[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 5:
Citimet mund të shërbejnë qoftë si ilustrim i ekspozeut, gjë që është rasti më i shpeshtë, qoftë si dëshmi, që është rasti më i rrallë. Këtë rolin e tyre të dytë, sipas rregullit, duhet shmangur, pasi që dëshmitë duhet të përbëhen në radhë të parë nga argumentet vetjake, e jo nga mendimet e huaja. E pikërishtë në këtë edhe gabojnë më së shumti fillestarët, që në vend të ideve personale, fakteve, përfundimeve, cekin, si dëshmi, mendimet dhe fjalët e ndonjë autoriteti.<ref>Mid`hat Shamiq:Si shkruhet vepra shkencore, Logos-A, Shkup, 2006, fq. 151. ISBN 9989-58-051-0</ref>
 
Hulumtuesi i njohur shkencor, italiani [[Umberto Eco]] përmend dhjetë rregulla të cilave duhet t`u përmbahemi kur merremi ose tentojmë të merremi me hulumtime shkencore. Ato janë:
 
# Pasazhet që janë objekt i analizës interpretuese duhet cituar me masë.
# Tekstet e literaturës kritike duhen cituar vetëm atëherë kur, me autoritetin e tyre, ato vërtetojnë apo mbështesin një pohim tonin.
# Citimi parakupton që ju jeni të një mendjeje me autorin që citoni, me përjashtim të rasteve kur pjesa e cituar paraprihet apo ndiqet nga shprehje kritike.
# Për çdo citim duhet dhënë qartë autori dhe burimi (i shtypur ose dorëshkrim) nga është marrë.
# Citimet e burimeve parsëore duhen nxjerrë mundësisht nga ndonjë botim kritik i një vepre ose nga botimi më i besueshëm i saj.
# Kur është fjala për vepra letrare është një rregull i prerë që citimet të jenë në gjuhën origjinale dhe krahas tyre të jepet edhe përkthimi.
# Referimi tek autori si dhe tek vepra e tij duhet të jetë i qartë.
# Kur një citim nuk i kalon të dy ose tri radhët, ai mund të jepet mes thonjëzash dyshe brenda vetë tekstit. Nga ana tjetër, kur citimi është më i gjatë, mirë është të nxirret në një paragraf më vete, mirëpo me një spacio më të vogël.
# Citimet duhet të riprodhohen besnikërisht.
# Citimi ka diçka të ngjashme me sjelljen e dëshmive dhe dëshmitarëve në gjyq, prandaj duhet të jeni në gjendje t`i gjeni ata si dhe të provoni që ata thonë të vërtetën.<ref>Umberto Eco: Si bëhet një punim diplome, Botime përpjekja, Tiranë, 1997, fq. 206 - 215.</ref>
[[Kategoria:Shkencë]]
==Referenca==
{{cung}}