Universiteti i Prishtinës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 28:
Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte [[Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë]] (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e [[Prizreni]]t bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në [[Novi Pazar]], me 50 studentë.
 
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më [[18 Nëntor]] [[1969]].<ref>Hajrullah Koliqi:40 vjet të tempullit tonë të diturisë /Shkrime për Universitetin e Prishtinës/, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2010, fq. 62. ISBN 978-9951-00-107-6</ref> Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më [[13 shkurt]] [[1970]], kurse dy ditë më vonë , më 15 [[shkurt]] [[1970]] u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.
 
== Fakultetet ==