[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
rregullim i sintaksës
Rreshti 1:
[[Figura:Sotir Caci.JPG|thumb|250px]]
'''Sotir Caci''' ([[Borovë (Kolonjë)|Borovë]], [[1917]] - [[Tirana|Tiranë]], [[1983]]) ishte arsimtar, poet dhe përkthyes shqiptar.
 
== Jeta ==
Leu në Borovë të [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjës]]. Shkollën fillore e kreu në [[Erseka|Ersekë]], mësimet e mesme i kreu në [[Shkolla Normale e Elbasanit|“Normalen”]] e [[Elbasani|Elbasanit]]t ku kishte si pedagog [[Aleksandër Xhuvani]]n. Më pas punoi si mësues në disa fshatra. Ndërkohë nisi të shkruante poezi, të cilat u botuan në shtypin e kohës si “Iliria”, “Java”, “Rilindja”. Poezitë e tij u botuan në të parën antologji të letrarëve të rinj, të asaj kohe, se bashku me [[Migjeni]]n, [[Petro Marko]]n, [[Dhimitër Shuteriqi]]n, etj. Po atë kohë filloi të përkthente prozë e poezi franceze. Vepra e parë e rëndësishme ishte “Ura e psherëtimave” e [[Michel Zevaco|Mishel Xevakos]].
 
Gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] humbet dy prindët në ngjarjet e [[Masakra e Borovës|masakrës së Borovës]] dhe i prekur nga kjo ngjarje shkruan poemën “Borova”, një nga krijimet më të mira të tij, e cila më vonë u muzikua nga [[Kristo Kono]]. Punoi në redaksinë e gazetës “Bashkimi”, në kryesinë e [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve|Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve]] dhe shef redaksie në entin botues “Naim Frashëri”. U nda nga jeta në moshën 66-vjeçare në vitin [[1983]], duke lënë pas mijëra faqe përkthime.
 
== Përkthimet ==
Vendin parësor në shqipërimet e Sotir Cacit e ka letërsia franceze, letërsia, që ai kishte më për zemër dhe që e shoqëroi tërë jetën. Falë kësaj lidhjeje të gjithanshme lindën shqipërimet e tij madhore, disa nga kryeveprat e kësaj letërsie, si komeditë më të spikatura të [[Molieri|Molierit]]t, romanet e njohura të [[Honore de Balzac|Balzakut]] (“Kushëriri Pons”, “Shkëlqimi dhe rënia e kurtizaneve” etj.), romani “Manastiri i Parmës” i [[Stendhal|Stendalit]], tregime dhe novela të A. Dodesë, “Fëmija” e Zh. Valesë, deri dhe vepra të autorëve bashkëkohorë francezë, si romani “Familjet e mëdha” e M. Drionit dhe “Misteri i gjarprit me pendë” i R. Dyshato. Nga ana tjetër, fondi i shqipërimeve të Sotir Cacit nuk mund të kuptohet pa përkthimin e dy epopeve të letërsisë ruse, siç janë “Lufta dhe paqja” e [[Leon Tolstoi|L. Tolstoit]] dhe “Doni i qetë” i M. Shollohovit apo novelat e [[Anton Çehov|A. Çehovit]], romani “Nëna” i [[Maksim Gorki|M. Gorkit]] dhe “Garda e re” e A. Fadejevit etj. Gjithashtu, ai ka dhënë në gjuhën shqipe romane nga letërsia italiane, si romanet “Skënderbeu” i [[Antonio Zoncada|A. Xonkadës]] dhe “Çoçarja” i [[Alberto Moravia|A. Moravias]]<ref>[[Nasho Jorgaqi|Jorgaqi N]]., Shqipëruesi - poet Sotir Caci: në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta, [[Metropol (gazetë)|Metropol]]. - Nr. 1356, 26 mars, 2008, f. 20.</ref>.
 
== Burime ==
<references />
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1917]]