[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kategoritë
v →‎top: përmirësime teksnike, replaced: jane → janë (4)
Rreshti 1:
'''Agamemnoni''' ({{lang-el|Ἀγαμέμνων}}, {{lang-la|Agamemnon}}) - mbreti mikenas dhe kryekomandanti i ushtrive të njësuara akease në luftën trojanetrojanë, i biri i mbretit Atre dhe i gruas së tij, Aeropës.
[[Skeda:MaskeAgamemnon.JPG|parapamje|250px|]]
Krenar dhe i madhnueshëm, kurse në luftë trim, por mendjemadh dhe vetjak, në situata të vështira i pavendosur dhe xheloz në mënyrë skrupulloze në prestigjin e vet - i tillë është te Homeri, Eskili, Euripidi dhe Sofokliu. I tillë jeton deri më sot në romane dhe në teatro, i tillë me natyrën e vet na tërheq dhe na largon, kurse me fatin e vetë na mallëngjen.
 
Rreshti 13:
I vetëdijshëm për detyrat e veta të kryekomandantit, Agamemnoni nuk nguronte që të ofrojë edhe sakrificën e vet më të madhe që ekspeditës luftarake t'ia siguronte mirësinë zotërave - ia sakrifikon edhe të bijën e vet, Ifigjeninë hyjneshës Artemida, që me këtë të shpërblehet për atë që dikur e kishte ofenduar.
 
Pas lundrimit të rrezikshëm, plot me vështirësi, të paparapara, më në fund, iu afrua brigjeve trojanetrojanë. Ndonëse njësitë e zgjedhura trojanetrojanë, nën udhëheqjen e Hektorit, djalit të madh të Priamit, orvateshin ti pengonin akeasve të zbarkonin, Agamemnoni me sukses e zbatoi operacionin e zbarkimit.
 
Mirëpo, muret e larta të Trojës ushtria akease nuk i pushtoi. Për këtë arsye Agamemnoni e ngriti një kamp të fortifikuar nga i cili në mënyrë të pareshtur merrnin fushata kundër Trojës - plot dhjetë vjet, por kot.
Rreshti 21:
Kur Agamemnoni nuk ndërmori asgjë që ta qetësojë ztin e zemëruar, ndërhyri Akili: i ftoi akejët në kuvend që të këshillohen se çka duhet të bëjnë. Agamemnoni e ndien veten të ofenduar, sepse organizimin e kuvendit e konsideronte si të drejtë të vetën. Por, megjithatë erdhi, kuptohet, me hidhërim në zemër dhe me qëllim që Akilit t'ia tregojë fuqinë e vet. Falltori Kalkant tha në kuvend se zemërimi i Apollonit mund të zbutet vetëm me kthimin e vajzës së Krizit, por pa kurrfarë shpërblimi dhe duhet mos kërkuar falje. Agamemnoni në fjalët e falltorit reagoi shumë ashpër. U vërsul në Kalkantin dhe kur Akili fillon ta mbrojë, u vërsul në të dhe e fyen rëndë. Pas zënkës së ashpër në të cilën asnjëri as tjetri nuk i zgjedhnin fjalët, Agamemnoni lëshoi pe. Premtoi se për hirë të interesit të ushtrisë do të heqë dor prej vajzës së Krizit dhe si shpërblim për vete do të zgjedhë një dashnore tjetër të një udhëheqësi ushtarak. Kështu ai e zgjodhi Briseiden,dashnoren e Akilit. Akili iu nënshtrua vendimit të kryekomandantit, edhe pse nuk do të luftojë deri sa Agamemnoni dhe të gjithë akejët, të cilët nuk qenë në anën e tij ta lusin dhe mos t'i japin satisfaksionin e plotë.
 
Më kot e qortonin Agamemnonin udhëheqësit e tjerë akeas, e sidomos plaku Nestor nga Pilosi, trimi Diomed nga Argu dhe Odiseu dinak nga Itaka. Komandanti mbeti këmbëngulës në të vetën dhe e futi armatën e vet në vështirësi. Ndërkaq, kur trojanët mësuan se Akili, njeriu prej të cilit frikësoheshin, më së shumti u tërhoq nga beteja, dolën nga qyteti, i detyruan akeasit të zmbrapsen dhe u përgatiten për sulmin vendimtar në kampin e tyre. I mbërthyer nga vështirësitë Agamemnoni i dërgon Akilit delegatët për të kërkuar falje dhe për të propozuar pajtimin. I ofron kthimin e Briseidës, mandej edhe shtatë vajza të tjera si dhe dhurata të begatshme, vetëm që të kthehet në betejë. Akili nuk ia vuri veshin ndjesës dhe as dhuratave. Akeasëve nuk u mbeti tjetër veçse të luftonin pa të. Edhe pse luftonin trimërisht, trojanettrojanët i dëbuan gjer në det. Agamemnoni luftonte trimërisht në vijat e para, siç i ka hije udhëheqësit. Kur, për shkak të plagosjes dhe gjakderdhjes së madhe, u detyrua të tërhiqet nga fushëbeteja u propozoi udhëheqësve të tjerë që ta braktisin betejën dhe duke ikur t'ua shpëtojnë jetën ushtarëve. Mirëpo, ushtarët luftonin vendosmërisht edhe më tutje e me ta edhe udhëheqësit e tjerë. Kështu e pritën kthesën e çuditshme. Kur Akili, ndërkaq, sheh se Hektori ia vuri zjarrin një anije akease, e lejoi mikun e vet, Patroklin, që ta veshë parzmoren e tij dhe të hyjë në betejë, në krye të mirmidonasve. Trojanët e panë armën e Akilit dhe duke menduar se në betejë ka hyrë ai, në tollovi filluan të ikin. Patrokli, i cili kështu i shpëtoi anijet dhe kampet, nuk u kthye nga beteja. U vra duke e ndjekur Hektorin. Akili hyri atëherë në betejë për t'ia marrë gjakun mikut të vrarë. Prandaj propozimin e Agamemnonit për pajtim dhe dhuratat e tija e luftoi nën udhëheqjen e tij tërë kohën deri sa ra trimërisht nën muret e Trojës.
 
Akeasit, më në fund, e pushtuan Trojën me ç'rast u ndihmoi edhe dinakëria luftarake. Në propozim të mbretit Odise e ndërtuan një kalë të madh prej druri dhe në të i fshehën luftëtarët më trima. Pastaj Agamemnoni ia futi zjarrin kampit, ushtarët i ngarkoi në anije dhe lundroi për në perëndim. Por jo në Greqi, siç mendonin trojanët. U fsheh pas ujdhesës Tenedos dhe natën, sërish, u kthye me ushtrinë. Në ndërkohë të trojanët e kishin futur kalin në qytet, madje e rrënuan edhe një pjesë të murit që të mund ta futnin kalin brenda. I besuan tregimit të Sinonit, ushtarit akeas, të cilin Odiseu (me udhëzime përkatëse) e la të lidhur në bregdet, se kali i madh është dhuratë e akeasve hyjneshës Athenë në mënyrë që në të ardhmen ta mbrojë qytetin. Natën luftëtarët dolën nga kali, i mposhtën rojet të cilët nuk parandien asgjë. Sinoni jep shenjën e paracaktuar Agamemnonit dhe ky vërsulet nëpër zgavrën e murit në qytet. Në mëngjes vetëm grumbujt e gërma-dhave dhe hiri i ngrohtë ishin gjurmë të qytetit të famshëm - Troja.