[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v përmirësime teknike, replaced: , në t → . (4), removed: }}
Rreshti 1:
[[Skeda:U2 alikelcyra.jpg|parapamje|Ali Këlcyra]]
 
'''Ali Këlcyra''' ([[1891]]-[[1963]]), udhëheqës çetash kundër andarteve greke, prijës gjatë [[Lufta e Vlorës|Luftës së Vlorës]], deputet,<ref>[http://www.parlamenti.altirana.com/graphics/foto/Ligjv%EBn%EBsit%20Shqiptar%EB.pdf Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005] - <tt>Republika e Shqipërisë KUVENDI</tt>. Tiranë 2005</ref> gazetar dhe bashkëthemelues e drejtues i lartë i [[Balli Kombëtar|Ballit Kombëtar]]. [[Veli bej Këlcyra|Xhaxhai]] i tij ishte firmëtar i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|deklaratës së pavarsisë]].
 
== Jeta ==
Rreshti 7:
Lindi në [[Këlcyra|Këlcyrë]] më [[28 Maj|28 maj]] [[1891]], i biri i Xhelal bej Këlcyrës nga oxhaku i rreptë i bejlerëve të Këlcyrës. Mësimet e para i merr në vendlindje. Ndjek liceun “Gallata Saraj” në [[Stambolli|Stamboll]] qyshë më 1904. Në vitin 1909 do të marrë diplomën e pjekurisë me ‘Bachalier es-lettres-es sciences’. Studion në "Mülkiye-i-Sehahané", shkollë e lartë e shkencave politiko-administrative e ekonomike.
 
Me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike kthehet në Këlcyrë, dhe shpallja e pavarësisë e gjen në atdhe. Gjatë ripushtimit të Jugut nga ushtritë greke largohet me muhaxhirët e tjerë në [[Vlora|Vlorë]]. Në emër të tyre përshëndet [[Princ Vidi]]n e [[Princesha Sofi|princeshën Sofi]] që erdhën të vizitonin të ikurit nga zonat e pushtuara me një fjalim në frëngjisht. Lë atdheun dhe vendoset në [[San Demetrio Korone]], tek arbëreshët e [[Italia|Italisë]].
 
Në 1915 vazhdon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në [[Roma|Romë]] kohë kur përqafon idetë e socialdemokracisë, miqësohet me [[Avni Rustemi|Avni Rrustemin]] dhe shokun e betejave [[Stavro Vinjau]]. Kthehet në atdhe një vit më pas dhe bashkë me [[Themistokli Gërmenji]]n e të tjerë, ndërmerr nismën e krijimit të çetave kombëtare shqiptare.
 
Në 1918 kthehet sërish, shkon në [[Vlora|Vlorë]] ku në një mbledhje të fshehtë themelohet organizata që u quajt [[“Mbrojtja Kombëtare”]]. Komanda italiane e dëbon nga territoret nën administrimin e saj. Komitetet e MK-së kishin tashmë për qëllim organizimin e luftës së armatosur kundër italianëve që ndodheshin këtu për “mbrojtjen” nga ushtritë greke që ishin vendosur rreth kufirit. Merr pjesë në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjes]], zgjidhet në [[Kuvendin Kombëtar]] si deputet i prefekturës së [[Gjirokastra|Gjirokastrës]] dhe qysh në seancën e parë propozon që në apelin e deputetëve të hiqet titulli “bej”. Në luftën e Vlorës, caktohet të shkojë në Itali ku futet në bisedime me autoritetet të njohura të vendit për luftën. Më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës, e cila u zhvillua kundër pushtimit italian të Shqipërisë.
Rreshti 19:
[[Lëvizja e Qershorit]] shënon mërgimin e tij të parë larg atdheut për 15 vjet bashkë me të shoqen, Hadije hanëm Vrionin, të bijën e Salih pashë Vrionit.
 
Shkëputja e tij me Nolin u legalizua me formimin e dy partive paralele - njëra me emrin “Çlirimi Nacional” me kryetar [[Fan Noli]]n, me program të qendrës se majtë - tjetra “Bashkimi Kombëtar”, me kryetar [[Sotir Peci|Sotir Peçin]], në të cilën u angazhua Ali Këlcyra, me program të qendrës së djathtë.
 
