Ndryshimi mes inspektimeve të "Talini"

17 bytes added ,  5 vjet më parë
rregullim i sintaksës
(rregullim i sintaksës)
| gjat_g=24 | gjat_m=44 | gjat_s=43 | gjat_dr =E
}}
'''Talini''' është [[kryeqyteti]] dhe qyteti më i madh i [[Estonia|Estonisë]] me sipërfaqe prej 159.2  km² dhe popullsi prej 431 180 banorësh. Gjendjet në pjesën veriperëndimore të Estonisë, 80  km më në jug se [[Helsinki]]. Qyteti i vjetër i Talinit është një ndër qytetet e vjetra më të ruajtura në Evropë, dhe vizitohet nga më shumë se 1,5 milion turistë çdo vit.
 
== Pak histori ==
== Gjeografia ==
{{Wide image|TallinnPan.jpg|900px|Panorama e qendrës së Talinit}}
Talini ka një sipërfaqe prej 159.2  km². Talini gjendet në buzë të Gjirit të Finlandës, në veriperëndim të Estonisë. Talini ka dy liqene brenda vijës administative të qytetit, [[Liqeni Ülemiste]] ([[Gjuha shqipe|sq.]]Liqeni i Sipërm) dhe Liqeni Harku. Talini furnizohet me ujë të pijshëm nga Liqeni Ülemiste i cili ka një sipërfaqe prej 9.6  km². Talini përshkohet nga Lumi Pirita në pjesën veriore të qytetit. Pika më e lartë e qytetit është 64 m mbi nivelin e detit dhe gjendet në pjesën jugore të qytetit, në Nõmme. Nõmme është dhe pjesa më e gjelbëruar e qytetit, me kodra të veshura dendur me pisha, mështekna e panja.
Talini ka një numër të madh parqesh, dhe është një ndër kryeqytetet me ajrin më të pastër në Evropë. Bregdeti i Talinit ka një sërë gjiresh, gadishujsh dhe plazhesh me rërë.
 
== Ekonomia ==
Talini përbën zemrën e ekonomisë estoneze, duke kontribuar në më shumë se gjysmën e tatimeve të mbledhura në Estoni, dhe në më shumë se gjysmën e sipërmarrjeve e firmave të regjistruara në Estoni. Sektor që ka marrë hov shumë vitet e fundit është sektori i informatikës, sektor që punëson me mijëra specialistë në informatikë e shkenca kompjuterike, dhe gjithashtu ka dhe pagat më të larta në treg. Duhet të përmendim që Skype ka zyrat qendrore në Talin.
 
Industria ushqimore, veshmbathje, ndërtimi i pjesëve mekanike e elektronike janë po ashtu sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së qytetit. Turizmi gjeneron një pjesë të mirë të të ardhurave në qytet, sidomos për njësinë bashkiake të qytetit të vjetër, ku shumica e klientëve janë turistë të huaj, të cilët kanë bërë që në Talin të hapen me qindra restorante dhe gjithashtu hotelet kryesore të famshëm si Hilton, Meriton, Swiss Hotel, Radisson etj. Zemra e turizmit në Talin është qyteti i vjetër, i cili është ndër qytetet e vjetra mesjetare më të ruajtura në Evropë, me mure rrethues e kulla roje të ngurta, ndërtesën e vjetër të Bashkisë të stilit gotik dhe me barnatoren/farmacinë më të vjetër në Evropë, e hapur në vitin 1422-shin.