Lulëkuqet mbi mure: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Bot: Migrating 1 interwiki links, now provided by Wikidata on d:q9198835 (translate me)
rregullim i sintaksës
Rreshti 34:
 
== Përmbajtja e filmit ==
Ngjarja zhvillohet në një nga jetimoret e [[Tiranë]]s në vitet e pushtimit të [[Shqipëria|Shqipërisë]] nga [[Fashizmi|fashistët]] [[italian]]ë në fillim të [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]].
 
Jetimët e [[Jetimorja|strehës vorfnore]], të ndodhur nën urdhërat e [[drejtori]]t dhe [[kujdestari]]t të tyre, detyrohen të pastrojnë netëve me radhë [[parrulla]]t anash mureve, që [[Komunizmi|komunistët]] shkruanin herë pas here kundër [[armikut]]. Katër shokë jetimë Jaçe, Lelo, Bardhi dhe Tomi, njëri prej cilëve kishte lidhje me të riun antifashist Aliun, në shenjë proteste ndaj pushtuesit fillojnë të organizojnë fshehurazi plane kundër disa bashkëpunëtorëve të urryer, të cilët njiheshin si shërbëtorë e [[Spiuni|spiunë]] të fashistëve italianë. Dy prej tyre, të cilët ishin vënë dhe nën shënjestrën e komunistëve ilegalë, ishin drejtori i jetomores dhe kujdestari i saj.
 
Të nxitur dhe nga [[atentati]] i kryer nga Aliu kundër një [[oficeri]] italian, jetimët bëhen të guximshëm dhe mendojnë se si mund të rrëzojnë kujdestarin e tyre [[Tradhëtari|tradhëtar]] nga shkallët e kapanonit ku flinin. Plani i organizuar prej tyre rezulton i suksesshëm. Një natë kujdestari i dehur nga pija nuk e sheh fijen e spangos që fëmijët e kishin lidhur në të dyja anët e shkallës e si pasojë rrëzohet dhe thyen krahun.
 
Të frikësuar nga kjo ngjarje drejtori i jetimores lajmëron fashistët italianë, me qëllim që ata t'u vinin atyre për ndihmë e të bënin të mundur kapjen e organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Por as italianët nuk ja arritën qëllimit, pasi të gjithë jetimët e marrë në pyetje heshtën. Heshti edhe Sulo, njëri nga gjashtë fëmijët e pastrueses së jetimores, i cili në të vërtetë nuk ishte jetim, por një i regjistruar gjoja si i tillë nga [[nëna]] e tij, pasi ajo nuk kishte mundësi ta ushqente. Jetimi Sulo, të cilin kujdestari e kishte vënë per te spiunuar shokët e tij, nga frika e presioneve të vazhdueshme përpiqet të kapërcejë natën [[muri]]n e jetimores, por vritet me [[Arma|armë]] zjarri nga [[patrulla]]t e fashistëve italianë.
 
Disa jetimë, të cilët ishin dhe më të rritur në moshë, e braktisin jetimoren dhe hidhen në [[Legaliteti|legalitet]]. Ata u bashkuan me grupin e [[Debatiku|debatikësve]], të cilët edhe pse akoma fëmijë iu bashkuan [[Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare|luftës antifashiste]] për [[çlirimi]]n e vendit nga [[pushtuesi]]t italianë. Ata merrnin pjesë në shpërndarjen e [[trakte]]ve dhe kryerjen e atentateve ndaj armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre spiunë.
Rreshti 135:
*[http://www.aqshf.gov.al/uploads/ABAZI-_Anagnosti_mjeshter_i_kinemase.pdf Mjeshtri i kinemasë shqiptare Dh. Anagnosti] - Shumë rigoroz në përdorimin e [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] (PDF-Format)
*[http://www.imdb.com/title/tt0170178/ Lulëkuqet mbi mure në Internet Movie DataBase] - IMDb në anglisht
 
[[Kategoria:Filma shqip]]
[[Kategoria:Filma 1976]]