Në 1925 themelohet në [[Bari (Itali)|Bari]] organizata Bashkimi Kombëtar me [[Sejfi Vllamasi]]n, [[Qazim Koculi]]n, ku zgjidhet në komitetin drejtues dhe sekretar i saj. Një vit më vonë, gjyqi i hetimeve politike në [[Tirana|Tiranë]] lëshon një “Letër përdhuni” kundër tij për t’u hetuar nën akuzën e “propagandës kundër shtetit, regjimit e kryetarit të Republikës”. Në Fletoren zyrtare botohet vendimi i dënimit me vdekje dhe i konfiskimit të pasurisë. Në këtë kohë merr titullin Dr. i Shkencave Juridike.
Ali Këlcyra qëndroi në radhët e “Bashkimit Kombëtar” deri më 1938, madje u bë motori i tij kryesor. Po atë vit “Bashkimi Kombëtar” u shpërbë.<ref name="aj"/>
Gjatë qëndrimit në [[Parisi|Paris]] lindi e bija më 8 mars 1936, Hana. Ali Këlcyra bën raporte për gjendjen në Shqipëri dhe për politikën profashiste të [[Mbreti Zogu I|Mbretit Zog]], duke shkruar në të përditshmet “Le Quotidien”, “Le Matin”, “La République” etj.
 
Para se të kthehej në Shqipëri kontakton me shefin e stafit të kryeministrit francez [[Édouard Daladier]], që do i japin mbështetjen në luftën anti-fashiste që do vinte.<ref>Këlcyra A., [[Shkrime për historinë e Shqipërisë]], Onufri, 2012</ref> Vendimin për t'u kthyer e mori pasi foli me kol. Hill, i cili e këshilloi të kthehej: “E ke luftuar qeverinë mbretërore kaq gjatë dhe nuk ia arrite qëllimit nga jashtë. Rezistenca është e mundur vetëm nëse ajo bëhet nga brenda. Nëse do të kontribuosh për rezistencë ndaj pushtimit, duhet të kthehesh pranë njerëzve të tu”. Me 23 qershor 1939, pasaporta e Aliut, nr. 4897 e lëshuar me 8 prill nga Konsullata e Përgjithshme e Tiranës në kryeqytetin francez, u pajis me vizen e hyrjes nr. 194 që do ta ndihmonte të kapërcente pa vështirësi pengesat në rrugën e kthimit. Me 27 korrik, komisarii kufirit Chiriaco u kumton organeve kompetente se Ali Këlcyra dhe personat e tjerë të familjes hynë me tren në Itali nga ana e Bardonekias (qendër kufitare e Piemontit me Francen) dhe kolegu i tij i sigurimit të portit, komisar Cucaro, telegrafon se në Brindisi me 2 gusht ai i hipi vaporit "Loredano" dhe u nis drejt [[Saranda|Porto Edes]].
Rreshti 38:
 
Kur Partia Komuniste Shqiptare, e themeluar në nëntor 1941, filloi të përhapte, shqetësimet e nacionalistëve të djathtë demokratë, ku bënte pjesë edhe Ali Këlcyra, u rritën.
Në maj të vitit 1942, në shtëpinë.htëpinë ku banonte A. Këlcyra në Tiranë, u bë një mbledhje e gjerë nën pretekstin se do të organizonte përkujtimin e vdekjes së xhaxhait, Muhamet (Hilmi) Këlcyrës, ku morën pjesë: M. Frasheri, [[Fuat Dibra|F. Dibra]], [[Kol Tromara|K. Tromara]], [[Nuredin bej Vlora|N. Vlora]], [[Hasan Dosti|H. Dosti]], [[Faik Quku|F. Quku]], I. Luzaj, [[Fazlli Frashëri|F. Frasheri]], [[Musine Kokalari]], prof. dr. [[Selman Riza]], [[Lec Kurti]], [[Thoma Orollogaj|Th. Orollogaj]], [[Lef Nosi]] dhe A. Këlcyra. Mbledhja vendosi që organizata e Frontit të Rezistencës tani e tutje të thirrej vetëm organizata "Balli Kombëtar" dhe zgjodhi si kryetar Mid'hat Frasherin, një nga figurat karizmatike të patriotizmit shqiptar.<ref name="tf"/>
Më 1943 takohet me gjeneral Dalmazzon, takim i cili më 13 mars do të lindë projekt-protokoll marrëveshjen për fundin e gjakderdhjes, bashkëfirmosës me Nuri bej Vlorën. Episodi më i hidhur për të është koha, kur në qershor të këtij viti e kapin komunistët që e lirojnë më pas, të detyruar nga një presion i madh.
Në 1944 nga tribuna e Kongresit të Ballit Kombëtar shtron edhe një herë nevojën për t’u bërë thirrje komunistëve të heqin dorë nga lufta civile. Në këtë moment hedh idenë e krijimit të një Fronti Kombëtar për t’i bërë ballë luftës në dy krahë.
Në nëntor të atij viti, bashkë me familjen të hipur në një varkë mbërrijnë në Bari dhe dorëzohet me tjerë tek Aleatët.
 
