Profesor i asociuar: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Titulli '''Profesor i Asociuar''' është një gradë e nivelit të dytë pasuniversitar. == Kriteret == Titulli “Profesor i Asociuar” (Prof.Asoc.) u jepet anëtarëve të pers...
 
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
Titulli '''Profesor i Asociuar''' është një gradë e nivelit të dytë pasuniversitar.
 
== Kriteret ==
 
Titulli “Profesor i Asociuar” (Prof.Asoc.) u jepet anëtarëve të personelit akademik, të cilët kanë fituar gradën shkencore “Doktor” dhe përmbushin kriteret e mëposhtme<ref>[http://www.ust.edu.al/uploads/File/Procedura%20dhe%20kriteret%20per%20titujt%20shkencore.pdf Proçedura dhe kriteret për titujt shkencorë]</ref>:
Rreshti 9:
b) Kanë realizuar, pas doktoratës, së paku, 8 referime të shkurtra ose paraqitje (postera) në konferenca dhe kongrese shkencore, nga të cilat, së paku, pesë duhet të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres), ku punimet janë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak shkencor dhe janë botuar në “Proceedings”;
 
c) Kanë botuar, pas doktoratës, së paku, 5 artikuj shkencorë origjinalë ose review (analiza shkencore) në revista shkencore, nga të cilat, së paku, në 2 prej tyre si autor i parë, si dhe, së paku, 2 prej tyre të jenë botuar ose pranuar për botim në një revistë shkencore të huaj, të njohur, me bord editorial. Së paku, një artikull, duhet të jetë botuar në një revistë shkencore të huaj, me faktor impakti; Një monografi shkencore, e botuar si autor i parë, në gjuhë të huaj, që mban numër ISBN- je, vlerësohet e barabartë me deri 6 artikuj shkencorë. Një monografi shkencore, e botuar si autor i parë, në gjuhën shqipe që mban numër ISBN- je, vlerësohet e barabartë me deri 4 artikuj shkencorë, të botuar brenda vendit.
 
d) Kanë qenë titullarë, së paku, të një lënde a moduli për më shumë se dy vite akademike dhe kanë përgatitur materiale mësimore, në formë skriptesh, cikël leksionesh, udhëzues praktikash ose ushtrimesh.