Ndryshimi mes inspektimeve të "ADN"

16 bytes removed ,  4 vjet më parë
U kthye versioni 1630664 i bërë nga 79.106.109.142 (diskutimet) material jo enciklopedik
(U kthye versioni 1630664 i bërë nga 79.106.109.142 (diskutimet) material jo enciklopedik)
ADN-ja (''anglisht - DNA'') është një polimer i gjatë, në formën e një spirali (dredhe) të dyfishtë. Molekulat e saj ndërtojnë një matricë, në bazë të së cilës kryhet sinteza e ARN-së (transkriptimi), e cila, nga ana e saj, shërben si matricë për sintezën e proteinave (përkthimi), sintezë që bëhet sipas [[kodi|kodit gjenetik]].
 
Në tërësinë e [[qeliza]]ve [[eukarioti]]ke si të atyre të [[Bima|bimëve]], [[Kafsha|kafshëve]], [[këpurdhat|kërpudhave]] dhe [[Protisti|protistëve]], shumica e ADN-ve është e vendosur në bërthamë. Në dallim me qelizat e thjeshta të quajtura [[prokariote]], duke përfshirë [[eubakteria]]n dhe [[Arkaea|arkaean]], ADN nuk është e ndarë nga [[citoplazma]] me një cipë bërthamore. Organelet qelizore të njohura si [[Kloroplasti|kloroplaste]] dhe [[mitokondri]] gjithashtu përmbajnë ADN. Klint dhe juri
 
ADN-ja përmendet shpesh si një [[molekula|molekulë]] ë, si përgjegjëse për përhapjen e shumicës së veçorive të trashëguara. Tek njerëzit këto veçori mund të shtrihen nga ngjyra e flokëve deri tek sëmundjet prekëse. Gjatë [[Ndarja e qelizës|ndarjes qelizore]], ADN dyfishohet dhe mund të tejçohet të pjellë gjatë [[riprodhimi]]t. Studimet që merren me prejardhjen mund të bëhen duke u bazuar në faktin se [[ADN mitokondrinore]] rrjedh vetëm nga nëna, dhe [[kromozomi Y]] mashkullor rrjedh nga babai.