Dallime mes rishikimeve të "Springfield"

2 bytes removed ,  6 vjet më parë
rregullim i sintaksës
No edit summary
(rregullim i sintaksës)
'''Springfield''' është kryeqyteti i tretë dhe aktual i shtetit të [[Illinois]] në [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës]] dhe qendra e qarkut [[Sangamon County|Sangamon]] me një popullsi prej 116.909 banorësh. Mbi 200.000 persona jetojnë në zonën [[metropol]]itane të Springfilldit, ku përfshihet qarku [[Sangamon County|Sangamon]] dhe rrethina të qarkut [[Menard County (Illinois)|Menard]]. Springfieldi i ditëve të sotme u themelua rreth fundit të vitit [[1810]], kohë kur [[Illinois]]i u bë shtet. Banori më i njouhr i Springfield është [[Abraham Lincoln]], i cili jetoi në këtë qytet nga viti [[1837]] deri sa u transferua në [[Shtëpia e Bardhë|Shtëpinë e Bardhë]] në vitin [[1861]]. Shumë pika turistike lidhen edhe me të shkuarën e [[Lincoln]]it në Springfield.
 
Qyteti drejtohet nga një këshill-bashkiak si formë qeverisjeje. Qeveria e shtetit të [[Illinois]]it gjendet në Springfield. Gjithashtu aty gjenden Asambleja Gjenerale e Illionisit, Gjykata Supreme e Illinoisit dhe Zyra e Guvernatorit të Illinoisit. Në Springfield gjenden dy shkolla të mesme private dhe tre publike.
 
== Historia ==
Emri origjinal i Springfield ishte Calohun, sipas senatorit të [[North Carolina]], [[John C. Calhoun]]. Toka në të cilën sot shtrihet Springfield banohej fillimisht nga tregtarë që erdhën në lumin [[Sangamon]] në [[1818]]. Banesa e parë e atij vendbanimi u ndërtua nga [[John Kelly]] në [[1820]], vendndodhja e saj gjendet në veriperëndim të kryqëzimit të rrugëve Second Street dhe Jefferson Street. Në [[1821]], [[John C. Calohun|Calohun]] u bë përfaqësuesi i kontesë [[Sangamon]] ; fal tokës pjellore dhe mundësive të mira për tregti shumë persona nga [[Kentucky]], [[Virginia]], dhe [[North Carolina]] shkuan në qytet. Rreth vitit [[1832]], senatori [[Calohun]] nuk kishte më të njëjtin favorizim nga opinioni publik dhe qyteti u riemërua Springfield. Kaskaskia ishte kryeqyteti i parë i [[Illinois]]it, nga [[1809]] deri në vitin e parë si shtet më [[1819]]. Vandalia ishte kryeqyteti i dytë nga [[1919]] deri më [[1839]]. Springfield u bë kryeqyteti i tretë dhe aktual i [[Illinois]]it në [[1839]].
 
 
[[Kategoria:Qytete në SHBA]]