=== Mërgimi ===
 
Mbyllet për pesë muaj në kampin Santa Fara të Barit bashkë me krerët e tjerë të Ballit. Endet nëpër Evropë dhe në 1947 përfundon në Kajro, ku nisën të punojë si mësues. Aderoi në shoqatën “Besëlidhja” e cila mundi të konkretizohet me përjashtim të [[Abas Ermenji]]t, i cili refuzoi bashkëpunimin. Si folës i mirë i gjuhës greke, Ali Këlcyra u ngarkua nga ”Besëlidhja” të hyjë në marrëveshje me qeverinë e Athinës, për të mundësuar hyrjen e trupave shqiptare antikomuniste në Shqipëri nga ana tokësore, duke kërkuar edhe garanci nga pala greke, se nuk do ndërhynte pas tyre në Shqipëri ushtarakisht. Mbështetja e kërkuar u refuzua nga qeveria e djathte greke e kohës.
Me këtë dështimin e misionit të Ali Këlcyrës në Athinë, merr fund “Besëlidhja” sepse ishte kundër zbarkimit me parashuta për të cilën do të ndihmonin Amerikanët, duke pasur parasysh vështirësitë e veprimeve konkrete, të gjakderdhjes së mundshme dhe ruajtjes së jetës së shumë të pafajshmëve. Ali Këlcyra kthehet në Itali dhe fillon përsëri veprimtarinë në fushën e gazetarisë së emigracionit, duke nxjerrë një gazetë me ndihmën financiare të ushtarëve të Ballit Kombëtar.<ref name="aj"/> Në korrik të 1953 grupimi i tij i bashkangjitet "Bllokut Kombëtar Indipendent" të dr. [[Ismail Vërlaci]]t, [[Ndue Gjon Marku]]t, dhe [[Ernest Koliqi]]t, duke u riemëruar "Bashkimi Demokrat Shqiptar".<ref>{{en}} Pearson O., Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III, I.B.Tauris & Co Ltd, 2006.</ref>
Më vonë, zgjidhet nga kryetari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, [[Rexhep Krasniqi]], si këshilltar<ref>Lamaj I., Përpjekjet e Xhafer Devës dhe të Rexhep Krasniqit për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në ShBA.</ref> dhe mbetet për vite pjesëtar i delegacionit shqiptar që emërohej ne hapjen e punimeve të Parlamentit Europian në Strasburg.
 
Rreshti 55:
== Formimi i tij ==
 
''“Nga formimi akademik Ali Këlcyra ishte jurist, një jurist me prirje politike, pikëpamjet e të cilit kanë për bazament veprën e Didëroit ''“E drejta natyrore”'', traktatin historiko-politik të Monteskjesë ''“Fryma e ligjeve”'' dhe posaçërisht traktatin politik ''“Mbi kontratën shoqërore”'' të Rusosë”''. Një figurë që kishte një vizion dialektik për vendosjen e demokracisë e shtetit të së drejtës, në përputhje.ërputhje me alternativat që shtronte praktika politike e statuore e vendit të tij”'', shkruan Tanush Frashëri. Autori pohon se e njohu Ali Këlcyrën e vërtetë dhe u magnetizua prej kësaj figure sidomos kur pa tek ai ''“gatishmërinë, vullnetin dhe durimin për të debatuar me kundërshtarët e vet politikë, në momentet.omentet e luftës vëllavrasëse, lidhur me nevojat e vendit e popullit në çastet tragjike që kalonte ai (1943); paanësia në gjykimin e qëndrimin që mban për ngjarjet që shkruan në pjesën më të madhe të të cilave ai ka qenë pjesëmarrës aktiv”''.
 
== Burime ==