19.621
edits
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
AXRL (diskuto | kontribute) No edit summary |
Marbott (diskuto | kontribute) (rregullim i sintaksës) |
||
}}
'''{{PAGENAME}}''' është një fshat në [[Shqipëri]].
== Historia ==
'''Therepeli''' nga pikëpamja toponimike është një nga fshatrat e pakët që emërtimi nuk lidhet me emërtime sllave.
Shpjegimi shkencor për prejardhjen e emrit Therepel vjen nga profesor Eqerem Çabej, i cili e shpjegon këtë emër me librin e tij madhor “Etimologjia e gjuhës Shqipe”, me një lloj bime mjekësore the’repel, por në gjuhën e folur karakteristike për Skraparin, theksi bie te zanorja e parafundit.
== Gjeografia ==
Kufizohet me fshatin Valë në Veri-Perëndim, në Veri ndahet me anë të lumit Osum me fshatin Kakrukë, në Perëndim me fshatin Vokopolë të rrethit Berat, në Jug-Perëndim me fshatin Lavdar, në Jug me fshatin Vëndreshë e Madhe dhe në Jug-Lindje me fshatin Buzuq. Pozita gjeografike e favorshme e fshatit Therepel, jep mundësi për zhvillimin e turizmit të gjelbërt.
Në Veri–Perëndim të fshatit ndodhet Qafa e Shkozës e cila lidh Therepelin me fshatra të rrethit Berat, e duke lëvizur më në Jug dallojmë bregun e Sinores që e lidh me fshatrat e rrethit të Tepelenës dhe Përmetit.
E rëndësishme është dhe Ura e Kakrukës që lidh fshatin me rrugën kryesore automobilistike të Skraparit, e në Jug-Lindje është shkalla e Danes, ajo që lidh Therepelin me rruge automobilistike me Çorovodën dhe rrugën nacionale.
|