Dallime mes rishikimeve të "Ali Asllani"

29 bytes removed ,  5 vjet më parë
v
përmirësime teknike, replaced: , në [ → ., removed: }} (10)
v (përmirësime teknike, replaced: , në [ → ., removed: }} (10))
| nacionaliteti = Shqiptar
| zhanri =
| webfaqja =
}}
 
=== '''Ali Asllani''', ''( [[28 Nëntor|28 nëntor]], [[1884]] - [[20 Dhjetor|20 dhjetor]], [[1966]])'', ishte poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar. ===
== Biografia ==
Ali Asllani, lindi më [[28 Nëntor|28 nëntor]] të vitit [[1884]] në [[Vajza (fshat)|Vajzë]] të [[Vlora|Vlorës]]. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në .[[Janina|Janinë]] shkollën e mesme, gjimnazin "[[Zosimea]]" në vitin [[1888]]. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në [[Stambolli|Stamboll]]. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në vitin [[1908]] zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e [[Delvina|Delvinës]] dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "[[Bashkimi (klub)|Bashkimi]]". Për mbështetjen që i dha [[Ismail Qemali]]t filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në [[Halep]] të [[Siria|Sirisë]]. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në [[Korfuzi|Korfuz]] dhe prej andej në [[Vlora|Vlorë]]. Mori pjesë në [[Kuvendi i Dibrës|Kuvendin e Dibrës]], si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.
 
Në vitin [[1910]] u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në [[1912]] punoi si nënprefekt në [[Akseqi]], [[Ellgen]] dhe [[Boskër]] të [[Vilajeti i Kolonjës|Vilajetit të Konjës]] në [[Anadoll]]. Pas shpalljes së Pavarësisë, [[Ismail Qemali]], i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më [[22 janar]] të vitit [[1914]]. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i [[Fieri]]t e kajmekan i [[Ballshi]]t. Pas largimit të [[Princ Vidi]]t shkoi disa kohë në [[Italia|Itali]] e u kthye sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm ([[10 Nëntor|10 nëntor]], [[1915]] - [[1 janar]], [[1917]]). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna. Nga [[20 Dhjetor|20 dhjetori]] i vitit [[1918]] gjer më [[5 Nëntor|5 nëntor]] të vitit [[1920]] ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet [[1921]] - [[1922]] ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktua konsull në [[Triestë]], ku qëndroi deri në fund të prillit [[1925]]. Po atë vit u emërua "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në [[Sofja|Sofje]] e më pas, po aty, "sekretar i parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet [[1930]] - [[1932]] ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më [[1934]] përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua anëtar i Këshillit të Lartë në [[Tirana|Tiranë]]. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin [[1952]] mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë.
 
Vdiq në Tiranë në [[20 Dhjetor|20 dhjetor]] [[1966]].
== Veprat letrare ==
Ka botuar vjersha që në moshë të re. U bë i njohur me poemën "[[Hanko - Halla]]" që u botua në vitin [[1942]]. Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet [[1960]] - 66 përmendim:
* "[[Vidi - vidi pëllumbeshë]]" ({{L|1960}}),
* "[[Shqipëria kryesorja]]" ({{L|1961}}),
* "[[Vajzat dhe dallëndyshet]]" ({{L|1964}}),
* "[[Kur merr zjarr rrufeja]]" ({{L|1966}}) dhe pas vdekjes iu botua
* "[[Poezia shqipe]]" {{L|1973}}.
:Është autori i këngës së njohur "[[Vlora, Vlora]]".
 
Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:
* "[[Poezi të zgjedhura]]" në {{L|1996}}, dhe
* "[[Vidi, vidi pëllumbeshë]]" në {{L|1999}}.
* "[[Hakërrim]]"
 
== Shiko dhe këtë ==
* {{libri|Vitviteja/Ali Asllani|Vitviteja - Ali Asllani}}
{{biografi-cung}}
 
[[Kategoria:Lindje 1882]]
37.617

edits