[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Wiktionary|citimi}}
 
'''Citimi''' - Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe për fjalën (zërin) '''"citim"''' thuhet "Veprimi sipas kuptimeve të foljeve citoj, citohem." Më tutje për fjalën (zërin) '''"citoj"''' thuhet "Jap fjalë për fjalë një pjesë të shkurtër nga një vepër ose nga shkrimi i një autori, përdor një citat; përmend një vepër a një autor lidhur me një mendim a ngjarje. Citoj një vepër. Citoj një mendim. Citoj një frazë. Citoj Naimin," ndërsa për fjalën (zërin) '''"citat"''' thuhet "Pjesë e shkurtër e nxjerrë fjalë për fjalë nga një vepër ose nga një tekst i shkruar; riprodhimi fjalë për fjalë i një shprehjeje ose i një mendimi të një tjetri. Citate të zgjedhura. Përdor citate. Gjej (nxjerr) një citat. Mbush me citate."<ref>[http://www.fjalori.shkenca.org/ Fjalori i gjuhës së sotme shqipe] 21. 05. 2016.</ref>
 
Citimet mund të shërbejnë qoftë si ilustrim i ekspozeut, gjë që është rasti më i shpeshtë, qoftë si dëshmi, që është rasti më i rrallë. Këtë rolin e tyre të dytë, sipas rregullit, duhet shmangur, pasi që dëshmitë duhet të përbëhen në radhë të parë nga argumentet vetjake, e jo nga mendimet e huaja. E pikërishtë në këtë edhe gabojnë më së shumti fillestarët, që në vend të ideve personale, fakteve, përfundimeve, cekin, si dëshmi, mendimet dhe fjalët e ndonjë autoriteti.<ref>Mid`hat Shamiq:Si shkruhet vepra shkencore, Logos-A, Shkup, 2006, fq. 151. ISBN 9989-58-051-0</ref>