohet në Rrethin e Leksingtonit. Qyteti është qendra e një zone metropolitane prej 728.063 banorësh. Emri i qytetit vjen nga një sinonim poetik për Amerikën, që rrjedh nga emri i [[Kristofor Kolombi]]t.
 
Qyteti ndodhet rreth 21km21 km në veriperëndim të qendrës gjeografike të Karolinës së Jugut, dhe është qyteti kryesor i rajonit Midlands të shtetit. Ajo shtrihet në bashkimin e lumit Saluda dhe lumit Broad, të cilat bashkohen në Columbia për të formuar lumin Congaree. Në Columbia ndodhet Universiteti i Karolinës së Jugut, universiteti më i madh në shtet. Në 1860, në qytet u mbajt Konventa e shkëputjes së Karolinës së Jugut nga Federata, e cila shënoi largimin e shtetit të parë nga Federata në ngjarjet që çuan në Luftën Civile.
 
CNNMoney.com e ka renditur Columbian si një nga 25 vendet më të mira të SHBA-së për të jetuar pas daljes në pension dhe [[US News & World Report]] e ka renditur si qytetin e 6-të në listën "Vendet më të mira të Amerikës të përballueshme për të jetuar pas daljes në pension" të vitit 2009.
Rreshti 60:
Vendi u zgjodh si kryeqytet i ri i shtetit në vitin 1786, për shkak të vendndodhjes në qendër të shtetit. Legjislatura e shtetit të parë u mblodh atje në vitin 1790. Pasi mbeti nën qeverinë e drejtpërdrejtë të legjislativit për dy dekadat e para të ekzistencës së saj, Columbia u inkorporuar si një qztezë në vitin 1805 dhe pastaj si një qytet në 1854.
[[Figura:SeibelsHouse.JPG|thumb|275px|left|Seibels House, ndërtuar më 1796, është më e vjetra në Kolumbia]]
Kolumbia mori një stimul të madh për zhvillim, kur ajo u lidh me një linjë ujore drejtpërdrejt me [[Charleston]] nëpërmjet Kanalit Santee. Ky kanal i lidhi lumenjtë Santee dhe Cooper në një seksion 35  km të gjatë. Ajo u projektua për herë të parë në 1786 dhe përfundoi në 1800, duke e bërë atë një nga kanalet më të hershme në Shtetet e Bashkuara. Me rritjen e trafikut hekurudhor, ajo ndërpreu funksionimin rreth vitit 1850.
 
Komisionerët hartuan një qytet prej 400 blloqeve në një shesh 3  km² përgjatë lumit. Blloqet u ndanë në pjesë 2.000 m² dhe u shitën tek spekullantët dhe banorët e mundshëm. Blerësit duhej të ndërtonin një shtëpi të paktën 9,1 m të gjatë dhe 5,5 m të gjerë brenda tri viteve ose do të përballeshin me një gjobë vjetore 5%. Rrugët periferike dhe dy rrugët ndërmjetëse ishin 46 m të gjera. Sheshet e mbetura u ndanë nga rrugëkalime 30 m të gjerë. Gjerësia u përcaktua nga besimi se mushkonjat e rrezikshme dhe bezdisshme nuk mund të fluturojnë më shumë se 18 m pa ngordhur nga uria gjatë rrugës. Kolumbiasit ende gëzojnë shumë nga rrjeti madhështor i rrugëve të gjera.
 
Komisionerët përbënin pushtetin lokal deri 1797 kur u krijua një Komision i Rrugëve dhe Tregjeve nga Asambleja e Përgjithshme. Tri çështjet kryesore që zinin shumicën e kohës së tyre ishin: dehja publike, kumari, dhe higjiena e dobët.