[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rregullim i sintaksës
Rreshti 6:
Duke folur për këtë institucion, profesor [[Jashar Rexhepagiq]] mes tjerave thot edhe këtë: "Kristoforidhi, Vreto, Naimi, Samiu, Abdyli, Ismail Qemali, Anastas Byku dhe disa rilindës të tjerë kanë qenë nxënës dhe kanë kryer mësimet në Gjimnazin "Zosimea" në Janinë. Për këtë shkollë e cila kishte profesorë të ngritur, të aftë dhe një bibliotekë të pasur, po ashtu nuk kemi ndonjë studim të posaçëm monografik, gjë që është një zbraztësi e madhe për punën kërkimore shkencore."<ref>[[Jashar Rexhepagiq]]: Tema të zgjedhura dhe bashkëkohore pedagogjike. Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2002, fq. 430. ISBN 9951-413-00-5. ISBN 9951-07-053-1</ref>
==Historiku==
Si datë zyrtare e themelimit të Shkollës së Mesme Gjimnaz “ Zosimea “ në Janinë merret viti 1828.<ref> name="Pasho Baku 2011">Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë,2011, fq. 1004. </ref> Mirëpo sipas një shënimi në librin " Bonaparti mysliman: Diplomacia dhe orientalizmi në Greqinë e Ali Pashës", ( The Muslim Bonaparte: Diplomacy & Orientalism in Ali Pasha's Greece) të autores Katherine E. Fleming, e cila i referohet punimit "Sistemi i miletit dhe kontributi i tij në zbehjen e identitetit kombëtar ortodoks në Shqipëri "- (The Millet system and its contribution to the blurring of Orthodox National Identity in Albania ) të Stavro Skendit, publikuar në kuadër të monografisë " Christians and Jews in the Ottoman Empire ", në vitin 1982, në New York, nga " Holmes & Meier Publishers ", nën redaktimin e Benjamin Braude dhe Bernard Lewis, “ Gjimnazi është themeluar nga vëllezërit Zosimea në vitin 1769.”<ref> Katherine E(lizabet) Flemming: Bonaparti mysliman: Diplomacia dhe orientalizmi nëGreqinë e Ali Pashës. Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë, 2013, fq. 100. Shih edhe botimin në gjuhën angleze: Flemming, Katherine E: The Muslim Bonaparte: Diplomacy and Orientalism in Ali Pasha's Greece, Princeton University Press, Princeton – New Jersey, 2014, shënimi në faqen 65. </ref> Shkolla u quajt Zosimea për nder të vëllezërve Zosimea me shpenzimet financiare të të cilëve edhe u themelua dhe funksionoi për një periudhë të gjatë kohore.<ref> name="Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë,2011, fq. 1004.<"/ref>
 
Në rrjedhë të Lëvizjes së Tanzimatit, " Zosimea " u bë gjithnjë e më e pëlqyer derisa në vitin 1860, ajo arriti nivelin e një instituti mësimor, i cili edhe sipas kritereve të Europës së përparuar, mund të quhej plotësisht i knaqshëm. Në atë shkollë mësuan, jo vetëm shqiptar ortodoks por edhe shumë mysliman. Ndërkohë që në shkollat qytetëse dhe të fshatit të ngritura më vonë nga grekët në Shqipërinë e jugut, predikoheshin idetë shoviniste dhe fanatike grekomadhe për institutin " Zosimea " duhet thënë, e kjo e nderon atë, se shqiptarët e mësuar këtu vërtetë sillnin me vete në shtëpi njëfar simpatie për Greqinë, por ata dilnin prej dyerve të saj si shqiptar me ndërgjegje të lartë kombëtare.<ref> Eqrem Vlora: Kujtime 1885 - 1925. Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë,2010, fq. 156.</ref> Falë gjimnazit të famshëm " Zosimea " i cili dallohej për cilësinë sipas standardeve moderne europiane,Janina, si kryeqendër e Vilajetit me të njëjtin emër,nuk mbeti vetëm qendër e një zone administrative por u bë edhe një qendër e rëndësishme arsimore e njohur në gjithë Perandorinë Osmane. Gjatë vizitës qëi bëri Aleksander Thomsoni, Gjimnazit " Zosimea " të Janinës, ai u njoftua edhe me planprogramet moderne shkollore gjë të cilën nuk e kishte gjetur as në shkollën hebreje, e cila kishte ngecur prapa në krahasim me shkollat në gjuhën greke.<ref> Memli Krasniqi: Shoqëria biblike britanike për të huajt dhe bektashizmi. Instituti Albanologjik i Prishtinës , Prishtinë, 2013, fq. 253 – 255.</ref>
 
==Nxënës të njohur==
Rreshti 22:
*[[Naim Frashëri]] (1846–1900)
*[[Sami Frashëri]] (1850–1904)
*[[Mehmet Esat Bulkat|Mehmet Esad Pasha]] (1862–1952) <ref> Shih për këtë faqen në gjuhën angleze. </ref>
*[[Hasan Tahsin Pasha]] (1845–1918)
*[[Hasan Dosti]]
Rreshti 29:
*[[Jani Vreto]]
*[[Kostandin Kristoforidhi]] (1826–1895)
*[[Manol Konomi]]<ref> Fjalor Enciklopedik Shqiptar. ASHSH. Tiranë. 2008. fq. 1266. ISBN 978-99956-10-32-6 </ref>
*[[Myfit Libohova]]
*[[Petro Poga]]
Rreshti 37:
*[[Sulejman Pashë Delvina|Sylejman Delvina]]
*[[Turhan pashë Përmeti|Turhan Përmeti]]
*[[Thoma Filipeu]]<ref> Fjalor Enciklopedik Shqiptar. ASHSH. Tiranë. 2008. fq. 678. ISBN 978-99956-10-32-6 </ref>
*[[Vangjel Koça]]
*[[Vangjel Zhapa]]
*[[Xhevat Kallajxhi]]
*[[Zihni Sako]]<ref> Fjalor Enciklopedik Shqiptar. ASHSH. Tiranë. 2008. fq. 2292. ISBN 978-99956-10-32-6 </ref>
 
==Burimi i të dhënave==