Dallime mes rishikimeve të "Meksika"

10 bytes added ,  6 vjet më parë
→‎Gjeografia: rregullim i sintaksës
v (→‎Lidhje të jashtme: All info is kept in Wikidata, removed: {{Link FA|ar}} using AWB (10903))
(→‎Gjeografia: rregullim i sintaksës)
Meksika bën pjesë në Amerikën e Veriut. Ajo kufizohet me [[SHBA]], [[Guatemala|Guatemalën]] dhe [[Belizë]]n. Laget nga oqeani Paqësor dhe Gjiri i Meksikës. Territori i Meksikës ka dy vargmale, Sierra Madre Lindore dhe Sierra Madre Perëndimore, nga veriu në jug duke përfshirë edhe pllajën qendrore. Në jug, rrafshnalta ndahet nga Paqësori nga Sierra Madre Jugore. Pllaja qendrore është zonë sizmike me vullkane aktivë (Popokatepetl, 5452 m dhe Ikstaçiuatl, 5286 m).
 
Bregu i Paqësorit përbëhet nga ultësira të ngushta bregdetare: për rreth 1300  km shtrihet gadishulli i Kalifornisë së Poshtme. Brigjet e gjirit të Meksikës janë të ulëta dhe vijëdrejta deri në gadishullin Jukatan.
Lumi Rio Grande për 1800  km shënon kufirin me SHBA dhe derdhet në gjirin e Meksikës. Rrjedhat e tjera të ujit zbresin në anën atlantike dhe grumbullohen në liqenet e kripur. Në anën e Paqësorit rrjedhat e ujit janë të shkurtra e të rrëmbyera.
 
Pjesa më veriore e vendit ka një klimë shumë të nxehtë dhe të thatë, sepse malet pengojnë erërat oqeanike. Në pjesën më të madhe të pllajës qendrore, klima tropikale zbutet nga lartësia. Mbi 2000 m lartësi klima është malore. Në zonat bregdetare dhe në Jukatan klima është tropikale, me temperatura të larta.