Sevasti Qiriazi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 1:
[[File:Sevasti Qiriazi (1871-1949) portrait.jpg|thumb|right]]
'''Sevasti Dako (Qiriazi)''', lindi në vitin [[1871]] dhe vdiq më [[30 gusht]] të vitit [[1949]] ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra.<ref name="WD">[[Robert Elsie]]: Histori e Letërsisë Shqiptare. Botim i dytë. Përktheu nga anglishtja: Abdyrrahim Myftia. Pejë: Dukagjini 2001, Fq. 213.</ref>
 
== Jetëshkrimi ==
Line 6 ⟶ 5:
Ishte [[Naim Frashëri]] ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos (1871-1949) të studionte në kolegjin me emër [[Robert College]] në [[Stambolli|Konstandinopojë]] e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor [[1891]]. Me t'u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e [[Shkolla e vashave|shkollës së vashave]] në [[Korça|Korçë]] më [[1891]]. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike.
Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]], ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore ([[Manastiri (Qyteti)|Manastir]] 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin [[Kristo Anastas Dako]] ([[1878]]-[[1941]]) e me të motrën [[Parashqevi Qiriazi|Parashqevi]] ajo vajti në [[Rumania|Rumani]] e prej andej emigroi në [[Shtetet e Bashkuara]], ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen "[[Yll' i mëngjesit]]".
Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave.<ref name="WD">[[Robert Elsie]]: Histori e Letërsisë Shqiptare. Botim i dytë. Përktheu nga anglishtja: Abdyrrahim Myftia. Pejë: Dukagjini 2001, Fq. 213.</ref>
Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më [[1891]] në Korçë.
Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan , jo vetem në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare të njohura të cështjes kombëtare.