[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Goelia (diskuto | kontribute)
v +Lista e Papëve
rregullim i sintaksës
Rreshti 24:
| firma =
}}
'''Papa Kalisti III''' (i lindur si '''Alfons de Borja''' apo Alfonso de Borgia y Cabanilles l. [[31 dhjetor]] [[1378]], [[Xàtiva]] - v. [[6 Gusht|6 gusht]] [[1458]], [[Roma]]) ishte [[Lista e papëve|papa i 209 i Kishës Katolike]]. <ref name="EdP">* {{en}} {{{emri}}} - [http://www.newadvent.org/cathen/12272b.htm Enciklopedia katolike e papëve]</ref> Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më [[8 Prill|8 prill]] [[1455]] dhe deri më [[6 Gusht|6 gusht]] [[1458]]. Paraardhës i tij ishte [[papa Nikolla V]], ndërsa pasardhësi [[Papa Piu II]]. Ai është papa i fundit që mori emrin “'''Callixtus'''” pas zgjedhjes së tij.<ref>Hibbert, Christopher, ''The Borgias and their enemies: 1431–1519'', (Houghton Mifflin Harcourt, 2008), 11.</ref>
 
== Biografia ==
Rreshti 31:
Ai u rrit në karrikën papnore në vitin 1455 si Kallikstus III, në një moshë shumë të shtyrë, si ''kandidat i kompromisit'' në [[:en:Papal conclave, 1455|mbledhjen e fshehtë papnore]] të atij viti. Ai shihet nga historianët si jashtëzakonisht fetar, një besimtar i fortë në autoritetin e '''Selisë së Shenjtë''' dhe, si papa i dytë '''Borgia''', ai shkoi në të pamundurën për ta avancuar familjen e tij menjëherë. Në vitin 1456, ai e lëshoi [[:en:Papal bull|vulën papnore]] ''Inter Caetera'' në [[Portugalia|Portugali]] (të mos ngatërrohet me ''Inter Caetera'' të vitit 1493). Kjo vulë ua ripohoi portugezëve të drejtat që të pakësojnë të pafetë dhe [[:en:Moors|Mursët]] (arabët) i ktheu në robëri nga vulat e mëhershme ''Romanus Pontifex'' dhe ''Dum Diversas'', duke ripohuar pëlqimin e papës për skllavërimin e afrikanëve. Ky konfirmim i ''Romanus Pontifex'' po ashtu ua dha portugezëve [[:en: Order of Christ (Portugal)|Urdhrin ushtarak të Krishtit]] nën [[:en: Henry the Navigator|Princin Henri Lundërtari]].<ref>''European treaties bearing on the history of the United States and its Dependencies to 1648'', ed. [[Frances Gardiner Davenport]], (Carnegie Institute of Washington, 1917), 27.</ref>
 
''Inter Caetera'' e vitit 1456 ishte në kundërshtim direkt, sidoqoftë, me qëndrimin e marrë nga '''Papa Eugeni IV''' në vulën ''Sicut Dudum'' të vitit 1435, ku të pafetë pranohet se janë krijuar në imazhin e Zotit dhe që kanë shpirt, që nënkupton se asnjë i krishterë nuk ka të drejtë t’ua heq lirinë atyre.
 
Papa kërkoi një kryqëzatë kundër [[Perandoria Osmane|turqve]] të cilët kishin pushtuar [[:en:Constantinopole|Konstandinopolin]] në vitin 1453, por kjo thirrje nuk pati mbështetjen e princërve të krishterë.
 
Më 20 shkurt 1456, Papa Kallikstusi III i ngriti dy nipërit e tij në pozitën e kardinalit. I pari ishte '''Rodrigo de Borja''' (Borgia në italisht), i cili më vonë u bë [[Papa Aleksandri VI]] (1492 – 1503), i famshëm për korrupsionin dhe imoralitetin.<ref>''The Lives and Times of the Popes'', Vol.4, Ed. Artaud de Montor, (Catholic Publication Society of America, 1911), 190.</ref> I dyti ishte [[:en: Luis Julian de Milà|Luis Julian de Milà]].
Rreshti 39:
Më 29 qershor 1456, Kallikstusi urdhëroi kambanat e kishës që të bien në mesditë si thirrje për tu lutur. Pasi urdhëri u përhap, rënia e kambanave u mor si thirrje kryqtare për heqjen e [[:en: Siege of Belgrade (1456)|Rrethimit të Beogradit]]. Rrethimi i Beogradit u thye më 22 korrik në një fitore të madhe kundër turqve. Për ta përkujtuar këtë fitore, Kallikstusi III urdhroi që [[:en: Feast of the Transfiguration|Festa e Shpërfytyrimit]] të mbahej me 6 gusht.
 
Kallikstusi urdhëroi një [[:en: Retrial of Joan of Arc|gjyq të ri]] për [[:en: Joan of Arc|Gjoanën e Arkit]] (rreth 1412 – 1431), në të cilin ajo u shfajësua pas vdekjes. <ref>Gower, Ronald Sutherland, ''Joan of Arc'', (BiblioBazaar LLC, 2007), 180.</ref>
 
Ai u pajtua me themelimin e [[:en: University of Greifswald|Universitetit të Gerifsualdit]] , themelet e të cilit u vendosën në vitin 1456.
 
Palltoja para-papnore e Kallikstusit II u karakterizua nga një kalë duke kullotur.
 
== "Vula papnore kundër komentës" ==
Sipas një rrëfimi që së pari u tregua në vitin 1475 në biografinë e pasvdekjes dhe që ishte zbukuruar dhe popullarizuar nga [[:en: Pierre-Simon Laplace|Pierre-Simon Laplace]], Kallikstusi III e dëboi fantazmën e [[:en: Halley's Comet|kometës Hallej]], me besimin se ishte një ogur i keq për mbrojtësit e krishterimit në [[Beogradi|Beograd]] nga rrethonjësit e ushtrisë së [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]. <ref>{{cite encyclopedia
|title=Bartolomeo Platina|author=John Stein
|encyclopedia=The Catholic Encyclopedia|editor=Charles George Herbermann
|year=1913|publisher=Robert Appleton Co.|volume=12|pages=158–159
|oclc=1017058|url=http://www.newadvent.org/cathen/12158a.htm
}}</ref> Nuk kemi asnjë burim primar për autorësinë e këtij tregimi. Më 29 qershor 1456 vula e papës Kallikstus III bëri thirrje në publik për lutje për suksesin e kryqëzatës, pa përmendur kometën. Më 6 gusht, kur rrethimi turk u thye, kometa nuk u pa as në Evropë as në Turqi për disa javë.
 
== Shiko edhe ==