Kristo Negovani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎top: clean up, replaced: | caption = → | përshkrimi = using AWB
No edit summary
Rreshti 32:
| çmime =
}}
'''Papa Kristo -Negovani''' ([[1875]]-[[1905]]), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi, ishte atdhetar dhe klerik [[shqiptar]].
 
== Jeta ==
Lindi ne [[Negovani|Negovan]] afër [[Follorina|Follorinës]] në Greqinë veriore, një fshat që, bashkë me [[Bellkameni]]n fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të [[Plikati]]t të krahinës së [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjës]]. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Çali, që ishte tregtar. Shkrimtar dhe klerik patriot. Luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga [[andartët]] grekë.
 
Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më [[1891]], e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Më [[1894]] emigroi në [[Braila]] të Rumanisë ku punoi tre vjet si [[marangozi|marangoz]]. Po këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit). Më [[1897]] u kthye në fshatin e lindjes, u [[shugurimi|shugurua]] prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe [[mesha|meshën]] e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke.