Dallime mes rishikimeve të "Policia e Shtetit"

17 bytes removed ,  5 vjet më parë
rregullim i sintaksës
(rregullim i sintaksës)
[[Skeda:Stema_e_Policise_se_Shtetit.jpg|right|thumb| [[Stema e Policisë së Shtetit|Stema]] ]]
 
Krijimi i [[Policia|Policisë]] shqiptare lidhet me [[Pavarësia|shpalljen e Pavarësisë]] dhe krijimin e shtetit shqiptar ([[1912]]) kur më [[13 janar|13 Janar]] [[1913]], [[Qeveria e Përkohshme e Vlorës]], mori vendimin për krijimin e [[Forcat e Rendit|Forcave të Rendit]]
 
Gjatë [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]] strukturat e policisë dhe xhandarmërise kombëtare u copëtuan dhe u profilizuan sipas modeleve të forcave pushtuese ([[austro-humgareze]], [[franceze]], [[italian]]e, etj.). Në [[Krahina Autonome e Korçës|Krahinën Autonome të Korçës]] u krijua [[prefektura e policisë]] dhe zyrat e policisë në qarqe.
Pas [[Kongresi i Lushnjes|Kongresit të Lushnjes]] ([[1920]]-[[1924]]), pati organizime dhe zhvillime të reja në fushën e policisë. Në tetor 1920 u miratua organika e re e policisë së pergjithshme (me 210 vetë).
 
Pas [[Revolucioni i Qershorit|Revolucionit të Qershorit]], [[Qeveria e Nolit]] mori disa masa për organizimin e policisë.
 
Pas rënies së [[Fan Noli]]t, pra në periudhën [[1925]]-[[1938]], ka një zhvillim progresiv të policisë dhe xhandarmërisë. Futen elemente moderne perëndimore në fushën e strukturave dhe legjislacionit të policisë dhe xhandarmërisë. Gjatë kësaj periudhe u krijuan për herë të parë disa lloje policish si p.sh.: [[Policia Bashkiake]] (1928), [[Policia Rurale]] ([[1929]]), [[Policia Kufitare]](1930), [[Policia e Sigurimit Publik]] (1938), [[Roja Mbretërore e Kufirit]] (1939), [[Xhandarmëria Qytetëse]] (me atributet e policisë urbane), etj.
Në vitin [[1943]], në zonat e çliruara, u krijuan strukturat partizane për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike: [[Komandat e Qarkut]], [[Komandat e Vendit]] dhe [[Rojet Vullnetare]].
 
Pas Luftës së Dytë Botërore organizimi dhe strukturimi i policisë është bërë sipas modeleve lindore.
 
== Organizimi dhe strukturimi ==
 
[[Skeda:Polica-rendi.gif|right|thumb| [[Policia e Rendit]] ]]
 
Duke filluar nga viti [[1991]], pas futjes së Shqipërisë në rrugën e proceseve [[Demokracia|demokratike]], kanë ndodhur disa ndryshime të rëndesishme në fushën e organizimit dhe ristrukturimit të [[Policia Shqiptare|Policisë Shqiptare]]. Në vitin [[1991]], me krijimin e [[Ministria e Rendit Publik|Ministrisë së Rendit Publik]], policisë iu dha statusi i një institucioni më vete, ndryshe nga ç’ ishte më parë. Në një kohë të shkurtër u bënë ndryshime të shpejta të karakterit organizativ e ligjor të policisë si dhe u bë hapja e saj me botën.
[[Skeda:Policia-fnsh.gif|right|thumb| [[Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë|Policia e Shtetit]] ]]
 
Gjatë trazirave të janar-mars [[1997]], u dogjën dhe u shkatërruan plotësisht 10 [[komisariate]] të policisë, ndërsa pjesa tjetër pësoi dëmtime të mëdha, u vodh mbi 80 % e teknikës dhe automjeteve të policisë si dhe u vranë e plagosën me dhjetëra punonjës policie.
 
Pas muajit qershor [[1997]], filloi puna për ringritjen dhe riorganizimin e policisë në të gjitha nivelet. U krijuan struktura që kishin të bënin direkt me luftën kundër banditizmit, terrorizmit, krimit të organizur, çarmatimit. U riaktivizuan strukturat e meparshme të paralizuara kunder krimit. Brenda një kohe relativisht jo shumë të shkurtër u arrit që të funksionojë policia, të zhbllokohen rrugët strategjike nacionale nga bandat kriminale, të vendoset rendi dhe qetësia publike, të çarmatoset një pjesë e popullatës si dhe të vihet në funksionim administrata publike.
Qysh prej muajit maj 1997, një ndihmesë të rëndësishme në ringritjen e riorganizimin e policisë shqiptare ka dhënë e jep ende misioni policor [[MAPE]] i [[Bashkimit Evropian Perendimor]] (BEP). Me sugjerimin e ketij misioni u ngritën Drejtoritë e Policisë së Prefekturave (Qarqeve). Ky mison ka dhënë një kontribut të madh edhe në fushën e kualifikimit e reformimit të policisë shqiptare.
 
[[Skeda:Policia-kufiri.gif|right|thumb| [[Policia Kufitare]] ]]
 
Krahas ketij misioni, qe nga viti 1997 prane policise sone operojne edhe [[ICITAP]] ([[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|SHBA]]), [[INTERFORCE]] ([[Italia|Itali]]). Nga viti 1997 e deri ne 2000 keto misione kane kualifikuar mbi 4000 punonjes policie. Misioni [[INTERFORCE]] ka dhene nje ndihme te konsiderueshme ne krijimin dhe pajisjen e sallave operative dhe te autoptarullave [[Shqiponja]].
Reforma ne Policine e Shtetit e inicuar nga Vendimi i [[Qeverise]] nr.384, date 28.7.1999, perben nje moment shume te rendesishem për te ardhmen e policise.Dokumenti baze i hartuar ne vitin 1999-2000 quhet [[Strategjia e Reformes ne Polici]]. Kjo Strategji është afatmesme (2000-2003) dhe objektivat e saj jane: krijimi i nje infrastrukture ligjore e nenligjore moderne; ndertimi i strukturave eficente te policise; percaktimi i standantarteve te reja te rekrutimit, formimit e kualifikimit; forcimin e marredhenieve te policise me komunitetin e administraten; bashkepunimin me jashte dhe ngritjen e standarteve te punes dhe teknologjike te policise.
 
[[Skeda:Policia-rrugore.gif|right|thumb| [[Policia Rrugore]] ]]
Oficerët: [[Koloneli|Kolonelë]] [[Arben Zylyftar]], [[n/kolonel]] [[Ylvi Bengasi]],..
 
Policët: [[Arben Ujka]], [[Mehdi Vatoci]], [[Arshi Bregasi]], [[Veledin Pashaj]], [[Bujar Hamitaj]] ...
 
Më 14 [[janari|janar]] [[2002]], Presidenti i Republikës së Shqipërisë [[Rexhep Meidani|Rexhep Mejdani]], me rastin e 89 vjetrotit të krijimit të Policisë shqiptare dekoron Policinë e Shtetit me [[Urdhëri|urdhërinurdhëri]]n e lartë [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Gjergj Kastrioti]] ([[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Skënderbeu]])
 
== Burimi i të dhënave ==