[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 17:
 
== Jeta dhe Ditari ==
Ajo ishte krwww
Në vitin [[1939]] filloi [[Lufta e Dytë Botërore]] dhe në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe së shpejti filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenje. Babai i saj i frikësuar për familjen e tij, bisedoi me disa persona te cilët bashkëpunonin me të në biznesin qe ai kishte,(drejtor i dirmes "travis AD" dhe partner ne firmen "Kolen dhe KO") që ta vazhdojnë biznesin në një vend sekret deri sa të përfundonte [[lufta]]. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte së shpejti, por nuk ndodhi ashtu. Atyre iu desh të qëndrojnë 2 vite me radhë në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej Ana fitoi një ditar për ditëlindje. Ajo e quajti ditarin e saj "Kiti" dhe shkruante në të gjithçka çka i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Edhe pse Ana ishte një vajzë e re, ajo dinte të shkruante bukur dhe kishte një deshirë të madhe që të bëhej shkrimtare, mësonte në shkollën holandeze kur fashistët gjerman e okupuan Holandën dhe me urdhër i kufizuan te drejtat e hebrenjve, keshtu qe bashke me Margen kaluan ne shkolle per hebrenjte.
 
Ana tregonte cdo gje per ato dy vite te fshehura ne erresire dhe plot frike.
 
Edhe pse askush nuk e di saktësisht se ç'ka ndodhi, pas dy vjet e gjysmë te fshehur dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët erdhën në vendin ku gjendeshin Frankët i morën ata dhe i dërguan në një kamp përqendrimi.Anna filloi ta dashuronte nje djalosh me emrin Peter,ata filluan ta donin njeri tjetrin por pas disa koheve dikush nga shoket e Peterit i foli keq Peterit per Annen dhe qe nga ajo dite ata nuk u takuan me ,Anna para se te vdiste u hidherua me maman e saj por pas disa koheve ajo perseri e deshti maman e saj. [[Miep Gies]] mikeshë e familjes Frank e gjeti ditarin e Anës bashke me nje novele te cilen e filloi ta shkruante dhe i fshehu në një vend të sigurt pasi që shpresonte se Ana do të kthehej pas përfundimit të luftës mund ta merrte përsëri ditarin e saj. Por kjo gjë nuk ndodhi. Pasi që nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i Anes, Otto Frank. Gruaja e tij u vra në [[Kampi Auschwitz-Birkenau|Auschwitz]]. Ana dhe motra e saj me e vjetër vdiqën nga nje semundje e pasherueshme në kampin e përqendrimit [[Bergen-Belsen]] vetëm disa ditë përpara se të lirohej kampi.Si fillim vdiqi Margoja (motra e Anës), me pas Anna.
 
Otto Frank (babai i Anës) me sugjerimin e disa miqve të tij lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu që ditari i Ana Frank u bë një ndër librat më të lexuar në botë. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në [[Amsterdami|Amsterdam]] sot është e hapur për vizitorët, e mban emrin "shtepia e Ana Frankut", ku tubohet rinia ne emer te paqes ne bote.
 
== Arrestimi ==